Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Maqedoni; skandal me librat, flamuri i Kosovës shënohet si i Greqisë

Vazhdojnë skandalet në arsim në Maqedoni sidomos me tekstet shkollore. Kësaj radhe një gaf tjetër vërehet në librat shkollor, por nga ana tjetër nënkuptohet edhe si një politikë provokuese. Portalet në gjuhën shqipe kanë publikuar një pjesë të librit të “Shoqërisë” për klasën e pestë, ku flamuri i Kosovës shënohet si flamur i Greqisë.

Në faqen ku mësohen hartat e shtetve fqinje të Maqedonisë, shfaqet një informatë skandaloze për nxënësit. Aty në flamurin e Kosovës, shkruhet se është Greqia, me ç'rast flamurin grek nxënësit fillorist të Maqedonisë e dinë sikur të jetë i Kosovës!

Ndryshe, ky nuk është rasti i parë që nxënësve fillorist u jepen mësime nga libra tejet kontradiktor, dhe me informata skandaloze. Ministria e Arsimit vazhdon të heshtë lidhur me këto skandale, duke premtuar se do të evitojë këto lëshime dhe skandale.

Ambasada e Kosovës në Shkup ka kërkuar nga Ministria e Arsimit që të evitohet gabimi nga librat shkollor, ku flamuri i Kosovës shënohet se është flamuri i Greqisë. Ambasada ka informuar se ambasadori Hysa ka biseduar me Ministrin e Arsimit Abdylaqim Ademi dhe ka kërkuar nga ai mirëkuptim që të evitohet gabimi në librin e Shoqërisë për klasat e pesta 9 -vjeçare, ku flamuri i Kosovës është shënuar si flamuri i Greqisë.

“Ministri Ademi premtoi se do të evitohet ky gabim teknik”, thuhet në reagimin e ambasadës.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook