Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Kur të rrahë “NASRADINI”, të qorton KACINI (!) (Nga: Prof.Dr. Mehdi HYSENI)

*** Jelko Kacin ( përfaqësues i Parlamentit Evropian për Bashkëpunim me Evropën Juglindore), së pari, pa të drejtë e kritikon kryeliderin Albin Kurti, kinëse ai përmes apelit “Serbia nuk kalon”, provokoi dhe manipuloi protestuesit, sepse me këtë promovoi bllokadën e marrëdhënieve ndërshtetërore, që është në kundërshtim me vlerat everopiane.”( http://www.evropaelire.org/17/01/2012).

Ky konstatim  absurd, është shprehje e ndërrimit të tezës, në vend se të kritikojë ushtrimin e dhunës dhe të keqtrajtimit brutal të shtetit policor të Hashim Thaçit (ashtu siç e denoncuan edhe Amnesty International, Avokati i Popullit të Kosovës, Këshilli për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut të Kosovës, si dhe mbi 30 organizata e subjekte joqeveritare të Kosovës, të cilat më 16 janar 2012, protestuan para qeverisë së Kosovës), të ushtruar mbi protestuesit paqësorë të Lëvizjes Vetëvendosje (që ishte pasqyra më e shëmtuar e imazhit të shtetit demokratik të Kosovës), Jelko Kacin e fajësoi Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje, gjoja se protesta e tyre “ishte në kundërshtim me vlerat e BE-së dhe, në funksion të “izolimit të Kosovës drejt integrimeve evropiane.”(!)

1.Serbia po e mban të izoluar Kosovën, jo Vetëvendosja!

Kritikës së theksuar  të Jelko Kacinit, iu përgjigj menjëherë Albin Kurti, gjithashtu, përmes www.evropaelire.org, duke e hudhur poshtë atë si të pasaktë (ngase dyshohet të jetë ndikuar nga kritikat e njëanshme të   politikës së qeverisë së Kosovës dhe të disa mjeteve informuese-mbështetëse të saj) se: “Lëvizja Vetëvbendosje në protestën e saj ka vepruar drejt, në përputhje me parimet e BE-së. Lëvizja Vetëvendosje nuk është kundër parimeve të BE-së. Përkundrazi, ne konsiderojmë se  reciprociteti është parim dhe vlerë e BE-së. Të gjitha vendet anëtare të BE-së janë shtete, të cilat marrëdhlniet e tyre i ndërtojnë në bazë të reciprocitetit, njohin reciprokisht njëra-tjetrën, lidhin shumë marrëveshje dypalëshe. Është e drejtë jona, të zbatojmë reciprocitetin, sepse kjo është në interesin tinë. Protesta jonë nuk ishte vetëm në mbrojtjen e republikës, nuk ishte vetëm kundër Serbisë, por ishte në dobi të prodhimeve vendore. Jam i bindur se nga ana jonë nuk pati provokime, por neve  na sulmoi Qeveria, së pari deklarativisht, e pastaj edhe fizikisht. Vendimi i Kuvendit të kosovës është i pakontestueshëm. Qeveria duhet ta zbatojë atë, sepse ajo është përgjegjëse për të.” (www.everopaelire.org/17/01/2012).

Pra, ashtu siç vë në dukje faktet e pakundërshtueshme, edhe  deklarata e Albin Kurtit, nuk është e vërtetë se,  protesta paqësore e Lëvizjes Vetëvendosje “ishte një akt i promovimit të izolimit të Kosovës, që ka për qëllim të çorientojë Kosovën në përpjekjet e saj drejt integrimeve evropiane”, ashtu siç ka konstatuar gabimisht Jelko Kacin (www.evropaelire.org/17/01/2012). Por është e kundërta, Serbia është ajo, që në “mënyrë paqësore” me ligjet dhe me kushtetutën e saj (në prezencën e bashkësisë evro-ndërkombëtare dhe të qeverive të Kosovës) e ka okupuar pjesën veriore, si dhe e ka izoluar Kosovën në planin ndërkombëtar, duke mos e njohur si shtet të pavarur dhe sovran. Këtë izolim të Kosovës e ka bërë Serbia së bashku me Rusinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Për këtë izolim, duhet kritikuar dhe gjykuar Serbia, Rusia dhe Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Këta faktorë mbajnë përgjegjësinë kryesore  për izolimin e Kosovës në planin ndërkombëtar dhe të së drejtës ndërkombëtare, jo Albin Kurti e as Lëvizja Vetëvendosje, që po proteston kundër të gjitha bllokadave  dhe  izolimit të Kosovës nga ana e Serbisë.

Për çudi, këtë “promovim izolues” të Kosovës, Jelko Kacioni ia ka atribuar Lëvizjes së Vetëvendosjes, duke harruar faktin e rëndësishëm se  Beogradi, Moska dhe KS i Kombeve të Bashkuara, janë ata faktorë kryesorë, që po e mbajnë të izoluar dhe të kushtëzuar Kosovën në realizimin e  plotë të së drejtës së vetëvendosjes sipas parimeve dhe rregullave të drejtës ndërkombëtare, jo Lëvizja Vetëvendosje!

2.Nuk janë fajtorë  BE-ja e as Jelko Kacini, por dezinformimi!

Protestat paqësore të Lëvizjes Vetëvendosje, bërë më 14 janar 2012 në pikat kufitare me Serbinë (Merdare dhe Dheu i Bardhë), me moton, që të vihej në jetë zbatimi i vendimit të Kuvendit të Kosovës mbi reciprocitetin e mallrave Kosovë-Serbi, disa zyrtarë të Bashkimit Evropian  i kritikuan se janë në kolozion me parimet  dhe me standardet e BE-së. Mirëpo, kritikat e tilla të njëanshme, nuk duhet të na habisin fare, sepse as  BE-ja e as Jelko Kacin, nuk janë fajtorë, pse kanë drejtuar kritikat e tyre në adresën e Lëvizjes vetëvendosje dhe të kryeliderit të saj, Albin Kurti,  sepse ashtu  janë keqinformuar dhe dezinformuar (para, gjatë dhe pas protestës) nga  politika zyrtare dhe nga propaganda  mediale e qeverisë së Kosovës, me qëllim që, edhe në këtë formë, duke manipuluar me faktorët më të rëndësishëm të  bashkësisë ndërkombëtare (SHBA dhe BE), ta frikësojë, ta  kompremetojë dhe ta “nokautojë” politikisht, ligjërisht dhe demokratikisht Lëvizjen Vetëvendosje si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

Pa dyshim se, në “fabrikimin” e kritikave të nxituara dhe, të pa shqyrtuara gjithanshmërisht të faktorëve të theksuar evro-ndërkombëtarë, krahas  politikës destruktive të qeverisë së Hashim Thaçit, ka ndikuar negativisht hermetizmi, edhe dezinformimi bizar, i njëanshëm dhe destruktiv ( me informacionet e cenzuruara, me komentet dhe me analizat e tyre joetike, joprofesionale, jopolitike, jodemeokratike, tendencioze, grupazhiste, partiake, provincialiste, ideologjike, meskine të keqinterpretuara dhe fragmentare) të regjimit të verdhë medial në Kosovë, që direkt dhe indirekt mbështet politkën e gabuar të qeverisë së brishtë demeokratike të Kosovës, kur është fjala për “ndëshkimin” dhe  për “izolimin” nga skena politike të liderëve (deputetëve) të Lëvizjes Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin.

Këtë fushatë negative, diskriminuese  dhe antidemokratike ndaj së vërtetës së Lëvizjes Vetëvendosje, regjimi i verdhë medial  i Kosovës, e provoi edhe më 14 janar 2012, sepse askush nga përfaqësueist e tij,  nuk raportoi  drejtpërdrejt dhe pandërprerje  për zhvillimin e protestave paqësore të Lëvizjes Vetëvendosje në dy pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, por këtë e bënë, në mënyrë shumë të “kursyer” dhe të njëanshme gjatë itinerarit të tyre të zakonshëm të transmetimit të emisioneve të rregullta, ashtu, siç e bëri RTS-ja e Serbisë,  RTV-ja e Podgoricës dhe RTV-ja e Shkupit etj.(!)

3.Vetëvendosja nuk është kundër Amerikës e as kundër Evropës, por kundër Serbisë dhe deformimeve të qeverisë së Hashim Thaçit!

Duhet pranuar faktin se, as politika e as diplomacia  e Amerikës e as ajo Evropës së Bashkuar, kurrënjëherë nuk kanë deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është kundër tyre, por këtë të pavërtetë të turpshme dhe të papranueshme, e kanë fabrikuar vetë oponentët politikë të pozitës në pushtet, me qëllim që t’i  fshehin gabimet dhe papërgjegjësitë  e tyre politike, ekonomike, ligjore dhe kushtetuese për të mbetur të paprekur në postet e tyre, të fituara nga vota e lirë dhe demokratike e popullit.
Prandaj, këtë shpifje të  oponencës  politike primitive dhe destruktive  në Kosovë, se gjoja Vetëvendosja është me prirje antiamerikane dhe antievropiane, duhet hudhur poshtë edhe qarqet e politikës evero-ndërkombëtare, sepse kjo është akuzë  e padëshmuar dhe arbitrare, e fabrikuar nga qarqet e  caktuara politike  të shtetit të Kosovës. Ndaj si e tillë, edhe duhet demaskuar edhe nga ana e Uashingtonit dhe nga ajo e Brukselit, sepse kjo akuzë është vetëm “një pjellë” e krijuar  nga rivaliteti politik  shqiptar në Kosovë, që për fat të keq, disa liderë partiakë dhe pushtetarë të qeverisë së Kosovës, e përdorin si “mjet efekas” politik dhe shtetëror për diskreditimin dhe për  eliminimin politik të Albin Kurtit dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, jo vetëm  nga skena politike në Kosovë, por edhe nga ajo e marrëdhënieve politike dhe diplomatike ndërkombëtare. Kjo është fatkeqësia dhe rreziku i nëmendtë për lirinë, për sundimin e ligjit dhe për demokracinë në Kosovë, të cilën si duket, ende nuk e kanë diagnostifikuar në hollësi, faktorët e bashkësisë ndërkombëtare, të pranishëm në Kosovë.

-Sepse Vetëvendosja nuk është kundër  Amerikës dhe BE-së, por kundër rikthimit të gjitha formave dhe praktukave të sundimit kolonial dhe hegjemonist të Serbisë në Kosovë, kundër ngulfatjes së demokracisë, kundër diskriminimit të lirive dhe të drejtave të njeriut (individuale dhe kolektive), kundër korrupsionit dhe krimit të orgnaizuar, si  dhe kundër  shkeljes së ligjit dhe të Kushtetutës të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje do shtet ligjor dhe demokratik, sepse vetëm në këtë mënyrë, mund të synohet dhe të ëndërrohet integrimi i Kosovës në strukturat evero-atlantike dhe në BE.

Të gjitha këto angazhime dhe përpjekje konkrete politike dhe demokratike të Lëvizjes Vetëvendosje për ndërtimin dhe funksionimin e një  rendi të mirëfilltë  human, ligjor, demokratik, kushtetues dhe të mirëqenies së shtetit të Kosovës, që pa dyshim  janë në frymën dhe, në përputhje me parimet dhe me vlerat demokratike dhe integruese të BE-së dhe të së drejtës ndërkombëtare), përbëjnë pengesën kryesore për politikën  dhe praktikën nepotiste, plutokratike, oligarkiste dhe anarkoliberaliste të drejtuesve politikë dhe shtetërorë të Kosovës. Kjo është arsyeja kryesore pse intrigohet, shpifet, rrahet, arrestohet dhe burgoset Lëvizja Vetëvendosje, jo pse kjo  “është me orientim antiamerikan ose antievropian”, por pse kjo  lufton padrejtësinë, krimin e organizuar, shkeljen e ligjeve dhe të kushtetutës, si dhe  shkeljen e lirive dhe të dejtave të njeriut, që janë alfa dhe omega e demokracisë së një shteti të pavarur dhe sovran.

Pra, Lëvizja Vetëvendosje e as kryelideri i saj Albin Kurti nuk janë kundër Amerikës e as kundër BE-së, por kundër Serbisë, e cila de fakto dhe de jure, qe 13 vjet e ka okupuar pjesën veriore të Kosovës, si dhe vitin e kaluar ia ka imponuar  “dialogun teknik” qeverisë së Kosovës, me qëllim që epilogu i tij,  të jetë njohja e statusit politik special   minoritetit serb, ose ndarja e Kosovës.

Ky është problemi, jo protestat e drejta dhe të ligjshme të Lëvizjes Vetëvendosje, që i referohen zgjidhjes së këtij problemi me dialog politik demokratik dhe paqësor. Mirëpo, problemin e Kosovës veriore, qeveria e Hashim Thaçit dhe e Edita Tahirit, ende nuk e konsideron problem politik, por vetëm “teknik”(!)

Pra, pse politika e qeverisë së Hashim Thaçit dhe propaganda  e zezë e regjimit të verdhë medial të Kosovës, në sy të popullit dhe të faktorëve relevantë ndërkombëtarë, të pranishëm në Kosovë, Lëvizjen Vetëvendosje e kritikojnë me urrjetje si të “dëmshme” dhe të “rrezikshme” për vlerat, standardet dhe parimet demorkatike të BE-së dhe të Amerikës, kjo fare nuk është e vërtetë, sepse këtë e bëjnë, jo për t’i mbrojtur interesat strategjike, vlerat  dhe parimet e demokracive perëndimore të Evropës dhe të Amerikës, por për t’i mbrojtur interesat komplementare politike, ekonomike, trgetare, karrieriste, korrupcioniste dhe mafioze për t’u pasuar dhe për të mos ikur kurrë nga “froni i përjetshëm” i sundimit të tyre pushtetor, autoritar, plutokratik dhe oligrakik në kurriz të popullit dhe të Kosovës.

Kjo është politika dhe propaganda e luftës së tyre të përbashkët, që Lëvizjen Vetëvendosje, ta shkatërrojnë me çdo kusht qoftë edhe përmes ndihmës së faktorit ndërkombëtar, i cili, ende nuk e ka të qartë krejtësisht këtë rivalitet dhe polarizim të  egër, antiligjor, antidemorkatik dhe antiparimor të pozitës në pushtet dhe të opozitës  së qujatur Lëvizje Vetëvendosje.

Disa protagonsitët e partive të ndryshme politike në Kosovës, si dhe disa argatë të tyre të regjimit të verdhë medial, Vetëvendosjen e kritikojnë dhe e anatemojnë, vetëm për shkak të frikës, se ajo një ditë, të vijë në pushtet! Kjo është “alergjia” e tyre, të cilën e shprehin ndryshe, duke e kritikuar atë pa të drejtë dhe, pa asnjë argument, kinëse ajo me sjelljet dhe me veprimet e saj të protestave demokratike dhe paqësore, “qenka kundër” partneritetit evro-ndërkombëtar(!). Kjo është shpifja dhe gënjeshtra më e pajustiifkueshme, që në vijimësi po i bëhet Lëvizjes Vetëvendosje nga oponentët e saj politikë ( pozitë dhe opozitë), me qëllim që ta izolojnë nga  partnerizmi i bashkëpunimit evro-perëndimor, si dhe nga mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare.

 

Prof.Dr. Mehdi HYSENI

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook