Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

"Suddeutsche Zeitung": Kosova prin me xhihadistët në Ballkan

E përditshmja e njohur dhe me ndikim në Gjermani, “Suedeeutsche Zeitung”, në numrin e saj të nesërm shkruan për rekrutimin e xhihadistëve nga vendet e Ballkanit.

Në një tekst të gjatë të shkruar nga korrespondenti i kësaj gazete për Ballkan, mes tjerash thuhet se krahasuar me Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, për të cilat po kështu potencohet që kanë xhihadistë që kanë ikur për luftime në Siri e Irak, Kosova prin si asnjë vend tjetër në rajon me numrin e të rinjve që janë në fronte lufte dhe po që vdesin.

Si shkak gazeta konstaton edhe varfërinë e madhe e papunësinë, por edhe frymën radikale me të cilën imamët e Kosovës kishin predikuar në xhami ku frekuentonin të rinjtë, shkruan kjo gazetë, transmeton Gazeta Blic.

Pasi tregon dhe portreton Lavdrim Muhaxherin ,kjo gazetë njofton për atë sesi janë arrestuar mbi 40 radikalë islamikë, mes tyre dhe shumë hoxhallarë, si dhe njoftohet që këta hapa të Qeverisë i ka përshëndetur edhe Washingtoni.

Në të njëjtën kohë, bëhet e ditur që hapat e bërë nga Policia shihen edhe me skepsë nga shumë vëzhgues në Kosovë dhe jashtë saj, sepse shumë prej këtyre predikuesve radikalë janë kuptuar fort mirë me PDK-në dhe liderin e saj Hashim Thaçin, dhe se kanë botuar rregullisht në mediat e afërta me këtë parti, përfundon tekstin kjo gazetë.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook