Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Rama: Nuk jemi vetem, me ne eshte SHBA

Pas familjarëve të viktimave të 21 janarit, ka marrë fjalën kreu i Partisë Socialite Edi Rama i cili akuzoi edhe njëherë kryeministrin Berisha si urdhërues të vrasjeve.

“Të gjithë ta marrin vesh njëherë e mirë, qeveria të merr ç’të dojë, shpresat, ëndrrat, shpirtin, të merr dhe jetën kur ia sjell në majë të hundës. Dhe as nuk e ndëshkon kush, pa çka se jemi në shekullin e 21. Kur në Evropë protestuesit djegin e shkatërrojnë, se u shkrepet të ngrejnë krye për liritë e tyre, policia i qëllon vetëm me shkopinj gome, me plumba kauçuku në rastin më tek keq, por jetën ua ruan si gjënë më të shtrenjtë.”- tha ndër të tjera Rama.

Një vit pas vrasjeve, ne nuk jemi vetëm në kërkim të drejtësisë, vazhdoi më tej Rama, Shqipëria nuk është në mëshirën e fatit.

“Drejtësinë e kërkon Shqipëria, por edhe bota demokratike, miqtë e popullit shqiptar, më të parët miqtë amerikan. Kanë angazhuar FBI-në, pa Shtetet e Bashkuara shqiptarët s’do kishin bërë shumë përpara. Urdhëruesi i vrasjeve nga njëra anë u kapardis për zbatimin e Kushtetutës, ndërsa nga ana tjetër çoj në mesnatë për të blerë me parë vrasjen e Hekuran Dedës.”- tha Rama.

Falë miqve amerikan, jam i bindur se 21 janari i ardhshëm nuk do të na gjejë kështu, tha ai pasi, FBI do të hedhë dritën që do të jetë e pamundur të shuhet nga korrupsioni i pushtetit.

“Një valixhe me para për të pritur kryeministrin dhe në këmbim foton e vrasësit të vëllait, nuk vjen prej një mafie të fshehtë, por nga qeveria.  Lajmi çlirues që ambasadori amerikan u dha shqiptarë, i ka bërë ata me fletë, u ka dhënë mbrapsht lajmin se do të kenë përsëri të tyrin, dinjitetin e vjedhur me dhunë, shpresën e humbur”- shtoi më tej Rama.

Në vazhdim, kreu socialist, tha se kjo e sotmja është një ditë shpresë, dhe si të tillë duhet ta jetojmë, sepse ju nuk jeni vetëm.

“Shqipëria nuk është vetë. SHBA do ta përfshijë edhe Shqipërinë në këtë rrugë. Le të qëndrojmë të gjithë bashkë në ato vlera dhe parime. Pas zbardhjes së 21 janari, do të jetë një atdhe më i mirë për shqiptarët. Dhe këta fëmijë do të mund të marrin frymë lirisht dhe do të mund të shkruajnë vjershat e të ardhmes së tyre.”- përfundoi Rama.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook