Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Danaj: Opozita etnike shqiptare në Maqedoni është domosdoshmëri

Në një intervistë ekskluzive për portalin Express.mk analisti i njohur shqiptar dhe kryetar i Listës Shqipëria Natyrale, Dr.Koço Danaj fletë për tensionet e fundit ndëretnike në Maqedoni, partit politike shqiptare dhe liderët e tyre. Z.Danja po ashtu gjatë bisedës me gazetarin Destan Jonuzi i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes se ku ngelin shqiptarët e Maqedonisë në rast të  bashkimi të Kosovës dhe Shqipërisë. Ai në intervistë fletë edhe për shumë çështje tjera shqiptare të cilave u jep sqarime historike.

Express.mk: Z.Danaj po filloj me zhvillimet e fundit në Maqedoni, acarimin e marrdhënjeve ndëretnike. Sipas jush ku qëndron gjeneza e ngritjes së tensioneve ndëretnike ?

Koço Danaj: Gjeneza është nacionalizmi dhe ultranacionalizmi maqedonas. Mos kërkoni tjetër gjenezë. Bashkëjetesa e shqiptarëve në Maqedoni ka qenë paqësore vetëm atëhere kur shqiptarët kanë pranuar të jenë qytetarë të dorës së dytë. Ndërsa kur shqiptarët kanë kërkuar të jenë të barabartë, bashkëjetesa ka qenë e trazuar deri edhe me kryengritje siç ndodhi në vitin 2001, por që mjerisht mbeti në mes të rrugës. Maqedonia do të ketë të ardhme vetëm kur shqiptarët të bashkohen me Shqiperinë natyrale. Deri atëherë, Maqedonia do jetë një shtet, pa të ardhme, pa perspektive. Edhe sot që po flasim, shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të jenë qytetarë të dorës së dytë. Po ju sjell disa shembuj: Sot shqiptarët në maqedoni nuk kanë ligj të përdorin Flamurin Kombëtar, ai u anullua në vitin 2007. Sot shqiptarët në maqedoni, nuk kanë të drejtën e një feste shtetërore. Maqedonia si shtet ka 6 festa shtetërore, por asnjë nuk përkon me histori shqiptare, në të kundërtën, ata janë të barazuar lidhur me festat me serbët me turqit etj që jetojnë në maqedoni. Edhe vendimi i fundit për mosn njohjen e 28 nëntorit e tregon çka thashë më lart. Marrëveshja e Ohrit, ishte një marrëveshje që shpëtoi Maqedoninë nga shpërberja. Por shikoni se çfarë ndodh, caktohet një zëvendës kryeministër për zbatimin e saj dhe ai gjithemonë është shqiptar. Nënteksti është i qartë: Po ju japim një lëmoshë, po i ndrojmë kursin Marrëveshjes, po e trajtojmë atë thjesht si nje lëshim ndaj shqiptarëve.

Express.mk: Po si e shikoni të ardhmen e Maqedonisë?

Koço Danaj: Ndërsa lidhur me të ardhmen e Maqedonisë, le të analizojmë vetëm të ashtuquajturin problem të emrit të saj. Ka mbi një dekadë që emri i saj nuk pranohet nga Greqia. Por Greqia është antare e BE. Atëherë edhe BE është dakord me Greqinë lidhur me mosmarreveshjet mbi emrin. Cili është konkluzioni që del? Problemi i emrit është thjesht një pretekst, është një mbulesë. Thelbi i problemit është se bashkësia ndërkombëtare akoma nuk di se çfare të bëjë me këtë shtet. Pse e them këtë? Sepse po të ishte thjesht problemi i emrit, me gjendjen e rëndë ekonomike që ka Greqia, BE e kishte fare të lehtë ti thoshtë qeverisë greke: Ose zgjidh problemin e emrit ose nuk ke ndihma për të dalë nga kriza. Por BE nuk ja thotë, domethenë se akoma nuk ka vendosur, se akoma nuk di se çfarë të bëjë. Nga ana tjetër BE e di se shqiptarët në maqedoni pas Konfederatës Shqipëri Kosovë do kërkojnë dhe do të arrijnë shkëputjen dhe bashkimin me Shqiperinë. Nga ana tjetër është nacionalizmi maqedonas i cili sa më keq i ka punët, aq më agresiv bëhet. Shkoni të shikoni realizimin e Projektit Shkupi 2014. Do gjeni monumentin e Goce Dellçevit i cili ishte nga fshati Kokushi afër Selanikut me nënë turke të quajtur Sulltane dhe baba krishterë të quajtur Nikollë, do gjeni monumentin e Jane Sandanskit ose sic quhej Cari i Pirinit, i cili është nga Maqedonia e Pirinit në Bullgari, ku sot ka edhe një qytet turistik me emrin e tij, Sandansk. Pra një shtet, i krijuar fillimisht si Republikë socialiste jugosllave e Maqedonisë, i bërë shtet në vitin 1991, sot kërkon të përvehtësojë historinë dhe kulturën e fqinjëve sepse është pa histori dhe pa kulturë. Është ndoshta shteti me të ardhmen më të zymtë në rajon. Sot për sot këtë zymtësi e mbulon defiçenca intelektuale dhe politike e politikanëve shqiptarë. Nesër, do të jetë ndryshe, do të dalë lakuriq para BE dhe gjithë bashkësisë ndërkombëtare. Nesër edhe kjo krijesë artificiale do të bjerë.

Express.mk: Mendoni se shkakëtar i përkeqësimit të mardhënjeve ndëretnike dhe ndërfetare është vetëm një karneval maskash siç ishte ai i Vevçanit,
apo këtu ka gishtë edhe politika?

Koço Danaj: Politika nuk ka gisht, është shumë pak të thuash vetëm kaq. Politika ka futur duart. Ndërsa fasada për ta fshehur këtë janë disa dukuri të shëmtuara si rastet e fundit.

Express.mk: Ndërkohë deputetët Maqedonasë në parlamentin e Maqedonisë nuk pranojnë që 28 Nëntori të jetë festë shtetërore. Kjo mund të reflektohët edhe më shumë në përkeqësimin e marrdhënjeve ndëretnike apo mund të jetë edhe një nga momentetet politike që jemi mësuar ti shohim në drejtim të diskrminimit të shqiptarëve?

Koço Danaj: Për mua nuk ishte çudi, qëndrimi i deputetëve maqedonas. Ata janë shumë të sinqertë në mardhëniet me shqiptarët. Që do të thotë se shqiptarët nuk mund të jenë kurrë të barabartë me maqedonasit, por qytetarë të dorës së dytë. Sa herë që shqiptarët kërkojnë të jenë të barabartë, atëherë del në pah nacionalizmi dhe ultranacionalizmi maqedonas, siç ishte rasti i fundit i 28 Nëntorit 1912.

Express.mk: Në  Maqedoni shumë aktuale është bashkimi i opozitës shqiptare, duke konsideruar si njohës të mirë të zhvillimeve politike mbarëkombëtare ju lus të më jepni opinioni tuaj për bashkëpunimin e PDSH-RDK-së i cili nuk zgjati shumë kohë dhe i njëjti dështoi për arsye se kreu i RDK-së,z.Rufi Osmani në cilësin e kryetarit të Qytetit të Gostivarit është takuar me një kryetar komune nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë në opozitë.

Koço Danaj: Pretekste ka sa të duash. Por pretekst nuk do të thotë thelb apo arsye kryesore e problemit. Pse jua them këtë. Ju thoni që u bashkua Thaçi me Osmanin. Bukur. Por cila ishte platform e bashkimit, kini lexuar ndonjë gjë rreth platformës së bashkimit. Pra ishte bashkim për të ardhur në pushtet apo bashkim për trë mbroitjur të drejtat e shqiptarëve? Tjetër, shqiptarët në Maqedoni nuk kanë nevojë për opozitë politike, por për opozitë etnike. E kjo do të thotë, që tre partitë parlamentare, BDI, PDSH dhe RDK duhet të kenë opozitën etnike në Maqedoni. Pa opozitë etnike, opozita politike dhe pushteti politik është dhe do të jetë në varësi të Gruevskit, Cervenkovskit, etj etj, por asnjeherë në varësi dhe shërbim të popullit shqiptar.  Opozita etnike shqiptare në Maqedoni është domosdoshmëri, pasi Maqedonia është në prag të ndarjes. Askush as në Bruksel, as në Uashington nuk ka iluzione më për ndarjen e saj. Problemi shtrohet, që si do të bëhet ndarja, me trazira apo me rrugë paqësore. Prandaj duhet opozita etnike shqiptare, që të përgatisë ndarjen e Maqedonisë në rrugë paqësorë. Uroj që Ahmeti, Thaçi, Osmani etj të mendojnë ne fillim se janë shqiptarë dhe pastaj se janë politikanë që bëjnë edhe luftë politike. Asnjëherë nuk është vonë për të rregulluar gabimet

Express.mk: Cili është vlerësimi juaj për punën e partisë së Ali Ahmetit në Qeverinë e Maqedonisë?

Koço Danaj: BDI ka emër të madh. Dhe u krijua me këtë emër për të bërë punë të mëdha, domethënë për ta çuar popullin shqiptar drejt bashkimit me Shqipërinë në rrugë paqësore. Por tashmë, 10 vjet pas formimit, i ka mbetyr vetëm emir. BDI nuk ka asnjë ndryshim nga partitë që bënin pjesë në Parlamentin turk. Edhe atëhere shqiptarët kishin deputetët e tyre, por nuk lejoheshin të kishin shtetin e tyre, punësoheshin në administratën turke, por nuk lejoheshin të kishin administrate shqiptare. Pra BDI mund të japë shifra sa të dojë për punësimin me kaq apo aq shqiptarë, por nuk duhet të harrojë se një komb dallohet nga simbolet jo nga numri i të punësuarëve.

Express.mk:  Cili është komenti juaj rreth idesë së bashkimit të Kosovës me Shqipërin. A përfundon këtu bashkimi kombëtar. Ku ngelin shqiptarët e Maqedonisë, Preshevës etj? Pse një pjesë e lidershipit shqiptar është kundër jush?

Koço Danaj: Me lejoni tju bëj një korigjim. Lista për Shqiperi Natyrale është shumë më e gjërë se bashkimi i Kosovës me Shqipeinë. Ajo bazohet në Aktin jurdidik të 28 Nëntorit 1912, që shpalli pavarsine e Shqipëerisë Natyrale nga Presheva në Prevezë dhe nga Durrësi në Shkup. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, është një nga fazat e bashkimit, një nga fazat e Shqipërisë natyrale, por jo e tëra. E tëra, është çka thashë më lart, Akti Jurdik i Pavarsisë së Shqipërisë natyrale. Dhe natyrshëm një pjesë e lidërshipit shqiptar nuk është dakord.
Për shëmbull nuk është dakord  pjesa mediocre. Po pse?  Për një arsye të thjeshtë, ata e kanë më kollaj të sundojnë në një pjesë, në vilajetin e tyre se sa në një shtet modern shqiptar ku për shkak të mediokritetit nuk do të ishin në politikë. Por e para ata janë një pjesë, e dyta ata nuk janë kombi shqiptar. Neqoftë se poltika rajonale dhe europiane merret me ata, do të thotë se edhe ajo është shëndrruar në politikë neootomane. Ndërsa lidhur me pikpamjet për çeshtjen shqiptare, natyrisht që ka edhe pikpamje të tjera, veçanërisht në mesin e disa politikanëve në Tiranë, Prishtinë apo Shkup, ashtu siç ka edhe tek fqinjët tanë apo edhe në Bruksel. Por argumentet e tyre nuk janë fakte, por thjesht deklarata politike apo mospërfillje. Ja disa prej tyre: Na thonë se kombi shqiptar nuk ka nevojë të bashkohet por duhet të ndjekë shembullin e Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë. Është një tezë kundërhistrike dhe kundërshqiptare. Është kundër historike sepse kur në vitin 1291, përfaqesuesit e kantoneve të Urit, Shëycit dhe Untervaldenit vendosën themelimin e Konfederatës Helvetike, në Gjermani jetonin akoma fise gjermane, por jo shtet. Kur Austria në vitin 1815, pas disfatës së Napoleonit u bë kreyqendra e Koncertit te Vienës duke u dhënë tonin për gati një shekull marredhënieve ndërkombëtare, Gjermania akoma nuk ishte e bashkuar. Ndërsa në 28 nëntor 1912, ata politikanë shqiptarë qe u mmblodhën në Vlorë, ishin jo vetëm nga gjithë hapsira e kombit shqiptar, por edhe shpallen pavarsinë e Shqiperisë natyrale, qe shtrihej në 4 vilajetet e atëhershme otomane. Por modeli që na serviret është edhe kundërshqiptar. Konferenca e Londrës e vitit 193, i coptoi shqiptarët në 5 pjesë, mbi bazën e llogjikës koloniale, duke shpërblyer me teritore shqiptare shtetet fqinjë qe u konsideruan fitimtare të Luftes ballkanike apo që kishin mbështetjen e kësaj apo asaj fuqie të madhe.
Por a ka një model europian që duhet të ndiqet edhe për Kombin shqiptar? Ka, dhe është shumë i freskët. Dhe ky është shembulli gjerman. Gjermania ne vitin 1945 u nda në katër pjesë dhe më vonë në dy pjesë për të kënaqur fitmtarët e Luftës së dytë botërore. Pas 45 vjetësh, kjo padrejtësi koloniale mori fund dhe Gjermania u bashkua. Ky është shembulli që vlen edhe per kombin shqiptar. Përndryshe, kemi të drejtë të pohojmë se përballë kombeve dhe çështjeve të tyre kombëtare, bashkësia ndërkombëtare aplikon dy standarte. Segmente të ndryshme të BE shprehen se në rastin e Gjermanisë kjo ndodhi pasi Gjermania Perëndimore e kishte sanksionuar në Kushtetutë bashkimin kombëtar. Po edhe në Shqiptarët e kemi të sanksionuar në Kushtetutë bashkimin kombëtar, bile në Preambulën e saj. Dhe këtë  Kushtetutë pasi e miratuan shqiptarët e konsideruan të drejtë edhe juristët e nderuar të Komisionit të Venecias, edhe ekspertët e NATO-së.

Express.mk: Z. Danaj qarkullon idea në qarqet diplomatike se pas bashkimit të Kosovës me Shqipërin, shqiptarëve që janë jashtë kufive etnik tu jepet pasaporta dhe shtetësi shqiptare në kuadër të ombrellës së bashkimit. Cili është vlerësimi juaj ndaj kësaj ideje?

Koço Danaj: Platforma e Shqipërisë natyrale, në fillim preferon bashkimin e trojeve, të teritoreve dhe pastaj problemi i pashaportave është fare i lehtë. Por asesi nuk mund të zëvëndësojmë teritoret me një apo disa pashaporta.

Express.mk: Ku e sheh dhe si z.Danaj bashkimin dhe avancimin e çështjes shqiptare në Ballkan?

Koço Danaj: Në sendërtimin e Shqipërisë natyrale. Sot, ajo nuk është as deshirë dhe as aspiratë, ëshgtë një problem i shtruar për zgjidhje. Dhe ka filluar të zgjidhet. Brënda vitit 2015, Shqipëria natyrale do të jetë një realitet, për të gjithë shqiptarët nga Presheva, Shkupi, Mitrovica, etj etj.

Express.mk: Porosia juaj për lexuesit tonë?

Koço Danaj: Qëndroni shqiptarë europeistë. Në vënd të sharjeve dhe parrullave folklorike përdorni faktet dhe argumentet. Bashkesia ndërkombëtare kerkon partner dhe jo porosimarrës. Bashkimi kombëtar dhe shqipëria natyrale nuk janë festaval Folklorik, por një Mision i vështirë, plotësisht i realizueshem, që kërkon misionarë dhe vizionarë. Ja uroj çdo shqiptari një gjë të tillë.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook