Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Limaj: Me Krasniqin do formoj parti të re
Banner

Limaj: Me Krasniqin do formoj parti të re

Fatmir Limaj, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, njëri nga personalitetet kyçe të kësaj partije dhe aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës deklaron se ka pushuar aktivitetin e tij në këtë parti.

Limaj duke folur në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, ka thënë se bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, janë në përgatitje e sipër për formimin e një partie të re. "Nga viti 2012 unë më nuk e kam parë vetën pjesë e PDK-së. Pra sot edhe publikisht e them edhe formalisht se e pushoj aktivitetin tim në PDK. Ne shumë shpejt do të dalim me një ofertë të re politike para qytetarëve të Republikës së Kosovës. Me veprimet nuk është ajo PDK-ja që ka qenë dikur. Askush nuk merr përgjegjësi për rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Unë dhe Jakup Krasniqi nuk pajtohem me këtë funksionim të tanishëm të PDK-së. Shpresoj se do të ndryshojnë gjërat por kjo mbetet për tu parë. Në Kongresin e Partisë nuk është respektuar mendimi i njerëzve. Ne do të dalim shumë shpejtë me një ofertë të re shumë shpejtë do ta zyrtarizojmë”, ka thënë Limaj për RTK.

Duke folur për zhvillimet në vend ka theksuar se për shkak të procesit gjyqësor që është zhvilluar ndaj tij, nga viti 2010 më shumë ka qenë vëzhgues, sesa pjesëmarrës i zhvillimeve në skenën politike të Kosovës. PDK drejtohet nga Hashim Thaçi dhe zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013, acaruar treshen kryesore të UÇK-së, Thaçin-Krasniqin-Limajn duke çuar deri sot kur Limaj dhe Krasniqi deklarojnë se do të formojnë parti të re.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook