Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Kurti: Policet me terhoqen zvarre

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka rrëfyer detaje të aksionit të lëvizjes së tij, që u mbajt më 14 janar. Ai ka treguar policët se së paku dy prej policëve e kanë kapur për gjymtyrë dhe kanë filluar ta tërheqin zvarrë prapa kordonit të policisë.

Kurti më tej deklaroi se është dukur qartë se nuk synohej vetëm arrestimi, por edhe demonstrimi i një force fizike mbi ta.
“E di që së paku dy prej policëve më kanë kapur për gjymtyrë dhe kanë filluar të më tërheqin zvarrë prapa kordonit të policisë, mirëpo në ato momente, mbase fare pak sekonda mbi trupin tim janë vendosur shumë duar të protestuesve, të cilët janë munduar të më tërheqin në anën e kundërt”, ka bërë të ditur Kurti në një intervistë për “Kosova Sot”.

Sipas tij, numri i protestuesve ka qenë i kënaqshëm. Ai më tej u shpreh se numri i protestuesve do të ishte më i madh, sikur qytetarët të mos i dëgjonin deklaratat e përditshme të qeverisë dhe qeveritarëve, të cilët fjalën dhunë nuk e hiqnin nga fjalori i tyre.

“Mos harroni se kjo nuk ka qenë protestë në një qytet, kur njerëzit shumë më lehtë vijnë, por ka qenë një protestë ku ka shumë më pak banorë, dhe rrjedhimisht nuk mund të pritet të ketë numër sikur në protestat në zonat urbane... Numri i protestuesve në të dy pikat, atë të Dheu i Bardhë dhe në Merdar, ka qenë rreth 2 mijë, sepse ka pasur shumë tendenca për ta zbritur numrin. Janë përmendur shifra të pavërteta, por rreth 2 mijë kanë qenë në Merdar dhe 2 mijë në Dheun e Bardhë”, ka deklaruar Kurti.

Duke folur rreth debatit në rrjetet sociale, gjegjësisht rreth përqeshjes nga ana e deputetit të PDK-së, Berat Buzhala dhe zëvendësministrit, Ilir Mirena, Kurti tha “Nuk mund t’i komentoj ato, sepse nuk mund t’i marr seriozisht. Unë nuk mund t’i marr seriozisht këta njerëz”. /Telegrafi/

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook