Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Serbë dhe shqiptarë luftojnë për ISIS

Në anën e ekstremistëve myslimanë në Siri luftojnë edhe dy shtetase nga Serbia, Nevena Pavlovic dhe Anita Shaqiri, transmeton “Informer”.

Nevena Pavlovic është e bija e ish taksistit nga Zemuni, Goran Pavlovicit (tani quhet Abdulah), i cili në vitin 2002 ka kaluar në islam dhe më pas i është bashkangjitur lëvizjes vehabiste.

Në ndërkohë tërë familja e tij ka kaluar në islam. Vajzën e tij Nevenën e ka martuar për një boshnjak – Samid Cicvara- që në moshën minorene, ndërsa tani ajo është nënë e dy fëmijëve.

“Edhe pse Samidit dhe Nevenës u ka lindur vajza e dytë para gjashtë muajve, ajo nuk i ka penguar që të shkojnë për të luftuar në Siri. Supozohet se atje i ka pritur babai i Nevenës, i cili atje ka shkuar më përpara me grupin e vehabistëve për të luftuar kundër regjimit të Bashar el Asadit”, zbulon këtë të dhënë burimi i “Informer”.

Goran Pavlovic, ka kaluar në islam me ndikimin e një mikut të tij mysliman. Është falur në xhaminë e Beogradit dhe ka lexuar e mësuar Kur’anin, ka qenë në haxh në Mekë etj.

Një kohë ka jetuar në një kamp grumbullimi të vehabistëve boshnjakë në Maoçën e Epërme dhe me vete ka marrë edhe bashkëshorten dhe vajzën e tij minorene, të cilën pas pak kohe e marton për Samid Cicvarën. Pas aksionit të policisë kundër vehabistëve, Pavlovici me familjen është strehuar në Shumadi, në fshatin Bosut afër Arangjellovcit, ku jeton babai i tij Tomislav Pavlovic.

Vitin e kaluar, Gorani dhe dhëndëri i tij kanë qenë të arrestuar për shkak të armëmbajtjes pa leje, por shumë shpejtë janë liruar që të mbrohen në liri. Pas arrestimit, kushërinjtë e Pavlovicit në Bosut, kanë treguar se dy tre vitet e fundit kanë vërejtur se me familjen e Goranit po ndodhë diçka e pazakontë.

Radisa dhe Branka Pavlovic kanë thënë se kushërinjtë e tyre tërësisht janë larguar dhe janë bërë sit ë huaj dhe kanë pasur frikë se mos vallë ata shesin drogë, por assesi nuk kanë mundur të besojnë se ata kanë kaluar në vehabistë, transmeton INA. “Kanë mundur të gjithë neve të na vritnin ndërsa ne nuk do të dinim se pse”, thotë pjesëtari i familjes Pavlovic, por kohë pas kohe dhe herë pas here, Goranin dhe dhëndrin e tij i kanë parë nëpër fshat.

“Gjithnjë kanë qenë me mjekra të gjata dhe me veshje të çuditshme dhe të pazakontë, por ne nuk kemi pasur guxim ti pyesim për diçka, por as ata neve nuk na kanë pyetur për asgjë. E dijë që Tomislavi me familjen dikur ka jetuar në lagjen ‘Cerak’ në Beograd. E kemi parë Goranin duke lexuar Kur’anin derisa kulloste dhitë”,ka thënë një kushëri i Pavlovicëve.

Për Anita Shaqirin nga Smedereva informacionet janë më të pakta dhe më pak dihet për të, por megjithatë dihet se ajo në Siri ka shkuar me muxhahedinin boshnjak Emin Hoxhicin, me të cilin gjatë armëpushimeve ndërmjet betejave është kurorëzuar sipas të drejtës dhe traditës së Sheriatit.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook