Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Loje me Letra te Hapura

Afrimi I regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, ka rritur ndjeshëm tensionin ndëretnik midis kombit shqiptar dhe shovinizmit grek. Deklarata, emisione televizive, vendime gjykatash per ndryshim kombesie, ringjallje fantazmash te vdekura me emrin Vorio Epir janë bërë të pranishme  për opinionin public shqiptar.

Duke dëgjuar gjithë këtë propagandë, nuk mund të mos kujtosh, sentencën e shqiptarit të madh Petro Nini Luarasi qe thoshte para 100 vjetesh: “Edhe Krishti në na thëntë; une jam grek, eni pas meje; do ti themi: Pa mblidh mëntë; se shqiptari, s’vjen pas teje”

Shovinizmi grek po luan hapur, ai kërkon të shtojë numurin e grekëve në Shqipëri, të zgjerojë hapsirën e minoritetit grek në Shqipëri. Pra po luan hapur. Ne kuptimin figurative është një Lojë me Letra të Hapura. Dhe sa kohë që luan me letra të hapura nuk mund të mos vëresh edhe shqetësimin e këtij shovinizmi, nxitimin e tij, halucinacionet që po shfaq
Le të analizojmë

Pse minoriteti grek voton për partitë shqiptare?

Domethënia e nëntitullit përbën një nga shqetësimet më të mëdha të shovinizmit grek në Tiranë, në Janinë dhe në Athinë. Eshtë fjala për qytetarët e thjeshtë të këtij minoriteti që jetojnë në Gjirokastër dhe Sarandë dhe fshatrat përreth tyre. Për të disatën herë ata po tregojnë se janë minoriteti më proshqiptar, krahasimisht me minoritetet e tjera që jetojne në Europë. Ashtu si Shqipëria po rikonfirmon se nuk e njeh demokracinë selektive ndaj minoriteteve.(Për fat të keq politika e saj rrallë herë e përdor këtë shkallë të lartë emancipimi, të shoqërisë dhe shtetit shqiptar.)
Më konkretisht :
Minoriteti grek në Shqipëri, është I vetmi në Europë, që voton në shumicë të madhe për partitë e shumicës, pra për partitë shqiptare. Le të marrim disa shëmbuj nga zgjedhjet lokale të vitit 2007. Në qytetin e Sarandës, PBDNJ fiton 5.64 perqind te votave,ne Delvine 7.24 perqind,ndërkaq që përqindja e minoritarëve grekë në Sarandë është më e madhe.    Në Gjirokaster 6.87 perqind. Ndersa ne komuna te pastra minoriteti, në zgjedhket locale të vitit 2007 janë  arritur keto rezultate : PBDNJ në komunën Aliko fiton 18.4 perqind, partitë shqiptare fitojnë 77.6 përqind,  në komunën  Dhiver PBDNJ fiton 11.4 përqind,partitë shqiptare fitojnë 88.6 përqind, në komunën   Mesopotam PBDNJ fiton 22.3 perqind, partitë shqiptare fitojnë 81.7 përqind, në komunën  Finiq ÜBDNJ fiton 42 perqind, partitë shqiptare 58 përqind. PBDNJ fiton  50 deri 60 përqind ne tre komuna, dy Dropull, i poshtem dhe i siperm dhe Livadhja, partitë shqiptare fitojne 40 deri në 44 përqind ne këto tre komuna.  (Forca e pare politike në Dhivër për herë te parë del Partia demokratike me 22 përqind të votave
Përgjatë 20 vjetëve, shovinizmi grek, ka përdorur të gjitha metodat ta ndryshojë këtë përqindje në favor të tij, me kërcënime, me pensione, me presione, por ka dështuar. Minoriteti grek në Shqipëri, ndjehet më komod dhe më i sigurtë, përkrah partive shqiptare, se sa përkrah partive greke të dala nga radhët e tij. Pse ka ndodhur kjo? Sepse në Shqipëri nuk ka demokraci selektive mbi bazën e racës apo të etnisë. Ja një shëmbull: Minoriteti grek e di fare mirë se parlamenti aktual shqiptar ka 5 deputetë grekë në gjirin e tij.
Por edhe kaq nuk mjafton.


Vangjel Dule dhe Memush Beu

Për minoritetin grek në Sarandë dhe për ata që njohin sadopak historinë, janë në gjëndje të të thonë se deri në vitin 1944, shumica e fshatrave të minoritetit grek kishin këto emra, fshati Memush Bej, Hadër Aga, Aliko, Caush, Kalive bej Pasha, Hoxhe, Ymer Efendi etj. Qeveria e Enver Hoxhës dha urdhër të ndryshohen këto emra. Dhe në vënd të tyre, linën emrat, Livadhja, Lefter Talo, Fitore, Dritas etj.
Përsëri, për ata që e njohin sadopak historinë e dinë fare mire se Komisioni Ndërkombëtar I përcaktimit të kufijve ne vitin 5 dhjetor 1913 do të shprehej per Luginën e Drinos ku shtrihen fshatrat e Dropullitë Poshtëm dhe të Sipërm se:
…Nga të 76 fshatrat e Luginës së Gjrokastrës, 15 prej tyre janë secili pronë e një beu, ndërsa të gjitha pronat e 44 fshtrave të tjerë u përkasin plotësisht bejlerëve dhe agallarëve muslimanë. Vetëm pronat e pepelit dhe të Selios u përkasin ortodoksëve. Të gjitha këto arsye të paraqitura shkurtimisht duken të mjaftueshme për të përligjur dhënien e gjithë Luginës së Gjirokatrës, Shqipërisë…
Ndërsa parlamenti I Shqipërisë I vitit 1992, ju dha tokë ish-minoritarëve që kishin ardhur sipas komisionit ndërkombëtar të caktimit të kufijve…nga krahina e Janinëa të thirrur nga bejlerët shqiptarë për të punuar tokat…
Minoritari I thjeshtë këtë nder që I bëri Parlamenti I Shqipërisë, e konverton në votë për partitë shqiptare. Ndërsa Vangjel Dule, tokën që mori nga pronat e Memush Beut, kërkon ta shndrrojë në teritor grek. Por edhe kaq nuk mjafton për të kuptuar ofensivën e shovinizmit grek.


Moj e bukura More…

Si të lashë, e më s´të pashë!!
Eshtë një këngë e vjetër shqiptare, e kënduar atëhere kur shqiptarët nuk kishin alfabet për të shkruar gjuhën e tyre sepse nuk I linte perandoria turke. Por është një këngë me vlere etnohistorike  më shumë se dhjetra libra historianësh. Kush është ai që e ka bërë këngën? Shqiptar. Kujt ja kushtuar këngën? Trojeve të tij. Si quhet teritori I tij? More. Ku është sot ky teritor? Në Greqi, por me emër të ndryshuar, nga More quhet Peloponez.
Shovinizmi grek e di shume mirë këtë gjë. Ashtu sic di gjenocidin fashist mbi shqiptarët e krahinës së Camërisë ne kohën moderne. Ky shovinizëm, di akoma më shumë. Ai e di se shqiptarët po zgjohen, po kërkojnë të jenë si të tjerët, po kërkojnë të bashkohen. Por këtë herë, kanë zgjedhur rrugën e paqes. Shovinizmi grek e di fare mirë se në Kosovë, forca e tretë politike doli një Lëvizje politike që kërkon bashkim me Shqipërinë, nesër kjo do të ndodhë edhe në parlamentin shqiptar, edhe në parlamentin e maqedonisë. Ai e di, se gjatë vizitës në Kosovë, zëvëndësnihmëssektretari i shtetit amerikan Tomas Kautrimen, preferoi takohej vetëm me pëefaqësuesit e Lëvizjes Vetvendosja. Shovinizmi grek më shpejt se sa disa politikanë shqiptarë, po shikon në horizont Shqipërinë Natyrale, po shikon në horizont Camërinë si Zonë e lirë midis shqipërisë dhe Greqisë. Prandaj ka mobilizuar pararojën e tij, diku si politikanë nga radhët e partive shqiptare, diku nga radhët e disa shqiptarëve te greqizuar, diku nga radhet e disa intelektualeve minoritarë, për të shtuar numurin e minoritetit, për të bërë gati shndrrimin e tokave ne teritore.
Eshtë një lojë me letra të hapura, me konsensus të të gjitha partive politike greke që nga ekstremi i djahttë deri tek ekstremi i majtë. Mustaqet e buta të Jorgo Papandreut në presidiumin e Brukselit apo të Internacionales Socialiste, përballë kombit shqiptar janë transformuar në tela me gjëmba shovinistë. Nuk ka të majtë më ultranacionaliste në Europë se sa e majta greke. Antoni Samarasit, kostumi fin dhe elokuenca e shfaqur nëpër deklarata përballë kombit shqiptar i duket si kostumi i Napolon Zervës. Nuk ka të djathtë më ultranacionaliste në Europë se sa e djathta greke.
Eshtë Lojë me Letra të Hapura. Këtë Lojë do ta fitojë kombi shqiptar. Nga Presheva deri ne More. Nga Durrësi deri në Shkup. Eshtë proces I pakthyeshëm, progresiv, europeist. Eshtë Amanet I së shkuarës dhe detyrim I së ardhmes.


This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it
Autori eshte Drejtues I Lista per Shqiperi natyrale

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook