Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Une njoh vetem nje kryeminister (Nga Koco Danaj)

Dhe ai është Ismail Qemali. Është i pari kryeministër i Shqipërisë Natyrale. Në 28 Nëntor 1912 ai së bashku me një grup politikanësh shqiptarë shpallën Pavarësinë e Shqipërisë Natyrale, e cila shtrihej nga Presheva në Prevezë, nga Durrësi në Shkup

Zgjodhën një qeveri të Shqipërisë natyrale, ku bënin pjesë ministra nga Prishtina apo Tetova, siç ishin Mehmet Pashë Derralla dhe Hasan Prishtina. Zgjodhën një Asamble të Shqipërisë Natyrale të cilën e drejtonte Vehbi Agolli nga Dibra e Madhe. Luftuan me të gjitha fuqitë e tyre që këtë Shqipëri Natyrale ta njihnin edhe fuqitë e mëdha.

 

Pas Ismail Qemalit, nuk ka më kryeministër të Shqipërisë natyrale. Të paktën deri tani që po shkruaj. Të gjithë kryeministrat e mëvonshëm, që nga Ahmet Zogu, Koço Kota, Mehdi Frashëri, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Aleksandër Meksi, Fatos Nano, Pandeli Majko, Ilir Meta, Sali Berisha, kanë qenë dhe janë kryeministra të Vilajetit të Tiranës. Pas vitit 1999, atyre ju shtuan edhe kryeministrat e Vilajetit të Prishtinës si Bajram Rexhepi, Agim Ceku, Hashim Thaçi, etj. Që të gjithë këta kryeministra, pavarësisht se kanë jetuar ne fillim të shekullit të 20-të, në mes apo fund të shekullit të 20-të, në fillim të shekullit të 21-të, mendërisht kanë jetuar dhe jetojnë në kohën e Ali Pashë Tepelenës apo Karamahmut Pashë Bushatlliut. Në të njëjtën kohë jetojnë mendërisht edhe deputetët e tyre, presidentët e tyre, analistët, gazetat dhe televizionet e tyre.

Po pse mbeti i vetëm Ismail Qemali, pse ai nuk ka të dytë? Sepse ai dhe shokët e tij, punuan për kombin, ndërsa të gjithë të tjerët pas tij punuan dhe vazhdojnë të punojnë për pushtetin e tyre. Ky është realiteti. Por ky realitet është mbuluar dhe vazhdon të mbulohet nga mashtrimi dhe manipulimi. Që nga Turhan Pasha, Ahmet Zogu, nga Enver Hoxha deri tek Fatos Nano dhe Sali Berisha, kanë festuar dhe vazhdojnë të festojnë 28 Nëntorin. Abuzim i pastër. Ata duhet të festojnë 29 Korrikun 1913, si Festë të Vilajetit të Tiranës. Sepse këto kufij që janë sot u vendosën në këtë datë në Londër në 29 korrik 1913.

Në Vilajetin e Prishtinës dhe të Shkupit, manipulimi është i një lloji tjetër. Politikanët e atjeshëm, e festojnë 28 Nëntorin vetëm si dita e Flamurit. Mashtrim dhe mediokritet i pastër. Në 28 Nëntor 1912, nuk u ngrit thjesht flamuri Kombëtar në Vlorë, por u shpall pavarësia e Shqipërisë natyrale mbi bazën e ish-katër vilajeteve otomane me popullsi dërrmuese shqiptare. Këtë e pranuan edhe përfaqësuesit e 6 fuqive të mëdha që u mblodhën në Londër. Por u justifikuan se nuk e njohën Aktin Juridik të 28 Nëntorit gjoja për të shpëtuar paqen e Evropës.

Dhe duke e shndërruar Aktin e pavarësisë në 28 Nëntor 1912, thjesht në ditë të Flamurit, politikanët e Vilajeteve të Prishtinës dhe Tetovës, arrijnë në pohime të tjera si Maqedonia është atdheu Ynë apo që tani ekziston populli kosovar.

Unë e di se këtë shkrim do ta lexojnë simpatizantë të Enver Hoxhës, Ahmet Zogut, të Sali Berishës, Edi Ramës, të Hashim Thaçit apo Isa Mustafës, të Ali Ahmetit apo Menduh Thaçit. Por di edhe një gjë tjetër që kjo është e vërteta. Dhe Dhimbja e së Vërtetës është më e lehtë se Dhimbja e mashtrimit një shekullor.

Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha festonin 28 Nëntorin, por shijuan siç deshën 29 korrikun. Fatos Nano, Aleksandër Meksi, Ilir Meta, Pandeli Majko, Sali Berisha, festojnë 28 Nëntorin, por shijojnë 29 Korrikun. Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa shpallën 28 Nëntorin si Ditë të Flamurit për të shijuar 17 shkurtin si ditë të pavarësisë së Vilajetit të Prishtinës. Ali Ahmeti dhe Menduh Thaci shpallën 28 Nëntorin si ditë të Flamurit, për të shijuar 9 shtatorin, ditën e pavarësisë së Maqedonisë, të cilën ata e konsiderojnë atdheun e tyre.

Dhe të gjithë bashkë, harrojnë një të vërtetë të madhe: Shteti-Vilajet prodhon totalitarizëm ose autoritarizëm, prodhon varfëri dhe mercenarizëm. Shteti-komb prodhon demokraci dhe mirëqenie. Shteti-Vilajet prodhon përçarje deri në armiqësi dhe eliminime fizike. (Kujtoni historinë e pas viteve 20 deri në ditët tona). Ndërsa shteti-Komb është parakusht i demokracisë dhe i konkurrencës politike

Ismail Qemali fizikisht i përkiste fillim shekullit të 20-të. Por mendërisht i përket shekullit të 21-të. Kryeministra e mëvonshëm i përkasin fizikisht gjysmës së dytë të shekullit të 20-të dhe fillim shekullit të 21-të. Por deri më tani, të gjithë ata, mendërisht i përkasin kohës së Ali Pashës dhe Kara Mahmut Pashë Bushatit.

Sepse Ismail Qemali ishte kryeministër i parë i Shqipërisë Natyrale. Por a do të kemi një të dytë? Le të shpresojmë dhe të punojmë. Por deri atëherë, unë si mbështetës i Shqipërisë Natyrale, do të njoh vetëm një kryeministër, Ismail Qemalin. Unë refuzoj të njoh kryeministra Vilajetesh neootomane.

(Autori është kryetar i Listës për Shqipëri Natyrale)

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook