Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Daçiç: Serbia s’do të bëjë asgjë për të njohur Kosovën

Beogradi nuk do të nënshkruajë kurrfarë marrëveshje me Prishtinën, e cila direkt apo indirekt do të ishte njohje e pavarësisë së Kosovës, as që kërkesat e tilla po arrijnë në Brukseli.

Beogradi nuk do të nënshkruajë kurrfarë marrëveshje me Prishtinën, e cila direkt apo indirekt do të ishte njohje e pavarësisë së Kosovës, as që kërkesat e tilla po arrijnë në Brukseli, citon gazeta ‘Novosti’ Qeverinë e Serbisë. Kjo ishte edhe përgjigja e zyrtarëve serbë ndaj deklaratës së zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, partia e të cilit me siguri do të jetë pjesë e pushtetit të ri në Prishtinë, “se dialogu me Beogradin nuk do të vazhdohet nëse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”.

Ivica Daçic, zëvendëskryeministër dhe shef i diplomacisë serbe, ka shpjeguar për gazetën “Novosti” se qëndrimi i Serbisë është i njohur dhe se nuk do të ndryshojë. As që shteti do të bëjë çfarëdo qoftë që do të shkonte në dobi të njohjes së se pavarësisë së Kosovës. “Bisedimet nën kujdesin e BE-së në aspektin statusor janë neutrale dhe si të tilla do të mbesin. Serbia nuk do të nënshkruajë kurrfarë marrëveshjesh që do të ishin njohje, Brukseli nuk insiston në këtë, përkundrazi kërkon nga Prishtina që të tregohet bashkëpunuese, në mënyrë që palët sërish të ulen pranë tryezës dhe të vazhdojnë bisedimet për rrumbullakimin e marrëveshjes së Brukselit dhe për temat e tjera të pazgjidhura”, ka thënë Daçic.

Pala shqiptare, kujton gazeta, gjatë negociatave, edhe më herët ka kërkuar një marrëveshje të re mes Beogradit dhe Prishtinës, sipas parimit të subjekteve të barabarta, por kjo nuk hasi në konsensus në mesin e anëtarëve të BE-së, me gjithë faktin se Prishtina kishte mbështetjen e Berlinit. Siç mëson “Novosti”, pas një kohe, është i mundshëm, një lloj dokumenti i ri, i ngjashëm me marrëveshjen e prillit të vitit 2013, si një kornizë e të gjitha marrëveshjeve të arritura ndërkohë, por nuk bëhet fjalë për kurrfarë “marrëveshje paqësore”.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook