Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Rashiti: Ndërkombëtarët s’e duan Thaçin kryeministër

Një arsye pse po ndodh ngërçi politik mund të jetë edhe mos interesimi i bashkësisë ndërkombëtare që Hashim Thaçi të jetë sërish pjesë e qeverisë. Kështu konstaton analisti Naim Rashiti, derisa thirret në një kujtim të tij si përkthyes.

 

 

Ish zyrtari i Grupit Ndërkombëtar të krizave (ICG) tregoi se pse ndërkombëtarët nuk e donin Ramush Haradinajn në qeveri bashkë me LDK-në pas zgjedhjeve të vitit 2004. “Kanë pa se përmes mbajtjes së PDK-së në qeveri e kontrollojnë procesin jashtë qeverisë, grupet e caktuara, komandantët rajonal. Kishte frikë se PDK do të sillej si e rebeluar jashtë institucioneve”, tha Rashiti për Klan Kosova.

Rashiti tregoi pse Ibrahim Rugova zgjodhi Haradinajn e jo Thaçin atëherë. “Ramush Haradinaj ishte më i besueshëm për shumë arsye, një partneritet më i menaxhueshëm politik dhe ishte rrjedhë e një balance kundër PDK-së për të marrë një krah të luftës”, tha ai.

10 vjet më pas preferenca që të huajt kishin për liderin e PDK-së kanë ndryshuar. Naim Rashiti vlerëson se kryeministri në detyrë nuk është njeriu që doemos ndërkombëtarët duan ta shohin në krye të qeverisë. “Faktori ndërkombëtar është i dedikuar kësaj here të lejojnë zgjidhje demokratike sipas procedurës kushtetuese për formim të institucioneve dhe janë shumë pak të brengosur se kush do të bëhet Kryeministër”, tha ai.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook