Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Gashi: Rrjedha e Radikës s’mund të ndryshohet pa pëlqimin e Kosovës
Banner

Gashi: Rrjedha e Radikës s’mund të ndryshohet pa pëlqimin e Kosovës

Maqedonia s’mund të ndryshojë rrjedhën e lumit Radika, pa pëlqimin e Kosovës. Kështu i tha Dardan Gashi, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Dardan Gashi, ambasadorit të ri të këtij vendi në Kosovë, Ilija Strashevski, gjatë takimit të sotshëm.

Takimi ishte me karakter kurtoazie, në të cilin u rikonfirmua bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve në sferën e mjedisit, vazhdimin i projekteve të përbashkëta, si memorandum i mirëkuptimit dhe forcimi i mëtutjeshëm i relacionint bashkëpunues, siç është ai i komitetit ndërshtetëror drejtues për menaxhimin e lumit Lepenc. Amabasdori u njoftua mbi projektin e MMPH-së për mbrojtjen e lumit Lepenc në territorin e Komunës së Kaçanikut me kosoto mbi 1,500,000 euro. Po ashtu u dakorduan se nga ana maqedone do të ketë bashërendim me Kosovën, rreth veprimeve në lumin Radika, konform standardeve europiane mbi bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën e ujërave.

Ministri Gashi shprehu vullnetin e MMPH-së për forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Maqedoninë, në kuadër edhe të bashkëpunimit rajonal rreth çështjeve mjedisore si dhe në zvogëlimin e barrierave ndërkufitare, njoftohet përmes një komunikate. Ambasadori i posazgjedhur i Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski, theksoi gatishmërinë e shtetit të tij për forcimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha sferat, posaçërisht në ato mjedisore, duke shprehur edhe angazhimin e tij të fuqishëm në këtë drejtim, gjatë misionit në Kosovë. (INA)

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook