Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Pse jemi «të dënuar» te bashkohemi !! (Nga libri Te denuar te bashkohemi, 2007)

Shqiptarët janë të dënuar të bashkohen. Janë të tillë në të gjithë hapsirën shqiptare. Janë të tillë në rajonin artificial politik të emërtuar Ballkan Perëndimor. Por titulli pyetës, është më shumë se një shkrim, është më shumë së një libër; është titull sa një Histori e së shkuarës dhe sa një Vizion i së ardhmes !! Po përse bashkimi i një kombi konsiderohet si «dënim», kur duhet të jetë tjetër fare. Kur në rastin e shqiptarëve, duhet të jetë siç thotë De Rada : Erdhi Dita e Arbërit ?

Përse bashkimi konsiderohet imperativ kur duhet të jetë vullnet ? Përse konsiderohet një mision i pamundur, kur duhet të jetë një mundësi si shumë të tjera ?

Ky është problemi i parë që duhet sqaruar, prandaj le të merremi fillimisht me atë. 
-Është normale për një qytetar shqiptar që më shumë të preferojë shijen e jetës se sa stërmundimin e saj. Prandaj edhe ky qytetar përdorë njëmijë e një arsye gjoja objektive për ta bërë të pamundur bashkimin kombëtar. Prandaj edhe ky qytetar thotë se : «Edhe pse është një ëndërr e mrekullueshme ashtu si pershkruhet … është e pamundur. Ndoshta në 100 vjet, kush e di, ndoshta”. Ose dikush tjetër shprehet se : «Tani është koha kur duhet të diskutojmë se : A u leverdis shqiptarëve bashkimi ?.»
-Ka një kategori tjetër qytetarësh që fshihen pas parzmores së integrimit europian. Dhe në këtë parzmore shkruhet se : Integrimi europian është kundër bashkimit të kombeve, sepse ai është për asimilimin e tyre. Pra relativizimi i kufirit konsiderohet si asimilim i kombit. Mburoja e integrimit për të penguar bashkimin është teza më e përhapur në mjedisin mbarëshqiptar.

Por në çdo komb, ka qytetarë, por ka edhe politikanë. Shumësia e mendimeve tek qytetarët për një problem kaq madhor, është e pashmangshme. Por kur kjo shumësi nxitet dhe ushqehet nga politikanët e shqiptarëve, problemi bëhet shumë herë më serioz dhe shtrohet se formën e titullit të trajtesës : Jemi të «denuar» të bashkohemi !!
Dhe vijmë kështu tek problemi I dytë madhor. Ajo që është normale për qytetarin, është anormale për politikanin. Qytetari ka të drejtë të mendojë deri tek pragu I shtëpisë. Politikani e ka për detyrë të mendojë përtej pragut të shtëpisë. Qytetari ka të drejtë të mendojë deri në fund të ditës. Ndërsa politikani e ka për detyrë të mendojë e pakta deri në fund të vitit. Qytetari e ka për detyrë të mendojë për jetën, për njeriun, ndërsa politikani e ka për detyrë të mendojë edhe per njerëzimin, për kombin. Qytetari edhe mund të mendojë sipas mentalitetit që pas meje, «flaka i rentë». Ndërsa politikani e ka për detyrë të mendojë që pas meje është fati i një shteti, vendi apo kombi të tërë.
Ky përbashkim në identitet dhe kjo ndarje në mentalitet përbën edhe dallimin midis politikanit dhe qytetarit.
Sa kohë që bashkimi shtrohet në formë dënimi, aq kohë, do të thotë se tek shqiptarët ka politikanë, por nuk ka shtresë politikanësh. Ka bashkësi njerëzore, por nuk ka Shoqëri Civile.
Konceptimi i bashkimit, si një «dënim», ka të bëjë edhe me një dukuri të pranishme në mjedisin qytetar dhe politik shqiptar.
Ky është edhe problemi I tretë madhor. Cila është dukuria ? Një pjesë e këtij mjedisi I lejon të drejtën vehtes së saj që jo vetëm të shprehet se nuk e do bashkimin. Por ajo I lejon vehtes që të atakojë, të sulmojë, të satanizojë ata që janë pro bashkimit dhe që japin edhe ide, fakte, argumente. Pra I lejon të drejtën vehtes që të përdorë diktaturën e stabilitetit apo te pushtetit ndaj atyre që mendojnë ndryshe.
Ndërsa mjedisi politik shkon edhe më tej. Ai edhe kur vete nuk është dakord me idenë e bashkimit, edhe kur harron se kjo ide është e shkruar edhe në Preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë nuk mjaftohet me kaq. Ai shkon më tej, ai përdor shoqërinë juridike për të denuar partizanët e bashkimit dhe për të trembur simpatizantët e tyre. 
Dhe sa kohë që ekziston një mjedis I tillë, aq kohë edhe bashkimi do të konsiderohet si «Dënim». Pra jemi «të denuar» të bashkohemi !!

Po nuk u bashkuam sot, do të sodisim shpërbërjen kombëtare neseër!!

Bashkimi ndërshqiptar është europeizëm siç është edhe euroatlantizëm. Shqiptarët duhet ta realizojnë atë, bashkimin midis tyre në këtë fillim shekulli. Përse? Thjesht për një nacionalizëm të verbër? Përse? Thjesht sepse kështu kanë bërë edhe të tjerët para tyre? Jo!
Janë arsye më madhore, janë jetike, para se të jenë thjesht etnike. Janë globaliste para se të jenë thjesht nacionaliste. 
Në mënyrë figurative, duhet pohuar se po nuk u shtrua sot bashkimi shqiptar si problem për zgjidhje atëhere nesër do të flasim për amerikanë, gjermanë, grekë, maqedonas etj etj me origjinë shqiptare. Nesër do të duhet, që nga ata të cilët do të mbeten shqiptarë të kërkohet të analizojnë, përse shqiptarët janë I vetmi komb I cili prodhon masivisht dhe historikisht të huaj me origjinë shqiptare, më shumë se kushdo komb tjetër tjetër? Shëmbujt që do të sillen, flasin për një realitet trishtues:

Shëmbulli i parë
Shqiptarë në histori, grekë ne realitet
Ngushëllimi vdekjendjellës me nocione integrimi apo globalizmi, nuk zgjidh asgjë. Ashtu si çfardo lloj ngushëllimi, nuk zgjidh asgjë. Fjalët e «pasvdekjes kombëtare», janë thjesht një ritual dhe asgjë tjetër. Tek rituali ndryshojnë fjalët, termat, thëniet, por mbetet shekullor vetë rituali. A nuk përbëjnë një ngushëllim pasvdekjeje shkrimet, librat,legjendat, këngët e sotme mbi grekët me origjinë shqiptare? Ngushëllimi shkon deri atje sa ata i quajmë arvanitas, apo se ata na ditkan disa fjalë shqip. Është një ritual Morti Kombëtar. Dhe është i tillë pasi ata janë pjestarë të kombit grek. Janë shqiptarë në historinë e largët, por grekë në realitet.(Sa prej tyre kanë marrë pjesë në aneksimin e tokave shqiptare në vitin 1914? Sa prej tyre kanë qenë pjestarë të Napoleon Zervas dhe kanë marrë pjesë në masakrën ndaj shqiptarëve të Çamërisë? Nuk ka rëndësi shifra, rëndësi ka pjesmarrja)
Përgjatë shekujve shqiptarët kanë prodhuar grekë me shumicë, kanë marrë pjesë duke u shkombëtarizuar në pavarsinë e Greqisë etj etj, por nuk kanë mundur të realizojnë dot komb-shtetin e tyre. Eshtë një faqe e palavdishme e tyre, e cila synon të përsëritet edhe në fillim shekullin e 21-të. (Greqia-Atdheu im i dytë-Kështu e ka titulluar sitin e tij në internet, një shqiptar që jeton në Greqi. Ndërsa për fëmijët e tij, Greqia do të jetë, Atheu i parë, pas të cilit nuk ka tjetër. Shqipëria do të mbetet thjesht një origjinë e largët.)

Shëmbulli i dytë
Shqiptarë në këngë, italianë në realitet
A nuk përbëjnë një ngushëllim pasvdekjeje librat, thëniet, këngët për italianët me origjinë shqiptare? Ngushëllimi shkon deri atje sa i konsiderojmë arbëreshë apo se ata kanë ruajtur disa këngë apo fragmente historie nga mesjeta. Përsëri në thelb kemi të bëjmë me një Ritual Morti Kombëtar. Ata nuk janë shqiptarë. Ata janë pjestarë të kombit italian. Por që të parët e tyre para disa shekujsh kanë qenë shqiptarë. Shqiptarë në këngë dhe italianë në realitet. Ndërsa shqiptarët e sotëm, mburren me italianët me origjinë shqiptare !! Mburren me një këngë apo me pesë fjalë shqip të mbetura qysh nga mesjeta. Përse? 

Shëmbulli I tretë
Shqiptarë në legjenda, turq në realitet
A nuk përbën një ngushëllim mortor historia e miliona turqve me origjinë shqiptare? A nuk e kini vërejtur se si politikanë, historianë, qeveritarë etj etj, mburren dhe flasin për qindra vezirë, pashallarë, gjeneralë turq me origjinë shqiptare ? Dhe mburrja mortore shkon deri atje sa pohojmë që: Shqiptarët mbajtën në këmbë Perandorinë Turke!! (Dhe nuk pranuan të bënin Shqipërinë!!). 
Ndërkaq ata janë pjestarë të kombit turk, ashtu siç janë të tillë edhe miliona të tjerë që shekuj me parë kanë qenë shqiptarë. Por që sot stërnipërit dhe stërmbesat e tyre janë turq!!! Shqipëria për më shumë se katër shekuj ishte e pushtuar nga perandoria turke. Shumica e atyre që ushtronin ligjet e pushtimit dhe mbanin gjallë pushtimin ishin vezirë dhe pashallarë më origjinë shqiptare. Kundër Ali Pashë Tepeëlenës, Sulltani dërgoi dy shqiptarë, Ismail Pasho Beun dhe më vonë Hurshid Pashën. Ndërsa sot, ne histori apo legjenda, këta pushtues konsiderohen pjesë e historisë!! (Ndërsa komandanti që u printe forcave turke në rrethimin e dytë të Vienës ishte një Vezir i Madh. Por jo vetem kaq, ai ishte një shqiptar nga fisi i Qyprilinjve, i quajtur Mustafa Qypriliu.) 

Përfundim I pjesshëm

Vargu i ngushëllimit mortor është i gjatë. Por edhe shembujt e sjellë janë të mjaftueshëm për të konkluduar, për të mos u mashtruar. Por shëmbujt e sjellë janë të mjaftueshëm për të analizuar. Pse ka ndodhur një gjë e tillë dhe përse nuk duhet të ndodhë përsëri?
Edhe në kohën kur grekët me origjinë shqiptare, nuk e kishin vendosur ti nënshtroheshin shpërbërjes kombëtare, edhe atëherë ka pasur politikanë dhe nocione politike që e kanë fshehur shpërbërjen kombëtare. Ata nuk kanë pranuar zyrtarisht se po shkombëtarizohen. Kanë luajtur me nocionet e kohës. Por koha pastaj ka bërë të sajën. Nuk ka qenë shpërbërje kombëtare me anë të shpatës, por me anë të shijes së jetës. (Odiseja dhe Itaka janë të një periudhe më të hershme se sa shpërbërjet kombëtare të shqiptarëve.) Edhe në kohën kur italianët me origjinë shqiptare nuk e kishin vendosur ti nënshtroheshin shpërbërjes kombëtare, edhe atëherë ka pasur politikanë të cilët e kanë fshehur këtë shpërbërje me anë të gjoja të ikjes nga raprazaljet e ushtrisë turke.
E njëjta ka ndodhur edhe me turqit me origjinë shqiptare. Edhe në kohën kur ata miliona shqiptarë nuk kishin vendosur ti nënshtroheshin shpërbërjes kombëtare, ka pasur politikanë dhe funksionarë shqiptarë që e kanë fshehur këtë shpërbërje në emër të nocioneve të kohës. (Perandoria turke zgjati shekuj, jeta e njeriut zgjat me dekada. Shekujt shërbejnë për njerëzimin, dekadat janë për njeriun) Emërimet në skaje të ndryshme të perandorisë, synimet drejt një jetë më komode në krahasim me disa popuj të tjerë të saj, gradualisht por pandërprerë realizuan atë që sot shqiptarët të flasim për miliona turq me origjinë shqiptare. Nocioni integrim, internacionalizëm apo globalizëm ka ekzistuar edhe atëherë, pavarsisht nga përmbajtja e tij apo nga formulimi ndryshe...

Koço Danaj

Kryetar i Listës për Shqipëri Natyrale

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook