Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Rezear XHAXHIU: TË DËNUAR TË BESOJMË KOÇON !

Parathënie e librit «Jemi të dënuar të bashkohemi»
….Koço Danaj na vjen sërish. Këtë herë sikur të dojë të na trazojë mëndjen, por edhe ëndrrën. Atë ëndërr mashtruese të cilën ne e kemi tërhequr nga një dekadë në tjetrën, për afro 100 vjet duke u vetkënaqur e duke u mburrur më shumë me historinë dhe origjinën tonë të djeshme se sa nga ajo çka ne kemi ndjerë për veten tonë. Pasi një popull e merr peshën e vet nga ajo se çfarë ai ndjen në radhë të parë për veten e vet. Dhe pikërisht këtu dhe për këtë gjë Danaj këlthet dhe kërkon të na e shkërmoqë ëndrrën duke mos u lodhur në çdo rresht e në cdo faqe, përmes cdo paragrafi e brenda çdo titulli të na kujtojë se nëse nuk bashkohemi sot do të sodisim nesër shpërbërjen e kombit.

 


Kur mbaron së lexuari këtë libër e kupton se përse ai duhet të jetë në bibliotekën tënde i dashuri lexues. Sepse ai është një libër që më së pari të takon ty, edhe atje ku ndodhesh, në një shitore në Pejë a Ferizaj, në tarracën e një çajtoreje në Tetovë apo në luginën e Preshevës. Është një libër që duhet të jetë edhe në bibliotekën e Sejdiut apo të Çekut, të Thaçit apo Ahmetit, por edhe këtu, në Tiranë në raftet e librave të Topit, Berishës, Nanos, Ramës, Metës apo të disa akademikëve tanë të përgjumur.


Është shkruar thjesht aq thjesht sa do ta kish kuptur edhe në shqip vetë Koshtunica, Tadiç apo Ishinger. Do të kuptonin përse Kosova nuk është më një çështje për shkak të rezolutave. Do të kuptonin atë që Kasandara Danaj ka vite që na e thotë se shpëtimi i Ballkanit është emancipimi i tij, është një ndreqje globale e punëve në Gadishull e më së pari një ndreqje e ëndrrës për bashkim të shqiptarëve. Sepse duke qënë të dënuar të bashkohemi jemi njëherazi të dënuar të pranojmë edhe tezat e autorit, këtij pelegrini të bashkimit mes veti, teza te cilat në asnjë rast nuk bien erë nacionalizëm, madje as atëhere kur ai këlthet – që të dëgjohet në Moskë e Beograd, në Tiranë apo Prishtinë, në Bruksel, Nju Jork a Vjenë- se drejtësia e vonuar nuk duhet të jetë drejtësi e cunguar.


Koço Danaj është një «mami» që pasi i ka dhënë jetë ideve të tij iluministe kërkon ti rrisë ato herë buzë luginës së Preshevës e herë në Prevezë, një herë ne Kerçovë e në një rast tjetër bash në zyrën e Sejdiut, Haradinajt, Surroit apo të Thaçit.


Dhe në asnjë rast nuk kërkon të na imponohet, por vetëm të na kujtojë se kjo hapësira e trojeve shqiptare nuk ka nevojë për toka të popujve të tjerë, por për tokat e veta, atje ku një këngë shqiptare është një këngë shqiptare dhe ku një valle kërcehet si e tillë vetëm nga shqiptarët edhe pse ata ndoshta e blejnë cigaren apo koka-kolën të shkruar në sërbisht, maqedonisht apo greqisht, në alfabetin latin, apo në atë cirilik.


Si një pioner i bashkimit, Koço Danaj tërheq nga pas klithmën e tij kur kërkon të na zgjojë e të na kujtojë se dy shtete e gjysëm shqiptare janë të përkohshëm, sepse janë artificiale, janë fallco. Dhe ka të drejtë, pasi si çdo gjë fallso edhe kjo nuk mund të jetojë gjatë.


Ja përse mbasi e ke mbaruar së lexuari librin më të fundit të Koços e kupton se përse ne jemi të dënuar ta besojmë atë, madje ti shkojmë pas. Dhe kjo do të ndodhë edhe me ty I dashur mik lexues. Kudo që do të jesh, cilido qofsh, një hqiptar I thjeshtë nga Drenica, një hqiptar I trishtuar në Tetovë, një I pashpresë në Ulqin apo Çamëri apo qoftë edhe ti një kryeministër nacionalist apo globalist.


Sepse nuk ka kthim prapa. Dhe këtë për së pari e ka prekur Danaj. Tani është radha jonë ta kuptojmë atë.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook