Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

FH:Liria ne Shqiperi eshte ne renie

Shqipëria rezultoi me rënie në indeksin e lirisë për vitin 2011 në raportin e publikuar sot nga organizata Freedom House. Duke folur për Zërin e Amerikës, zëvendës presidenti për strategjinë dhe analizën në “Freedom House”, Christopher Walker thotë se, disa nga arsyet për rënien ishin dhuna në protestat e janarit 2011 që shkaktoi vdekjen e disa personave dhe vështirësitë në luftën kundër korrupsionit.

 

Sipas tij, në raportin e këtij viti Shqipëria ka pasur rënie për disa arsye të tjera.

“Njëra prej tyre ishte dhuna në protestat e janarit 2011 që shkaktoi vdekjen e disa protestuesve. Po ashtu ne identifikuam vështirësi në luftën kundër korrupsionit, që është një sfidë në gjithë rajonin, por në Shqipëri e kemi hasur rregullisht në paaftësinë e sistemit për hartuar mekanizma të frytshme për të luftuar korrupsionin. Arritëm gjithashtu në përfundimin se zgjedhjet vendore të vitit të kaluar patën një numër të metash, gjë që kontribuoi tek prirja në rënie në Shqipëri.”- ka thënë ai për Zërin e Amerikës.

Christopher Walker  vazhdon më tej intervistën, duke thënë se një nga problemet që është vënë re edhe në raportin e këtij viti janë çështjet që lidhen me pavarësinë e gjyqësorit, rastet e politizimit të gjyqësori.

Lidhur me shanset e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, Walker  shprehet se përsa kohë të ketë hendeqe në drejtimet kryesore si shteti ligjor, paaftësia për të zgjidhur problemin e korrupsionit, të gjitha këto do të jenë pengesa në rrugën e anëtarësimit në BE.

Zgjidhja sipas tij, është që të gjenden mënyrat dhe mekanizmat që e kanë bazën më shumë tek institucionet dhe jo tek personalitetet.

“Kjo është një sfidë madhore në vendet që për një arsye apo një tjetër kanë pasur në qendër politikën e mbështetur tek personalitetet. Ky është një problem në shumë nga vendet që aspirojnë demokracinë në Evropën Juglindore, si edhe në pjesë të tjera të Evropës Lindore dhe të Euroazisë. Megjithatë për qytetarët e Shqipërisë dhe të tjerë të interesuar për vendin, që duan të shohin rezultate më pozitive në një atmosferë demokratike përgjegjësie dhe transparence, ku të ofrohen shanse për gjithë vendin, sigurisht do të kishte përfitime nëse punojnë për forcimin e këtyre institucioneve e jo duke u mbështetur te personalitetet individuale.”-ka përfunduar Walker.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook