Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Ekstaza maqedonase!! (Nga: Agim Muhaxheri)

Polici maqedonas vret në Gostivar dy shqiptarë. Të nesërmën, ditën e varrimit, në qytetin tjetër, në Shkup tifozët maqedonas, të një ndeshje basketbollistike brohorasin:”Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”. Kjo cfarë po ngjet në këtë “oazë të nxehtë” është një ekstazë, dehje masive.

Parulla “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur” u jetësua brenda dy ditësh. Në Gostivar polici maqedonas ekzekutoi dy shqiptarë. Ditën e varrimit, në qytetin tjetër, në Shkup, tifozët maqedonas deri sa shkonin në një ndeshje basketbollistie bënë thirrje për vrasjen e shqiptarëve, tërhoqën vëmendjen:”Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”. E bënë këtë në prani të policëve që i shoqëronin.

Kjo çfarë po ngjet në këtë “oazë të nxehtë” është një filarmoni ndërmjet qytetarëve dhe policëve,  Ndodhin këto akte morbide në shekullin e 21 !
Diplomatët e huaj që gjenden në Shkup nuk janë budallenj, e dinë se çfarë po ngjet me shqiptarët. Papagajtë e regjimit më kot trumbetojnë t’i lënë fajin shqiptarëve si “element destabilizues”. Këto përalla nuk shitën më.

Njerëzit e Nikola Gruevskit sikur janë bërë imunë, farë nuk ndiejnë se çfarë po ngjet në këtë shtet, që s’është tapi vetëm e maqedonasëve.
Thirrjet raciste janë vepra kriminale, të sanksionuara edhe me ligj. Pushtetarët maqedonas aktet kriminale të të vetëve, nuk i shohin, i tolerojnë, shkelin ligjin. Kësaj i thonë vrasje juridike.

Një shtet që vret ligjet e veta, nuk i ka punët për mashallah. Nëse elita maqedonase nuk këndellet, vazhdon me të vjetrën, edhe më tepër do të thellohet kaosi i marrëdhënive nderetnike.
Protestuesit shqiptarë, jo vetëm në Gostivar, po edhe në Shkup, të enjtën, e dënuan aktin qyqar të policit Trifunovski, kërkuan ti caktohet dënimi kapital.

Vriten si lepujt dy të rinj shqiptarë në Gostivar. Vrasësi mizor, polici Trifunovski mbahet brenda grilave deri sa ‘të kalojë fortuna’. Komuna e Gostivarit vrasjen e dy shqiptarëve, Besnik Shehapi 26 vjeç dhe Imran Mehmeti 30 vjeç, e dënoi ashpër, e quajti akt makabër. Bëri thirrje për përmbajtje, të mos përdoren fjalë nxitëse për hir ‘të qetësimit të gjendjes” !

Njerëzit e Nikola Gruevskit s’e japin të vetin për shqiptarin. Ia lidhin kryet rastit gjyqësor, e nxjerrin “të terur” dorasin Trifunovski. Kjo s’është hera e parë që veprojnë kësisoj.

Po të kishte ndodhur ndryshe, të ishte vrarë polici maqedonasit do të kishte bërë bujë e madhe. Makineria shtetërore do të ishte vërsulur ndaj shqiptarëve. Papagajtë e Gruevskit do të thoshin: Shqiptarët po vrasin shtetin, këta janë element destabilizues.
Kur ndonjë polic bën akt me paramendim, bënë ndonjë marrëzi, francezët të tillët i quajnë “bande d’idiots”, ngase këta i qesin hije të keqe shtetit, e kompromitojnë shtetin. Maqedonasit nuk e kanë dert pse njeriu i tyre, polici, shkel në zonën kriminale.
Kjo nuk është vrasja e parë që policët maqedonas bënë ndaj shqiptarëve. Akte të këtilla kryen shekullin e kaluar, kryejnë sot e kësaj dite dhe nuk i gjenë gjë.

Shqiptarët protestojnë pse u mohohet e drejta elementare, e drejta në jetë, protestojnë në këtë shtet të brishtë, shtet ku shqiptarët trajtohet si qytetarë të rendit të dytë, të tretë…
E martja e përgjakshme, 28 shkurti, do të mbahet në mend për mizorinë e shkaktuar nga njerëzit e ligjit, policët. Polici Trifunovski, i cili “në emër të shtetit” i ekzekutoi viktimat e tij mund edhe të mburret se kreu një akt patriotik. Ndoshta të vetët e shikojnë si hero !

Atij gjyqi i caktoi paraburgimin prej 30 ditësh, jo me dëshirën e pushtetarëve, po për shkak të sigurisë së tij, të mbahet për pak kohë i izoluar deri sa “të kaloj fortuna”. Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski në konferencën për gazetarë e arsyetoi aktin e tij, e cilësoi si vetëmbrojtje. Vetëmbrojtja përjashton përgjegjësinë penale. E dha këtë cilësim Kotevski ende pa nisur hetimet, pa dalë në gjyq Trifunovski !

Cilësimet e këtilla janë klarakteristikë e shteteve policore. Veprohet sipas asaj: Rrini urtë, mos qoni krye, ne edhe ju vrasim dhe kurgjë kurkujt.

Deklarata e Kotevskit i nxehu edhe më tepër gjakrat.

Trifunovski është punonjës i policisë në stacionin e policisë për sigurimin e kufirit shtetëror Mazraça, dikur pjesëtar i njësisë speciale të policisë "Tigrat". Ditën e krimit,siç u njoftua, ai nuk ishte në detyrë.

Vrasësi i paskrupull mbahet brenda grilave, jo me dëshirën e pushtetarëve, por kështu e kërkojnë rregullat, dispozitat e Kodit të procedurës penale. Mbahet i izoluar, deri sa të qëtësohen gjakrat.

Familjet e viktimave e dinë se me sa plumba janë qëlluar të dashurit e tyre, ku janë qëlluar, në cilën pjesë të trupit. Andaj, shi për këtë tërthorazi do të del motivi i dorasit pikërisht sipas ekspertizave, asaj balistike dhe të mjeksisë ligjore.

Vrasja ndodhi, siç thuhet, për motive banale, për shkak të një zënke rreth parkimit të makinave. Kjo i mjaftoi dorasit ti ekzektojë viktimat e tij.

Mozaiku i urrejtjes së sëmurë ndaj shqiptarëve autoktonë në Maqedoni ishte plotësuar edhe me nxjerrjen në pah të Enciklopedisë maqedonase, ku shqiptarët këtu ishin paraqitur si “njerëz të egër”. “të rënë nga mali”, enciklopedi kjo që doli te jetë invalide. Kompleksi ndaj shqiptarëve, aktet raciste, ishin shprehur edhe në stadiumin e Prilepit gjatë ndeshjes futbollistike Maqedoni – Shqipëri ku tifozët, me nofkën “Majmunët” kishin bërë thirrje për vrasjen e shqiptarëve. Futjen e tyrë në dhomat e gazit.

Kupa ishte mbushur. Polici vrasës, Trifunovski sikur ishte frymëzuar nga kjo propagandë morbide, e ndërmori aktin e tij “të hyjë në histori si patriot maqedonas”.

Policët gjithnjë, në çdo kohë, i vranë shqiptarët në mënyrë institucionale dhe jashtëinstitucionale. Atyre u mjafton një shkëndijë që të ndodhë ajo çfarë e kishin në mendje. Lexuesëve iu kujtohet rasti i Bit Pazarit në Shkup, në nëntor të 1992-shit. Atëbotë policia pati arrestuar një të mitur shqiptar, stërshitës të cigareve. Shqiptarët u ngritën në protesta. Policia mbi ta hodhi gazin lotësjellës. Ekzekutoi para dyerve të shtëpive tre të rinj shqiptarë dhe një maqedonase (duke menduar se ajo është shqiptare). Viktimat u qëlluan pas shpine.

 

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook