Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Mirësevini në Shqipërinë Natyrale (Nga Koço Danaj)

Eshtë një ftesë, që në përvjetorin e 99-të, ju drejtohet fqinjëve të saj, grekë, serbë, malazezë dhe maqedonas. Eshtë një ftesë që I drejtohet Tadic dhe Nikolic, Dacic dhe Jovanovic, Gjukanovic dhe Medojevic, Cërvenkovskit dhe Gruevskit, Samaras dhe Papandreut. Po pse atyre në fillim? Sepse ata janë fqinjët tanë dhe shqiptarët ftesat e para ua drejtojnë fqinjëve. Ata janë fqinjët tanë dhe sot në teritoret e shteteve të tyre kanë padrejtësisht teritore të Shqipërisë natyrale, të cilat me paqe dhe në rrugë paqësore, ne do tua marrim.

Eshtë një ftesë që I drejtohet Brukselit dhe Uashingtonit. Po pse edhe atyre? Sepse Brukseli është kryeqyteti I Europës së Bashkuar dhe Shqipëria natyrale është pjesë organike e saj. Sepse Uashingtoni është aleati strategjik I Shqipërisë natyrale.

Eshtë një ftesë që ju drejtohet edhe shumicës dërrmuese të politikanëve shqiptarë të cilat sot drejtojnë tre vilajete shqiptare. Edhe ata do të jenë të mirëseardhur. Do të jetë I mirëseardhur Sali Berisha, Bamir Topi, Edi Rama të konkurojë për president, kryeministër ne Tetovë, Kumanovë, Mitrovicë, Preshevë, Gjilan, Drenicë. Do të jetë I ftuar Hashim Thaci, Isa Mustafa, Albin Kurti, Ramush Haradinaj, të konkurojë në Sarandë, Vlorë, Gjirokastër, Konispol, Filat, etj. Do të jetë I ftuar Ali Ahmeti  dhe Menduh Thaci të konkurojë në Fier, Durrës, Shkodër etj. Po pse ftesa bëhet që sot? Që të përgatiten të gjithë, edhe fqinjët, edhe Brukseli, edhe aleatët, por edhe politikanët shqiptarë që luftojnë për pushtet.

Por nuk është vetëm një ftesë. Eshtë edhe një doktrinë, e sanksionuar në aktin e shpalljes së Pavrsisë në 28 Nëntor 1912, por e papërfunduar. Na takon ne shqiptarëve të fillim shekullit të 21-të ta përfundojmë. Atë që na morën me luftë, me racizem, me mentalitet kolonialisti dhe gjenocid, ta marrim me paqe, me argumente dhe me dialog.

Për shëmbull: Në kujtimet e tij. Eduard Grey do të shprehej se bëhet fjalë për disa fshatra shqiptare, kur në realitet Shqipërisë natyrale, ju shkëputën nga trungu, më shumë se 50 mijë kilometra katrore dhe sot Vilajeti I Shqipërisë, në qind përqind të teritorit të tij, kufizohet me troje shqiptare. Ky vilajet nuk ka fqinjë, as grekë, as maqedonas, as sërbë, as malazez, por ka fnjë vetëm shqiptarë. Ndërsa pasardhësit e Greyt, në vitin 1982, bënë luftë kunër Argjentinës për disa ishuj, me mijra kilometra larg Londrës, në Malvine, ose Folklend, afër Argjentinës. Dhe bota e qytetëruar ju dha të drejtë.

Për shëmbull, Kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik, mbeti një teritor I Vogël midis Polonisë dhe Lituanisë me kryeqytet Konigsbergun (Kaliningrad). Ky teritor është edhe sot pjesë e Federatës ruse, për shkak se shumica dërrmuese e banorëve janë rusë.(Kalinigradi është 600 kilometra larg nga Berlini dhe 1200 kilometra nga Moska.

Ndërsa Struga është, 2 kilometra nga Pogradeci, e megjithatë, konsiderohet pjesë e maqedonisë.

Po kur do të fillojë të shkruhet Ftesa për fqinjët, miqtë dhe aleatët e Shqipërisë Natyrale? Do të shkruhet në peëriudhën midis 29 Korrikut 2013 që përkon me coptimin juridik të kombit shqiptar dhe do të përfundojë në prill 2015 që përkon me asgjësimin tërësor të kombit shqiptar nga Traktati I fshehtë I Londrës

Por nuk është përsëri thjesht një Ftesë, është më shumë se kaq. Eshtë një Vizion për të ardhmen e rajonit dhe të vetë Europës. Rajoni I Ballkanit dhe vetë Europa dëshiron paqe dhe stabilitet, për më tepër qe tani është në krizë. Dhe shqiptarët janë në pararojë të paqes dhe stabilitetit. Ai që ka provuar disa herë, gjenocidin, racizmin, deri edhe shpërbërjen, ai e dëshiron paqen më shumë se të tjerët.(Nuk mund ta njohim Ahmet Zogun si mbret do të shpreheshin diplomatët anglezë në vitin 1942, se ju ngelet qejfi miqve tanë grekë, pasi trojet shqiptare deri në Shkumbin ja kemi premtuar Greqisë pas Luftës.Nuk ka nevojë të diskutojmë për Shqipërinë u than e Jaltë se ajo do ndahet midis Greqisë dhe Jugosllavisë)

Prandaj, shqiptarët janë të etur më shumë se të tjerët për paqe, stabilitet. Prandaj sot kanë arritur në një shkallë të atillë Vizioni që ta kuptojnë se Shqipëria Natyrale, është Vizioni I paqes dhe progresit rajonal dhe europian.

Vizoni I Shqipërisë natyrale ka edhe kundërshtarët e tij. Këta kundërshtarë janë midis politikanëve shqiptarë, por edhe midis fqinjëve, apo deri në Bruksel. Po cfarë na thonë kundërshtarët tanë, brënda nesh dhe përballë nesh? Ja për shëmbull:

Na thonë se kombi shqiptar nuk ka nevojë të bashkohet por duhet të ndjekë shëmbullin e Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë. Eshtë një tezë kundërhistorike dhe kundërshqiptare. Eshtë kundër historike sepse kur në vitin 1291, përfaqësuesit e kantoneve të Urit, Shëycit dhe Untervaldenit vendosën themelimin e Konfederatës Helvetike, në Gjermani jetonin akoma fise gjermane, por jo shtet. Kur Austria në vitin 1815, pas disfatës së Napoleonit u bë kryeqëndra e Koncertit të Vienës duke u dhënë tonin për gati një shekull marrëdhënieve ndërkombëtare, Gjermania akoma nuk ishte e bashkuar. Ndërsa në 28 nëntor 1912, ata politikanë shqiptarë që u mblodhën në Vlorë, ishin jo vetëm nga gjithë hapsira e kombit shqiptar, por edhe shpallën pavarsinë e Shqipërisë natyrale, që shtrihej në 4 vilajetet e atëhershme otomane.

Por modeli që na serviret është edhe kundërshqiptar. Konferenca e Londrës e vitit 193, i coptoi shqiptarët në 5 pjesë, mbi bazën e llogjikës koloniale, duke shpërblyer me teritore shqiptare shtetet fqinjë që u konsideruan fitimtarë të Luftës ballkanike apo që kishin mbështetjen e kësaj apo asaj fuqie të madhe. Këtij pseudo argumenti ne do ti vëmë përballë një argument real dhe të freskët.  Dhe ky është shëmbulli gjerman. Gjermania në vitin 1945 u nda në katër pjesë dhe me vonë në dy pjesë për të kënaqur fitmtaret e Luftes së dytë botërore. Pas 45 vjetësh, kjo padrejtësi koloniale mori fund dhe Gjermania u bashkua. Ky është shëmbulli që vlen edhe për kombin shqiptar. Përndryshe, kemi të drejtë të pohojmë se përballë kombeve dhe cështjeve të tyre kombëtare, bashkësia ndërkombëtare aplikon dy standarte. Segmente të ndryshme të BE shprehen se në rastin e Gjermanisë kjo ndodhi pasi Gjermania Perendimore e kishte sanksionuar në Kushtetutë bashkimin kombëtar. Po edhe ne,  e kemi të sanksionuar ne Kushtetutë bashkimin kombëtar, bile në Preambulën e saj. Dhe këtë Kushtetutë pasi e miratuan shqiptarët e konsideruan të drejtë edhe juristët e nderuar të Komisionit të Venecias, edhe ekspertët e NATO. Por kundërshtarët tanë na thonë akoma më shumë. Na thonë se tani që po shuhen kufijtë, nuk ka nevojë të bashkohen shqiptarët. Po pastaj, ky nuk është argument, është thjesht një konstatim. Pse?

Shuarja e kufijve, nuk e ezauron bashkimin e shqiptarëve, përkundër e shtron si imperativ të dorës së parë. Sa më shumë shtohet qarkullimi I lirë I njerëzve, aq më shumë lind nevoja e forcimit të shteteve në teritoret e të cilave ndodh ky qarkullim. Dhe kjo për të garantuar cilësinë e këtij qarkullimi të lirë dhe për të parandaluar kaosin dhe rremûjën. Sa me shumë shtohet qarkullimm i lirë i ideve nga një vënd në tjetrin, aq më shumë forcohen identitetet kombëtare, të vëndeve të ndryshme. Dhe kjo për  arsyen e thjeshtë se qarkullimi i lirë i ideve nuk do të thotë shuarje e identiteteve nacionale, por përkundrazi forcim I tyre. Sa më shumë shtohet qarkullimi I lirë I mallrave, aq më shumë po bëhen përpjekje për forcimin dhe përkrahjen e asaj që quhet sipërmarrje  kombëtare. Globalizëm nuk do të thotë kaos, por rregull, diversitet identitetesh nacionale, që japin e marrin me njeri tjetrin, pa u tjetërsuar njeri tek tjetri. Njerëzit lëvizin të Lirë në gjithë Europën, por trojet mbeten aty ku janë, shtetet aty ku jane, kombet aty ku janë. Nuk ka shuarje kombesh, por emancipim dhe civilizim te tyre. Dhe elementi I pare I civilizmit te një kombi është e drejta e tij për tu bashkuar. Dhe e fundit, disa politikanë dhe politologë fqinjë na thonë se trojet nuk bashkohen pa luftë. E kanë gabim ose vazhdojnë të gjykojnë me mentalitetin e Luftës së Ftoftë. Pse ?

Sot kur të gjitha regjimet në rajon janë demokratike, atëhere edhe Shqipëria Natyrale do realizohet në rrugë demokratike, pa luftë.

Dhe e fundit, në përvjetorin e 99-të të Shqipërisë Natyrale, kjo Ftesë është edhe një amanet i së shkuarës. Shqiptarët nuk mund të festojnë 28 Nëntorin në mënyrë hipokrite duke shkuar një ditë në vit, duke mbajtur ca fjalime, duke vënë ca kurora dhe pastaj të shijonë cdo ditë turpërisht, 29 korrikun, 17 shkurtin dhe 9 shtatorin.

Dhe amaneti i së shkuarës është: Të festojnë dhe të shijojnë 28 Nëntorin 1912, shpalljen e Shqipërisë Natyrale, duke e bërë atë realitet.

Ka edhe të tjera, që do të elaborohen ditë pas dite, por edhe kaq mjafton për ti dhënë kuptim Ftesës: Mirësevini Në Shqipërinë Natyrale.

Koço Danaj

Kryetar i Listës për Shqipëri Natyrale

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook