Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Përllogaritja e mandateve për çdo qark, favorizohet e majta e bashkuar
Banner

Përllogaritja e mandateve për çdo qark, favorizohet e majta e bashkuar

Teksa ka filluar numërimi i votave, partitë politike kanë filluar edhe llogaritjet e tyre se sa vota nevojiten për ndryshimin e mandateve, kjo duke u bazuar edhe në rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme të 2009-s. Sipas llogaritjeve, do të mjaftonin vetëm pak vota, lehtësisht të arritshme, nëse do të merret parasysh edhe rritja e numrit të zgjedhësve për ndryshimin e rezultateve.

E majta për 840 vota diferencë kundrejt koalicionit të djathtë do të mund të rrëmbejë mandatin e 6-të në Berat. E djathta do të humbte një mandat duke shkuar në 2 mandate, një nga më të ulëtit. Edhe në qarkun e Elbasanit, fitorja e një mandati tjetër nga Aleanca për Shqipërinë Europiane është lehtësisht e mundshme. Vetëm 1040 vota duhen që e majta të fitojë mandatin e tetë në Elbasan dhe Partia Demokratike me aleatët e saj do të ruajë vetëm mandatin e gjashtë. Shpresat e socialistëve shtohen e dhe më shumë nga përqindja e lartë e votuesve në këtë qark , si dhe nga sondazhet tepër pozitive si brenda qytetit të Elbasanit dhe në Librazhd dhe Përrenjas, ku e majta pret të dominojë bindshëm. Kryeqyteti i së majtës, Fieri, i cili është i dyti për nga numri i mandateve që prodhon në rang vendi pas Tiranës, pritet t’i japë deputetin e dhjetë së majtës. Do të duheshin vetëm 1280 vota për kalimin e një mandate në favor të së majtës dhe zbritjen e koalicionit të djathtë në gjashtë mandate.

Edhe sigurimi i mandatit të 17-të nga koalicioni i majtë, nuk është më një ëndërr, pasi në bazuar mbi rezultatet e 2009-s, Aleanca për Shqipërinë Europiane për 2040 vota arrin që të rrëmbejë edhe mandatin e 17, ndërsa të djathtët vetëm 15 për qind. Bastioni i së majtës Vlora këtë herë pritet që të përforcojë edhe më tej fitoren e së majtës. Pavarësisht numrit të madh të partive garuese të cilat pretendojnë të sigurojnë vota, PS-ja me aleatët e saj fiton edhe mandatin e tetë. Do të nevojitej një diferencë prej vetëm 3100 votash edhe e majta do të fitonte mandatin e 8, ndërsa të djathtët do të merrnin vetëm katër mandate.

Më i rrezikuari paraqitet mandati i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, e cila pritet që të humbë edhe mandatin e saj të vetëm të fituar katër vjet më parë. Në qarkun e Dibrës së majtës do t’i dihej të krijonte një diferencë prej 6500 votash me koalicionin e djathtë për të barazuar shpërndarjen e mandateve. Gjithashtu në Durrës së majtës për të kaluar në avantazh për të siguruar mandatin e 7, do të duhej që të siguronte 6620 vota kundrejt koalicionit Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim. Në Gjirokastër, që e majtë të fitojë mandatin e katërt, do të duhet të fitohen 7680 vota më shumë se e djathta, kurse në qarkun e Korçës 3740 vota diferencë e majta krahasuar me të djathtën. Në qarkun e Kukësit, shpresat për të arritur barazimin në ndarjen e mandatit janë tepër të mëdha.

Nga 3 me 1 që është ndarja aktuale në favor të së djathtës, pritet që e majta të sigurojë 2 mandate duke I dhënë një tjetër goditje PD-së. Që Partia Socialiste të fitojë mandatin e pestë në Shkodër do të duhej të krijohej diferenca prej 7205 votash me koalicionin e djathtë. Nëse Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, do të arrinte që të fitonte këto sasi votash, atëherë do të fitohen 891 mandate, ndërsa koalicioni i djathtë 59 mandate. Sipas këtyre të dhënave, asnjë mandat nuk pritet që të fitohet nga partitë e tjera jashtë këtyre koalicioneve.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook