Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

George Washington i Kosovës është Adem Jashari, jo Ibrahim Rugova, JO! (Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI)

*** Ata që nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së UÇK-së  për t'u hedhur ne luftën çlirimtare kundër Serbisë agresore, si dhe ata, që e kanë shkelur Platformën e UÇK-së dhe  Kushtetutën e Kaçanikut (1990), nuk mund të jenë presidentë historikë të Republikës së pavarur të Kosovës, por vetëm presidentë të zakonshëm si Fatmir Sejdiu, Behxhet Pacolli dhe Atifete Jahjaga.

*** Kryetar historik i Kosovës, i dëshmuar me vepër konkrete të ndritshme historike, luftarake dhe kombëtare shqiptare nën Flamurin triumfues të UÇK-së, ishte dhe është heroi i pavdekshëm , ADEM JASHAR! –Jo vetëm  “Adem legjendari”, siç e quan  një ish- truprojë e Ibrahim Rugovës. Ndërkaq, Ibrahim Rugova ishte  VETËM kryetar  i Kosovës sikurse të gjithë  pasuesit e tij, Fatmir Sejdiu, Behxhet Pacolli dhe Atifete Jahjaga.

Ky është dallimi ndërmjet këtyre dy figurave të theksuara: -E para (Adem Jashari-historia e re dhe e gjallë realiste e Kosovës së lirë dhe të pavarur), madhështore luftarake, revolucionare, historike dhe legjendare, kurse e dyta (Ibrahim Rugova, viktimë e filozofisë idealiste e gandizmit indian dhe e pacifizmit pasiv) , JO HISTORIKE ngase  kur doli në skenë UÇK-ja, ai nuk veshi  uniformën e saj dhe, nuk pranoi, që të vihej në ballë të saj si komandant udhëheqës, ashtu siç parashikonte edhe Kushtetuta e Kaçanikut (1990), si dhe  Platforma e UÇK-së për çlirimin dhe per pavarësimin e Kosovës nga Serbia kolonialiste, gjenocidale dhe pushtuese e kryekriminelit Slobodan Milosheviq (1989-1999).

Mirëpo, një injorim dhe refuzim i tillë i UÇK-së, si dhe shkelja flagranate e Kushtetutës së Kaçanikut, i kushtoi Ibrahim Rugovës, që të mos jetë kryefigura historike e Kosovës (as si kryetar, as si politikan, as si diplomat e as si strateg ushtarak) as në planin e brendshëm e as në atë ndërkombëtar.

Portreti historik i Adem Jasharit, jo fotografia politike e Ibrahim Rugovës!

-Fotografia e Adem Jasharit, duhet të vihet në të gjitha zyret e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës,  sepse Adem Jashari ishte dhe është KRYETARI HISTORIK i Kosovës, jo Ibrahim Rugova, sepse lirinë dhe pavarësinë Kosovës ia solli lufta heroike e Adem Jasharit dhe e UÇK-së, e ndihmuar nga Amerika dhe nga NATO-ja, e jo as Ibrahim Rugova e as LDK-ja!

Kjo është e vërteta historike e Kosovës së sotme të lirë, të pavarur dhe sovrane! Prandaj, kryetar historik i Kosovës nuk mund të jetë, as Ibrahim Rugova dhe, askush tjetër përveç heorit të pavdekshëm Adem Jashari, pavarësisht se çfarë ëndrra trishtuese dhe utopike shohin  ismet beqirët e LDK-së, apo dikush tjetër nga partitë e tjera politike në Kosovë, që Adem Jasharin ta shndërrojnë në mit, kurse Ibrahim Rugovën  ta “murojnë” në historinë e vërtetë të Kosovës. Këtë histori të shkruar me gjak dhe me shumë sakrifica mbinjerëzore të UÇK-së, nuk mund ta shlyejë askush, ndaj as udhëheqësit e LDK-së e as Ismet Beiqiri i saj, deputet në Kuvendin e Kosovës.

Teza më perfide, më e rrezikshme, më skandaloze dhe më shanatazhuese  për shpërfytyrimin e së vërtetës historike të Kosovës së lirë dhe të pavarur,  është kjo, kur disa eksponentë politikë të LDK-së, pohojnë se “Ibrahim Rgova është kryetar historik i Kosovës, kurse Adem Jashari është  vetëm legjenda e Kosovës” (!)

Kjo tezë spekukuluese politiko-propagandistike, mund të shërbjeë vetëm për nevoja politike të LDK-së, me qëllim që të çorientojnë opinion publik shqiptar dhe atë ndërkombëtar se  gjoja meritat kryesore historike për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës, i kishte “kryetari historik” i saj, Ibrahim Rugova.  -Assesi! Kjo tezë është një e pavërtetë e madhe dhe e papranueshme si në kuptimin historik, ashtu edhe në atë politik dhe diplomatik të Kosovës së pavarur, sepse kryetar historik-George Washington i Kosovës ishte, është, dhe, për jetë të jetëve, do të jetë heroi Adem Jashari, jo Ibrahim Rugova, jo!

Utopia historike

-Ismet Beqiri :“Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova nuk është si çdokush tjetër, presidentët mund të vijnë e të shkojnë, por një president historik dhe një Ibrahim Rugovë e ka pas Kosova dhe si i tillë do të mbetet gjatë gjithë historisë. Kështu u shpreh Ismet Beqiri në emër të LDK-së dhe të Grupit Parlamentar të kësaj partie gjatë një konference për media, me ç’rast reagoi për heqjen e fotografisë së presidentit Ibrahim Rugova nga salla ku mbahen mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.”(www.zeri.info/08/02/2012).

Ky konstatim është hipotetik dhe, një tezë e keqe manipuluese  dhe tendencioze politike, krejtësisht me ngjyra partiake dhe të marketingut politik për të shpërfytyruar të vërtetën historike të Kosovës së lirë dhe të pavarur (17.02.2012), si dhe për të vjelur vota nga elektorati në zgjedhjet e ardhsme presidenciale dhe parlamentare të Kosovës, mund të vlejë vetëm për Ismet Beqirin,  si dhe për  anëtarët  e simpatizuesit e LDK-së, por jo edhe për të vërtetën historike dhe për mbarë popullin shqiptar të Kosovës.

Është e vërtetë se i ndjeri Ibrahim Rugova ishte kryetar i Republikës së Kosovës, i zgjedhur me votat e LDK-së dhe të simpatizuesve të tij të popullit. Mirëpo, nuk mund thuhet se ai ishte “një president historik dhe një Ibrahim Rugovë e ka pasur Kosova dhe si i tillë do të mbetet gjatë gjithë historisë.” ngaqë Ibrahim Rugova në karrierën e tij politike, nuk u dëshmua si  strateg  dhe si kryetar historik i Kosovës (1992-2006), por vetëm si një kryelider i dështuar politik disavjeçar, që nuk ia arriti t’ia sjellë lirinë dhe pavarsinë e Kosovës, por këtë e bëri heroi dhe historia e gjallë e përjetshme e Kosovës së pavarur, Adem Jashari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës(UÇK). Adem Jashari  ishte, është, dhe, përgjithmonë, do të mbetet KRYETAR HISTORIK i Kosovës së pavarur, ashtu sikur që ishte edhe presidenti amerikan, George Washington për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

-Rugova nuk ishte as hija e  Goerge Washingtonit dhe e Adem Jasharit! Kryetar i Kosoves ishte, por jo kryetar historik!

Ky është hendikepi kryesor i mungesës së profilit të tij  historiko-politik, ushtarak dhe luftarak, pse Ibrahim Rugova nuk ishte, nuk është dhe, nuk mund të jetë kryetar historik i Kosovës ngaqë  Kosovën e ka çliriuar  dhe pavarësuar lufta e drejtë çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale e UÇK-së, e drejtuar nga kolosi historik kombëtar shqiptar, Adem Jashari, që drejtpërdrejt u ndihmua dhe u finalizua  nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga aleatët e saj evro-perëndimorë të NATO-s. Këta të tre faktorë kanë meritat kryesore historike, luftarake, ushtarake, politike dhe diplomatike, që sot Kosova është  shtet i lirë, i pavarur dhe sovran, jo kurrfarë politike dështuese e Rugovës dhe e partnerëve të tij politikë vendorë.

Sikur i ndjeri Ibrahim Rugova të kishte meritat e jashtëzakonshme  historike, ushtarake dhe luftarake si burrë shteti dhe strateg luftarak dhe politikan e diplomat i shquar për pavarësimin e Kosovës, ashtu siç i  kishte dhe i ka  George Washington për  çlirimin, për pavarësimin dhe për ndërtimin  e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe kryevigani  dhe kryetrimi i UÇK-së, Adem Jashari, atëherë fotografia e tij nuk duhet hequr nga zyrat e institucioneve  shtetërore të Republikës së Kosovës, sepse ai ka merita historike, ashtu siç kishte  George Washington për Amerikën.

Mirëpo, e vërteta historike qëndron krejtësisht ndryshe ngase Ibrahim Rugova  për çlirimin dhe për pavarësimin e Kosovës, nuk ishte as hija e George Washingtonit, e  as hija e heroit Adem  Jashari, as në kuptimin historik, luftarak, politik, as në atë të artit diplomatik e ushtarak ngase I. Rugova me politikën e tij  nënshtruese pacifisite, nuk ia arriti që ta pavarësonte Kosovën, me gjithë dëshirën, ëndrrat dhe  me përpjekjet e tij politike dhe të LDK-së.

Si rrjedhim i një politike të tillë dështuese  dhe zvarritëse disavjeçare (1992-2006), Kosova fitoi pavarësinë më 17 shkurt 2008 në saje të luftës çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me në krye komandatin e saj historik dhe legjendar Adem Jashari, jo kursesi të politikës kapitulluese të Ibrahim Rugovës.

Nuk ka asnjë dyshim se, me  shpërthimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aty edhe ka përfunduar historiku dhe  politika e dështuar e  Ibrahim Rugovës dhe e LDK-së. Ky ishte kapitullimi i tyre historik  dhe politik. Në të kundërtën, sikur të mos dilte në skenë UÇK-ja, e cila me luftën e saj të drejtë shpëtimtare dhe çlirimtare heroike, e  ndërkombëtarizoi dhe e pavarësoi Kosovën nga Serbia agresore, pushtuese, gjenocidale dhe kolonialiste (1912-1999), por paraprakisht të kishte triumfuar politika e LDK-së me në krye Ibrahim Rugova, atëherë roli dhe merita e jashtëzakonshme historike dhe politike, do t’i përkisnin  Ibrahim Rugovës dhe LDK-së. Mirëpo, një gjë e tillë nuk ka ndodhur në historinë e re të Kosovës(1990-1999) për shkak të gabimeve të shumta politike të Ibrahim Rugovës dhe të partisë së tij politike, sepse në vend të politikës pragmatike vizionare  dhe të rezistencës aktive gjithëpopullore për çlirimin dhe për pavarësimin e Kosovës nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale e Slobodan Milosheviqit, Rugova dhe LDK-ja zgjodhën  politikën nënshtruese dhe kapitulluese  pacifiste, që Kosovës i kushtoi me shumë viktima në njerëz dhe  me  shkatërrime e dëme të mëdha materiale etj.

Statusi i kryetarit të Ibrahim Rugovës sikurse i të gjithë kryetarëve të Kosovës!

Pavarësisht nga dëshira  dhe interesat politike të LDK-së, që “ përjetësisht” mbisundojë (si partia më e madhe në pushtet ose në opozitë) në skenën politike të Kosovës,  Ibrahim Rugova nuk ishte, as nuk  është “president historik” i Kosovës.

Ismet Beqiri si dhe të gjithë të tjerët, që mendojnë si ai, shumë mirë e dijnë se, Ibrahim Rugova nuk ishte kurrfarë “presidenti historik” i Kosovës, por si të gjithë të tjerët pas tij, Fatmir Sejdiu, Behxhet Pacolli dhe Adifete Jahjaga, por po duan që të krijojnë mjegulla dhe konfrontime të panevojshme, jo vetëm me rivalët e tyre politikë, por edhe në rrafshin historik të Kosovës.

Kështu që fotografinë  e të ndjerit Ibrahim Rugova, Kryesia dhe degët e LDK-së, mund të mbajnë nëpër zyrat e tyre, si kryelider i tyre, por jo  të kërkojnë nga Presidenca, nga Parlamenti dhe nga Qeveria, që ai të figurojë në zyrat e tyre si “kryetar historik” i Kosovës, sepse ai nuk ka lënë një vepër të tillë historike, por vetëm një politikë dështuese, të  njohur si politikë e rezistencës pasive paqësore.

-Historia nuk shkruhet, por ajo ndërtohet me gjakun, me flijimin dhe me  heroizmin e bijve më të mirë  dhe më të dalluar të popullit siç ishte heroi i lavdishëm Adem Jashari në krye të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

-Adem Jashari ishte, është, dhe, për jetë të jetëve, do të mbetet kryetar historik dhe legjendar i Kosovës derisa të ketë shqiptarë në Kosovën e Shqipërisë Etnike, jo i ndjeri Ibrahim Rugova, i cili si kryetar i Kosovës, shkeli Kushtetutën e Kaçanikut të Republikës së Kosovës, duke mos iu përgjigjur thirrjes për luftë të UÇK-së, që të vihej në krye të komandës  udhëheqëse të saj, ashtu siç parashikonte edhe Kushtetuta e Kaçanikut, në rastin e shpërthimit të luftës në Kosovë.

Ky është edhe një argument më shumë, i parrëzueshëm historik, kushtetues dhe kombëtar, që të ndjerin Ibrahim Rugova, e mohon si kryetar historik të Kosovës, sepse ai së bashku me ish-kryeministrin e tij, Bujar Bukoshi, me të “dy këmbët” e patën shkelur dhe, kurrë nuk e patën zbatuar  në praktikë edhe Kushtetutën e Kaçanikut (1990).

Natyrisht se historia, do të flasë për këta dy ish-drejtues të Republikës së Kosovës nën okupimin serb, por më tepër në kuptimin negativ historik, politik, kushtetues, ushtarak, diplomatik dhe luftarak ngase me gabimet e tyre poltike, më shumë e kanë dëmtuar sesa që e kanë ndihmuar interesin e përgjithshëm të Kosovës (1990-1999).

Së fundi, edhe takimet në Beograd me Slobodan Milosheviqin, e kanë përjashtuar Ibrahim Rugovën që të jetë kryetar historik i Kosovës.

Mirëpo, fundja, askush nuk mund të thotë se, Ibrahim Rugova nuk ishte kryetar i Kosovës (gjatë dhe pas luftës), por jo, assesi nuk ishte KRYETAR HISTORIK, sepse nuk e ka dëshmuar vetën me vepër konkrete ashtu sikurse Adem Jashari dhe George Washington-i, që  ua sollën lirinë dhe pavarësinë Kosovës dhe Amerikës.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook