Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Libra

Platforma e Shqiperisë Natyrale

(Nga Platforma e Shqiperise Natyrale, faqe 234)

........Na thone se kombi shqiptar nuk ka nevoje te bashkohet por duhet te ndjeke shembullin e Gjermanise, Zvicres dhe Austrise. Eshte nje teze kunderhistrike dhe kundershqiptare. Eshte kunder historike sepse kur ne vitin 1291,  perfaqesuesit e kantoneve te Urit, Shwycit dhe Untervaldenit vendosen themelimin e e Konfederates Helvetike, ne Gjermani jetonin akoma fise gjermane, por jo shtet. Kur Aus...tria ne vitin 1815, pas disfates se Napoleonit u be kreyqendra e Koncertit te Vienes duke u dhene tonin per gati nje shekull marredhenieve nderkombetare, Gjermania akoma nuk ishte e bashkuar. Ndersa ne 28 nentor 1912, ata politikane shqiptare qe u mblodhen ne Vlore, ishin jo vetem nga gjithe hapsira e kombit shqiptar, por edhe shpallen pavarsine e Shqiperise natyrale, qe shtrihej ne 4 vilajetet e atehershme otomane.

Por modeli qe na serviret eshte edhe kundershqiptar. Konferenca e Londres e vitit 1913, i coptoi shqiptaret ne 5 pjese, mbi bazen e llogjikes koloniale, duke shperblyer me teritore shqiptare shtetet fqinje qe u konsideruan fitimtare te Luftes ballkanike apo qe kishin mbeshtetjen e kesaj apo asaj fuqie te madhe.

Por a ka nje model europian qe duhet te ndiqet edhe per Kombin shqiptar? Ka, dhe eshte shume i fresket. Dhe ky eshte shembulli gjerman. Gjermania ne vitin 1945 u nda ne kater pjese dhe me vone ne dy pjese per te kenaqur fitmtaret e Luftes se dyte boterore. Pas 45 vjtesh, kjo padrejtesi koloniale mori fund dhe Gjermania u bashkua. Ky eshte shembulli qe vlen edhe per kombin shqiptar. Perndryshe, kemi te drejte te pohojme se perballe kombeve dhe ceshtjeve te tyre kombetare, bashkesia nderkombetare aplikon dy standarte. Segmente te ndryshme te BE shprehen se ne rastin e Gjermanise kjo ndodhi pasi Gjermania Perendimore e kishte sanksionuar ne Kushtetute bashkimin kombetar. Po edhe ne Shqiptaret e kemi te sanksionuar ne Kushtetute bashkimin kombetar, bile ne Preambulen e saj. Dhe kete Kushtetute pasi e miratuan shqiptaret e konsideruan te drejte edhe juristet e nderuar te Komisionit te Venecias, edhe ekspertet e NATO. Prandaj ne kemi te drejte tu drejtohemi politikes dhe diplomacise gjermane: Na ndihmoni edhe ne te bashkohemi ashtu sic u bashkuat ju. Ju jeni Lokomotiva e BE, mos lejoni qe ne gjirin e saj te ekzistojne dy standarte ne ceshtjen kombetare, nje per kombet e medhenj dhe nje per kombet e vegjel.(Nga Platforma e Shqiperise Natyrale, faqe 234)

Për të lexuar një përmbledhje të librit, ju lutem klikoni këtu!

Për të lexuar një përmbledhje të librit, ju lutem klikoni këtu!

Të dënuar të bashkohemi

JEMI «TË DËNUAR» TË BASHKOHEMI

DERI NË KUFIJTË E SHQIPËRISË NATYRALE


Legjenda shqiptare e «Rotshildëve»

Hebrenjtë janë ndër kombet që kanë pasur më shumë legjenda në rrugëtimin e tyre kombëtar. Një ndër legjendat më të njohura ka të bëjë me familjen e njohur Majer-Rotshild. Thelbi i saj, në formë historie është si më poshtë:

-Sa Kombe ka në botë baba- e pyeti djali Natan Rotshildin.
Dhe ai u përgjigj :
-Dy more bir dhe mos e harro këtë; hebrenjtë dhe të tjerët.

Për të lexuar librin e plotë, ju lutem klikoni këtu!

Edhe shqiptarët kanë legjendat e tyre, në mënyrë figurative kanë «Rotshildët» e tyre. Legjendat më të shumta janë të përhapura në Veri të Shqipërisë, në Kosovë. Ja një prej tyre:

-Sa Vjosa ka në Shqipëri baba-, e pyet vajza babain në Kodrën e Trimave, në Prishtinë.
Dhe ai i pergjigjet : -Dy moj bijë dhe mos e harro kurrë këtë, një në Jug dhe 200 në Veri.(Imagjinoni sikur legjenda të kthehet në realitet, me 200 Vjosa, Liqeni i Fierzës, I cili e ka kapacitetin ujëmbledhës 14 mijë kilometra katrorë, nuk do të shterojë kurrë dhe nuk do të ketë kurrë krizë dritash për shqiptarët.)
-Sa Berat ka në Shqipëri- e pyet djali babain në Mitrovicë.
Dhe ai i përgjigjet : -Dy more bir, një në Jug të Shqipërisë dhe mbi pesëqind në Veri të saj. («Beratin», shqiptarët në Kosovë e kanë çuar deri në Kuvënd, deri në në drejtimin e gazetave të Kosovës, në biznesin e Kosovës. (Eshtë i lashtë Berati, më shumë se 2400 vjeçar)
-Sa Vlora ka në Shqipëri moj nënë- e pyeti vajza nënën diku në Drenicë ?
-Dy moj bijë dhe mos e harro, një ne Jug dhe qindra në Drenicë të kuqe dhe Drenicë të Pashës, në Pashtrik dhe Nerodime, në Llap dhe në Shal-Bajgorë-.(«Vlora» është edhe në këngën e Kosovës, edhe në zëdhënien e partive të Kosoves, është në gjithë Kosovën. Një nga Vlorat e
Kosovës është edhe kandidate për deputete).
-Sa Saranda ka në Shqipëri ? e pyet vajza nënën diku në Preshevë.
Dhe ajo i përgjigjet : -Dy moj bijë dhe mos e harro këtë ; një në Jug dhe njëqind e një në Veri, në Luginë, në Prishtinë. Deri edhe në biznes. (Saalbatring është emri i nje firme shqiptare diku në Veri të saj, e formuar nga shkurtimi i emrave Sarandë, Albani, Tringë). Ndërsa një Sarandë në Kosovë është kandidate për deputete.
-Dy moj bijë dhe mos e harro kurrë këtë, një në Jug dhe 200 në Veri.(Imagjinoni sikur legjenda të kthehet në realitet, me 200 Vjosa, Liqeni i Fierzës, I cili e ka kapacitetin ujëmbledhës 14 mijë kilometra katrorë, nuk do të shterojë kurrë dhe nuk do të ketë kurrë krizë dritash për shqiptarët.)
-Sa Berat ka në Shqipëri- e pyet djali babain në Mitrovicë.
Dhe ai i përgjigjet : -Dy more bir, një në Jug të Shqipërisë dhe mbi pesëqind në Veri të saj. («Beratin», shqiptarët në Kosovë e kanë çuar deri në Kuvënd, deri në në drejtimin e gazetave të Kosovës, në biznesin e Kosovës. (Eshtë i lashtë Berati, më shumë se 2400 vjeçar)
-Sa Vlora ka në Shqipëri moj nënë- e pyeti vajza nënën diku në Drenicë ?
-Dy moj bijë dhe mos e harro, një ne Jug dhe qindra në Drenicë të kuqe dhe Drenicë të Pashës, në Pashtrik dhe Nerodime, në Llap dhe në Shal-Bajgorë-.
(«Vlora» është edhe në këngën e Kosovës, edhe në zëdhënien e partive të Kosoves, është në gjithë Kosovën. Një nga Vlorat e
Kosovës është edhe kandidate për deputete).
-Sa Saranda ka në Shqipëri ? e pyet vajza nënën diku në Preshevë.
Dhe ajo i përgjigjet : -Dy moj bijë dhe mos e harro këtë ; një në Jug dhe njëqind e një në Veri, në Luginë, në Prishtinë. Deri edhe në biznes. (Saalbatring është emri i nje firme shqiptare diku në Veri të saj, e formuar nga shkurtimi i emrave Sarandë, Albani, Tringë). Ndërsa një Sarandë në Kosovë është kandidate për deputete.

Mund të vazhdonim akoma, janë me mijra «Berat, Vlora, Saranda, Delvina, Labinot, Shkumbin, Vjosa etj» që ndodhen në Kosovë në emra burrash dhe grash, djemsh dhe vajzash shqiptarë. Cfarë është kjo dukuri, përse flet kjo legjendë që vazhdon edhe ne fillim shekullin e 21-të ? Nuk është shënjë paganizmi, as afetarizmi, është thjesht Shqiptariadë. Ata nuk kishin mundësi ta kishin Jugun real në vëndin e tyre, prandaj e morën atë në shtëpitë e tyre. Dhe kësisoj Jugu i Shqipërisë ndodhet i tëri në Kosovë, në Veriun e Shqipërisë. Vështirë se mund të gjesh në historinë, mitet apo legjendat e kombeve, të atyre që janë në BE dhe atyre që nuk janë, të atyre që janë në Europë dhe të atyre që nuk janë, ndonjë histori të ngjashme me këtë shqiptariadë. Vështirë se mund të gjëndet ndonjë legjendë që të përgjasojë me legjendën e sapothënë. E madhe, stërmadhe ka qënë përpjekja për të shbërë kombin shqiptar, por shumë herë më e madhe ka qënë rezistenca për të mos u shbërë, për të mbijetuar, për të jetuar dhe së fundi për tu zhvilluar. Hebrenjtë u bënë shtet dhe komb. Shqiptarët janë akoma të pabërë. Atyre u thonë që është më mirë të shtetërohen edhe në shtete të huaj dhe të mos kombëtarizohen në shtetin e tyre. Atyre u thonë që të mos bashkohen, që Jugun ta kenë në tjetër shtet dhe Veriun në tjetër shtet, që Lindjen ta kenë në tjetër shtet dhe Perëndimin në tjetër shtet.

Prandaj edhe Legjenda shqiptare e «Rotshildëve» vazhdon. Dhe aty ku vazhdon legjenda, mungon realiteti. (Vlora do të zgjidhet deputete e Kuvëndit të Kosovës, Berati do të zgjidhet deputet I Kuvëndit të Kosovës. Edhe Saranda do te zgjidhet deputete e Kuvendit te Kosoves)

Prandaj edhe ky komb sa i pabërë, aq dhe i pavdekur po kërkon rrugë të tjera për tu bërë. Dhe për tu bërë si gjithë të tjerët, rrugët janë të gjitha të hapura

Dhe një nga ato rrugë është çka do të trajtojmë në këtë libër.


Për të lexuar librin e plotë, ju lutem klikoni këtu!

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook