Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Gjingjic kishte planifikuar ndarjen e më pas njohjen e Kosovës

Ish nënkryetari i Partisë Demokratike (DS) dhe ish ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Serbisë, Dragan Sutanovac, në një intervistë për revistën Nedelnjik, ka zbuluar detaje interesante nga koha kur Serbia qeverisej nga kryeministri Zoran Gjingjic.

Sipas tij, kryeministri i cili më pas u vra në një atentat, kishte një plan që ta ndante Kosovën, që nënkuptonte më pas njohjen e pjesës tjetër e cila u ngelte shqiptarëve.

Plani i Zoran Gjingjicit, përveç ndarjes së Kosovës përfshinte edhe aneksimin e Republikës Serbe, duke e bërë Serbinë me një territor ndjeshëm më të madh se sa ajo ka aktualisht.

"Në fund të vitit 2002, Goran Vesicit dhe mua na është kërkuar nga ish kryeministri Gjingjic që të shkonim në Berlin për të biseduar me shefin e kabinetit të ish-presidentit të Kosovës për atë që do të thoshte ndarja e Kosovës”, ka thënë Sutanovac, transmeton lajmi.net, shkrimin e revistës serbe Nedelnjik.

Sipas tij, "Gjingjic ishte në kërkim të një zgjidhje përfundimtare për Kosovën, dhe ideja e tij ishte që të bie dakord për ndarjen e saj në një mënyrë reciprokisht të pranueshme, dhe më pas Serbia të njihte pjesën tjetër të Kosovës”.

"Në atë kohë, disa intelektualë me ndikim e bindën Gjingjicin se nëse do të arrinte të ndante Kosovën, Serbia në të njëjtën kohë do të duhej të fillonte procedurat për aneksimin e Republikës Serbe në Bosnje”, ka shpjeguar ai.

"Gjingjic më pas u vra dhe atentati i parë ndaj tij u krye kur ai shkoi në kryeqytetin e Republikës Serbe, Banja Llukë”, kujton Sutanovac.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook