Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Wisner: Paaftësia për të krijuar qeverinë e re ka pasoja

Ish-ndërmjetësi amerikan në bisedimet për statusin, Frank Wisner, i kë bërë thirrje lidershipit politik kosovar që të krijojnë sa më shpejt institucionet.

Ish-ndërmjetësi amerikan në bisedimet për statusin, Frank Wisner, i kë bërë thirrje lidershipit politik kosovar që të krijojnë sa më shpejt institucionet, pasi që zvarritja mund të ketë një sërë pasojash për Kosovën.

 

Ish-ndërmjetësi amerikan në bisedimet shtesë për statusin, në një intervistë për Interaktiv në KTV ka numëruar pasojat që ai beson se Kosova do të ketë nëse vazhdon kriza politike. “Kjo që po ndodh është shumë për keqardhje dhe jemi në një periudhë kur arsyetimet nuk mjaftojnë më. Ne të gjithë mund të themi që ju keni organizuar zgjedhje shumë të mira para 3 muajsh, duke përmbushur të gjitha standardet botërore. Paaftësia për të krijuar qeverinë e re ka një sërë pasojash që dua që të gjithë në Kosovë t'i kenë parasysh. Më së shumti e prek imazhin që bota ka për shtetin tuaj. A do të jeni kandidat i mirë për BE nëse nuk jeni në gjendje të krijoni qeverinë tuaj? A do të jeni partner i mirë në paqe me Serbinë pa qeveri? A do të keni prospekt për t'iu bashkuar NATO's në sistemin perëndimor të sigurisë?" Ka thënë Wisner.

Por, përkundër faktit që afrimi i palëve nuk duket askund, Wisner thotë se me përvojën që kishte me Ekipin e Unitetit, beson se liderët politikë do të dinë të bëjnë kompromise e të merren vesh për të mirën e shtetit.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook