Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Kundër heqjes së emërtimit REPUBLIKA E KOSOVËS!

*** Siç bën të ditur www. http://www.koha.net/26 janar 2012, “Kryenegociatorja kosovare Edita Tahiri ka pranuar të mërkurën në një bisedë për “Kohën Ditore” se pala kosovare është pajtuar që Kosova të prezantohet në rajon pa fjalën Republikë dhe me një fusnotë.”!?
Heqja e emërtimit Republikë (ashtu siç ka kërkuar dhe është pajtuar Beogradi zyrtar, para së gjithash, është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe me parimet e së drejtës ndërkombëtare. Nëse në takimet rajonale (që nuk nënkuptojnë vetëm rajonin ballkanik, por edhe më gjerë), nuk figuron emërtimi Republikë, po del se, Kosova nuk është kurrfarë shteti, por  vetëm një  “ banana republic”, të cilën  Serbia e konsideron si  pjesë dhe si çështje të brendshme të saj, ashtu siç figuron në Kushtetutën e saj të vitit 2006, gjoja se  “Kosova është pjesë integrale e territorit dhe e shtetit të Serbisë”.  Kjo është arsyeja kryesore pse  Beogradi  me ndihmën e Robert Kuperit (ndërmjetës ndërkombëtar në “dialogun tenik” Beograd-Prishtinë), si dhe me pajtimin e qeverisë së kryeminsitrit Hashim Thaçi dhe të Edita Tahirit, ia ka arritur, që ta elimionjë emërtimin  Republika e Kosovës në prezantimin  e saj në konferencat rajonale.  Kjo është turp, injornacë dhe tradhti ndaj Republikës së Kosovës.-Është kapitullim dhe dështim  sui generis i politikës dhe i diplomacisë së qeverisë së Kosovës  përballë  Serbisë(!)


Dot, duke mos u pajtuar me këtë vendim të gabuar politik dhe antikombëtar të përfaqsuesve më të lartë zyrtarë të qeverisë së Republikës së Kosovës, rezulton kjo pyetje e pashmangshme: -Deri kur do të luani me “fusnota”  të politikës kolonialiste të Serbisë kundër Kosovës dhe  Shqipërisë?!


-A, nuk u ngopët me injorancën dhe me qyqarinë politike dhe diplomatike të  heqjes së simboleve kombëtare dhe shtetërore (Flamuri dhe Himni), po tash, keni marrë  guximin, që Kosovës, t’ia hiqni edhe emrin Republikë?!


- Një potez i këtillë antirepublikë, është me të vërtetë  një fitore e madhe për politikën dhe për diplomacinë serbomadhe të Beogradit. Mbi të gjitha, është një guxim i madh, por njëherit, edhe tradhti politike dhe kombëtare, sepse, pa u pyetur paraprakisht populli, askush nuk ka të drejtë, që të propozojë ose të miratojë heqjen e Republikës së Kosovës, pavarësisht se kush janë diktuesit, propozuesit, ideatorët dhe vendimarrësit e një akti të tillë antikushtetues, antiligjor dhe antihistorik.


-Pse e bëni këtë, kur kjo gjë e turpshme dhe iracionale, i konvenon vetëm Serbisë dhe mbështetësve të saj  evropinao-ndërkombëtarë?


- Po, nga e morët atë leje, që brenda natës, pa ditur askush (në fshehtësinë më të madhe nga opinioni publik) jeni pajtuar që për hir të bashkëpunimit në konferencat rajonale me Serbinë, ta flakni edhe emrin  Republika e Kosovës, pa e pyetur fare popullin e Kosovës?!


Kompromis i çoroditur për hatër të Beogradit!


-Eh, tani, i keni dhënë edhe një argument më shumë Lëvizjes Vetëvendosje, që të ngrihet në protesta gjithëpopullore (jo vetëm në Merdar dhe te Dheu i Bardhë, më 14 dhe 22 janar 2012) anembanë Kosovës, që të protestojë në mbrojtjen e Republikës së Kosovës. Duke mos lejuar që të shuhet emri e as atributet e saj kombëtare dhe  shtetërore.


-Shikuar në retrospektivë politikën e çoroditur dhe diletante të qeverisë së koalicionit hibrid, heqja e Republikës së Kosovës, nuk do të jetë akti i fundit të kësaj politike hipokrite diktatoriale dhe personalizuese autoritare, por një “parathëlnie e re” e hyrjes së saj në  “një thes” me Serbinë, jo vetëm në bashkëpunimin dhe pikëpjekjet rajonale politike dhe diplomatike, por edhe në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar, edhe pse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.


Mirëpo, ky nuk do të jetë akti i fundit të tradhtisë së politikës së  qeverisë së kualicionit, ky do të fuqizohet dhe do të konkretizohet, me nënshkrimin e saj, të njohjes  së statusit special autonom të serbëve të Veriut të Kosovës, sipas “Katër Pikave” të propozuara të presidentit serb, Boris Tadiq, të cilat, tanimë, kanë zgjuar interesim të madh  te qendrat e vendosjes së diplomacisë evroperëndimore, si dhe në qarqet e diplomacisë zyrtare të Moskës, të Pekinit dhe të KS të Kombeve të Bashkuara.


Së pari, me Kushtetutën e turpshme, Kosovës ia hoqën  atributet dhe simbolet kombëtare  shqiptare (Flamurin, Himnin), e tash,  po ia heqin edhe  emrin  Republikë, sepse po i pengon Serbisë dhe tuxharëve të saj shqipfolës, në takimet e tyre rajonale politike, ekonomike dhe tregtare. Çfarë turpi i zi, çfarë injorance dhe çfarë tradhtie “moderne” në kurriz të  interesave vitale kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Kosovës!?


Po, këso farë tradhtie sensacionale antikombëtare për t’ia ndërruar emrin  dhe simbolet kombëtare dhe shtetërore Shqipërisë, nuk kanë bërë as  esad toptanët në kohën e tyre (në fillimshekullin XX), duke bashkëpunuar me Serbinë e Nikola Pashiqit.


Një potez i këtillë i gabuar politik  i qeverisë së hashim thaçëve dhe edita tahireve të Kosovës, e shokon opinionin publik shqiptar për shkak se, ata, në seancën e Kuvendit të Kosovës, pas mbjatjes së protestave paqësore të Vetëvendosjes në Merdare dhe te Dheu i Bardhë, patën deklaruar se  Kosova “ nuk ka më nevojë për patriotizëm”(!)

Duke u mbështetur në një logjikë të tillë, antikushtetuese, antikombëtare dhe antipatriotike, hashimët dhe editat, edhe qenkanë pajtuar që të “heqin dorë nga Republika” (ashtu siç  shkruan Koha Ditore)! Mirëpo, kjo është në kundërshtim flagrant me të gjitha përpjekjet, sakrificat, viktimat, gjakun e dëshmërove dhe të luftës së tyre të ndritshme për çlirimin dhe  për pavarësimin e Republikës së Kosovës.

UÇK-ja me në krye heroin legjendar Adem Jasharin dhe me Jasharët e tjerë të rënë anebanë Kosovës, nuk kanë luftuar dhe flijuar, që në liri dhe në kohë paqeje, kryeministri Hashim Thaçi dhe zvkryeministresha (kryenegociatorja me Serbi) Edita Tahiri, të shkelin mbi gjakun dhe mbi  veprën e tyre heroike, duke hequr dorë nga Republika e Kosovës(!)


Ky është më shumë se turp, tradhti  dhe përgjegjësi përpara popullit, ligjit, Kushtetutës dhe  historisë së Kosovës. Askush nuk e ka një të drejtë të tillë, që Kosovës, t’ia heqë emrin, atributet dhe simbolet e saj kombëtare shqiptare, qoftë  edhe kryeministri, presidenti apo kryetari i parlamentit të Kosovës.


Emërtimi i Republikës së Kosovës, nuk është kurrfarë kontrate e arritur ndërmjet POPULLIT dhe qeveritarëve të Kosovës, por ai buron nga gjaku, nga viktimat qindravjeçare dhe nga kërkesa e drejtë e POPULLIT për lirinë dhe për pavarësinë e saj nga Serbia.


Prandaj, për heqjen e emërtimit, si dhe për heqjen e flamurit dhe të simboleve kombëtare të Republikës së Kosovës, nuk ka të drejtë të vendosë, as qeveria, as pralamenti e as presidenca e Kosovës, as Edita Tahiri e as Hashim Thaçi, por për këtë çështje madhore,  mund të shprehet vetëm POPULLI SHQIPTAR     i Kosovës me referendum a plebishit. Kjo është e drejtë sovrane e POPULLIT, jo e qeverisë, as e partive politike, sado qofshin ato  të pushtetshme, diktatoriale, antidemorkatike dhe antipopullore.


Efektet negative në planin ndërkombëtar


Po qe se, vërtet, qarqet zyrtare të qeverisë së Kosovës, tanimë, janë pajtuar që “Kosova të heqë dorë nga Republika”, ashtu siç është prononcuar Edita Tahiri për “Kohën Ditore”, një akt i tillë  diletant politik dhe diplomatik, do të jetë “vetëvrasës” për pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, jo vetëm në planin e brendshëm, por edhe në atë ndërkombëtar nga fakti se,  do të konsiderohej  si akt i vullnetshëm  vetëmohues i shtetësisë së Republikës së Kosovës.


Së pari, një akti të tillë antikushtetues dhe antikombëtar , do t’i gëzohej Beogradi, i cili i ka propozuar Robert Cuperit (ndërmjetësues i “dualogut teknik” Kosovë-Serbi në Bruksel), që t’ia imponojë palës shqiptare si kusht për pjesëmarrjen e Kosovës në konferencat rajonale ( jo si Republikë, por si vasal i Serbisë dhe, për të vazhduar “dialogun teknik”), ashtu si u konvenon interesave nacionale dhe shtetërore të Serbisë.



Kunder heqjes se emrit republika e Kosoves


Prof.dr. mehdi Hyseni

Me një fjalë, heqja e emrit Republikë e Kosovës, para së gjithash, JUSTIFIKON REFUZIMIN e Serbisë, që të mos e njoh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, edhe pse këtë, si të tillë, e kanë njohur 86 shtete të bashkësisë ndërkombëtare.
Së dyti, nëse Kosova në planin rajonal dhe ndërkombëtar, nuk prezantohet me emërtimin e saktë Republika e Kosovës, atëherë, një status i tillë, do të krijonte dyshime, dilema dhe rezerva edhe më të mëdha te shtetet, të cilat, tanimë, kanë refuzuar ta njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës (Greqia, Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja), si dhe te  vendet e tjera të bashkësisë ndërkombëtare, të cilat ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.

Së treti, në kuptimin juridik të së drejtës ndërkoimbëtare (edhe pse OKB-ja ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës), eliminimi i emërtimit Republika e Kosovës, do të ishte një ofendim  dhe shpërfillje e paprecedencë e atyre 86 shteteve, të cilat, tanimë, de fakto dhe de jure e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur. Kjo do të ishte një lojë e rrezikshme dhe me pasoja të paparashikuara për ekzistencn dhe ardhmërinë e statusit të shtetësisë së Republikës së Kosovës.


Pra, duke qenë se 86 shtete të bashkësisë ndërkombëtare e kanë njohur Kosovën si  Republikë sovrane dhe të pavarur, atëherë, kjo duhet të veprojë dhe të jetojë si  Republikë si në kuptimin e së drejtës së brendshme, ashtu edhe të asaj ndërkombëtare, sepse ky, njëherazi, është  edhe obligim ndaj sistemit shtetëror ndërkombëtar. Prandaj, Republika e Kosovës në të gjitha prezentimet dhe përfaqësimet e saj në sferën e bashkëpunimit ndërkombëtar, duhet të figurojë me emërtimin e saj të plotë si Republikë, jo si anonim  me  asnjë “fusnotë” të  shpikur të politikës dhe të diplomacisë së qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi dhe të  Edita Tahirit (kryenegociatore e “dialogut teknik” me Beogradin.


Një anomali e tillë juridiko-kushtetuese e heqjes së emërtimit Republikë, mund të ndikojë negativisht, madje, edhe te ato 86 vende, të cilat e kanë njohur Republikën e Kosovës si të tillë ngaqë sipas së drejtës ndërkombëtare gëzojnë të drejtën e plotë të tërheqjes së aktit të njohjes ndërkombëtare të saj. Këtë rrezik eventual  për vënien në pikëpyetje të statusit juridik  ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, donosdo, duhet ta kenë mbajtur parasysh “aminuesit” dhe “akrobatët” vendimmarrës të qeverisë së kryeminsitrit Hashim Thaçi.


Së katërti, nuk ka asnjë dyshim se, heqja e Republikës së Kosovës, ashtu siç ka deklaruar, Edita Tahiri, do të ishte në përputhje të plotë me JUSTIFIKIMIN E REFUZIMIT të KS të Kombeve të Bashkuara, që të mos i njihet subjektiviteti jurdiko-ndërkombëtar i Republikës së Kosovës. Pra, do të jusitifikonte VETO-n e Rusisë, e cila qe katër vite e ka bllokuar Këshillin e Sigurimit, që Republika e Kosovës, të mos njihet ndërkombëtarisht nga ana e Kombeve të Bashkuara.


Së fundi, nëse statusi ekzistues politiko-juridik, kushtetues, kombëtar dhe ndërkombëtar i Republikës së Kosovës, varet nga bashkëpunimi i imponuar dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë (e cila si ish-shtet kolonial, është një nga fajtorët kryesor, pse Republika e Kosovës qe katër vjet, nuk është njohur nga OKB-ja), i mbështetur nga BE-ja, atëherë, njohja e Republikës së Kosovës, qenka vetëm një eksperimet i përkohshëm politik dhe, “një ëndërr e bukur”  jetëshkurtër e së drejtsës së vetëvendosjes së brendshme dhe të jashtme.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook