Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Rexhep Qosja: Enver Hoxha ishte diktator, por ndertoi nje shtet bashkekohor
Banner

Rexhep Qosja: Enver Hoxha ishte diktator, por ndertoi nje shtet bashkekohor

Rudina Xhunga - Një tjetër figurë është Enver Hoxha, për të cilin nuk po flitet në këtë 100 vjetor.

Rexhep Qosja - Nuk është normale. Edhe periudha e komunizmit në Shqipëri është një periudhë që e ka jetuar populli shqiptar pra, është një pjesë e historisë shqiptare. Nuk mund ta heqësh, nuk mund ta kapim me dorë atë periudhë 45-vjeçare dhe ta hedhim aty ku nuk shihet, dëgjohet e ku nuk flitet për të. Kjo nuk është e mundshme, nuk është e lejueshme, historikisht është e papranueshme.Kam lexuar mjaft të vërteta për atë regjim që ishte diktaturë totalitare me mjaft mjete të dhunës, por kam lexuar edhe shumë gënjeshtra dhe të pavërteta. Enver Hoxha ishte një sundimtar për një periudhë të gjatë të historisë shqiptare dhe në këtë periudhë u përdorën mjete që unë nuk i pranoj në jetë, politikë, shtet. Mirëpo Enver Hoxha nuk ishte i vetmi.

 

 

 

Ne kur flasim për Enver Hoxhën dhe komunizmin në Shqipëri duhet të kemi parasysh se kjo nuk ndodhte vetëm në Shqipëri. Komunizëm nuk kishte vetëm Shqipëria, por vende komuniste ishin bërë Rusia me një varg popujsh të tjerë, republika dhe krahina të tjera, komuniste ishte Polonia, Çekia, Çekosllovakia, komuniste ishte dhe është Kina, komuniste është Kuba, ishte një pjesë e Vietnamit. E pra, e pranuan komunizmin popuj të mëdhenj, me tradita të shkëlqyera historike, po kështu e pranoi edhe Shqipëria.Ashtu ishte pas luftës botërore, ashtu mendohej. Komunizmi iu premtonte njerëzve liri, barazi, të drejta sociale që nuk i kishin dhe prandaj njerëzit e përkrahën. Jo rastësisht komunizmi vendoset në një shtet ashtu siç u vendos në Shqipëri. Aq më tepër që në atë kohë komunizmi ishte shpresa e të varfërve dhe Shqipëria ishte e varfër dhe mund të duket fare e natyrshme, historikisht e kuptueshme si dhe pse fitoi aq lehtë komunizmi në Shqipëri.Sot ne flasim gjithqysh për Enver Hoxhën. Patjetër që do flasim për gjërat me të cilat nuk pajtohemi, gjërat e këqija, do flasim për terrorin e pasluftës por them se edhe për terrorin e pasluftës nuk mund të flasim pa patur parasysh vendet e tjera. Shqipëria nuk është vendi i vetëm ku u pushkatuan njerëz pas luftës. Me vjen keq për pasardhësit e të pushkatuarve, më vjen keq pasi nuk jam dakord me pushkatime të tilla, por nuk mund të mos mendoj se sjellje të tilla më të rënda se në Shqipëri kishte edhe në vende të tjera komuniste.

 

Ajo ishte një luftë për të qenë apo për të mos qenë, ishte luftë kundër një pushtuesi shumë të rrezikshëm, kundër fashizmit italian dhe kundër nazizmit gjerman. Unë e njoh mirë historinë e Jugosllavisë. Tito ka pushkatuar aktorë dhe aktore në Beograd, intelektualë dhe shkrimtarë shumë të njohur. Disave iu janë gjetur varret ndërsa disave nuk iu janë gjetur asnjëherë. Dhe numri i të pushkatuarve në përpjesëtim me numrin e popullsisë së Jugosllavisë dhe Shqipërisë shumë më i madh se atyre në Shqipëri.Tito, në vitin 1948 ndërtoi kampin e përqendrimit në Goliotok dhe atje dërgoheshin njerëzit që deklaroheshin pro Stalinit, që ishin për politikën e Stalinit, me mijëra luftëtarë ish-partizanë. Atje kushtet ishin të tilla sa njerëzit kërcenin prej shkëmbinjve dhe thyenin kokën sa i dilte truri mbi shkëmbinj. Atje, njerëzit ia ngulnin vetes gozhdët në kokë. Pra, në Goliotok ku ishte ai kamp që kishte ndërtuar Tito me Rankoviç.

 

Të mos flasim pastaj për terrorin në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera komuniste. Apo në Rumani, ku dhuna në Shqipëri nuk ka patur ato përpjesëtime siç kanë qenë në këto vende. Flasim për të këqijat që i ka patur ai regjim, por historiani, studiuesi njeriu objektiv që shikon objektivisht dhe të shikosh një rend politik, shoqëror në mënyrë objektive do të thotë ta shikosh ndershëm për veten në radhë të parë.Enver Hoxha, si të gjithë diktatorët, ashtu si Napoleoni, Cezari apo Aleksandri i Maqedonisë që ishte despot dhe që bënte tmerre ngado shkonte duke djegur qytete, kanë edhe disa të mira që mund të jenë më të vogla apo më të mëdha. Ka edhe regjimi i Enver Hoxhës një varg të mirash. E para, Enver Hoxha, me atë rend politik-shoqëror, me atë politikë e ideologji e shkëputi Shqipërinë prej një varfërie të madhe që sundonte përpara.Unë kam këtu në bibliotekën time dy vepra të botuara në vitin 1937, domethënë me rastin e 25-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. i kam lexuar jo vetëm një herë me kujdes dhe aty shihet në çfarë gjendje ishte Shqipëria në atë kohë, në një gjendje shumë të dhimbshme. Enver Hoxha e ndërroi atë gjendje, i siguroi atij populli bukën dhe mandej u arritën disa zhvillime para të cilave nuk mund t’i mbyllim sytë. Shqipëria ndërtoi institucione bashkëkohore të shtetit, të gjitha institucionet e mundshme që i ka një shtet i ndërtoi ai regjim. Ai regjim zhvilloi arsimin në përpjesëtime të mëdha, ai regjim zhduku analfabetizmin. Shqipëria, ashtu si në statistikat Jugosllave, hynte në shtetet me numrin më të vogël të analfabetëve. Ai regjim, ndërtoi institucione bashkëkohore që i kanë shtetet më të zhvilluara të kulturës dhe shkencës, ai regjim i zhvilloi studimet albanologjike. Ne kishim para Luftës së Dytë Botërore, aty-këtu ndonjë njeri që merrej me studime shqiptare, por Enver Hoxha me regjimin e tij bëri që studimet albanologjike të institucionalizohen dhe u realizuan arritje të mëdha në të këto studime në të gjitha fushat e albanologjisë. Ky regjim ndërtoi institutet e kulturës, operës, baletit, ansamblin me shumë rëndësi të valleve popullore, ky regjim bëri institute edhe në shkencat ekzakte.

 

Pra, ndërtoi një shtet bashkëkohor me të gjitha institucionet politike, shoqërore, kulturore, arsimore, shkencore. Nuk mund t’i harrojmë këto. Shqipëria sot ndriçohet edhe me hidrocentrale që ka ndërtuar ai regjim, apo në radhë të parë me ato termocentrale. Ai regjim e mbrojti Shqipërinë prej përmbytjeve, e shpëtoi Shqipërinë prej kënetave. U rritën tani kënetat, u rritën aq shumë sa po bëhen vërshime ashtu si Shkodra sepse regjimi i sotëm nuk po i kushton rëndësi ose i la të shkatërrohen ato që i kishte ndërtuar ai regjim me Enver Hoxhën në krye për mbrojtjen e qyteteve, fshatrave, fushave prej vërshimeve dhe brakave.Nuk mund dhe nuk duhet t’i harrojmë këto. E thashë më parë e dua ta përsëris se ai regjim i dha popullit shqiptar një dinjitet ndërkombëtarisht të njohur dhe kjo nuk është diçka e parëndësishme.

 

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook