Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

FBI: Zbulohen vrasesit e Aleks Nikes ne 21 janar

Prokurori amerikan i dorëzon rezultatet e ekspertizës së FBI Ina Ramës në zyrë, pistoleta 9 mm e Gardës qëlloi Aleks Nikën

Prokurori amerikan, Mike Cain, që po asiston hetimet për ngjarjet e 21 janarit në Tiranë, ka zhvilluar dje një takim me proku-roren e Përgjithshme Ina Rama dhe krye-prokurorin e Tiranës, Sokol Malaj.


Takimi i mbajtur në mesditë në Prokurorinë e Përgjithshme, jozyrtarisht mësohet se është mbajtur me qëllim dorëzimin e raportit të ekspertizave të realizuara nga FBI në lidhje me ngjarjet e 21 janarit të një viti më parë. Nga burime jo zyrtare është mësuar se ekzaminimet e kryera në SHBA mbi pesë gëzhoja, kanë gjetur se predha që ka vrarë Aleks Nikën përputhet në një përqindje të caktuar me viaskat e një prej pistoletave të Gardës së Republikës. Sipas burimeve, bëhet fjalë për një pistoletë 9 mm, ndërsa thuhet se predha ka pasur dëmtime të shumta e të dukshme, të ardhura nga rikosheta në gardhin metalik të Kryeministrisë apo nga kontakti me sipërfaqe të tjera para se të prekte të riun nga Lezha. Dy ditë më parë, prokurori amerikan ka mbërritur në Tiranë së bashku me përgjigjet e ekspertizave të kryera mbi një numër gëzhojash të gjetura në trupin e Aleks Nikës dhe Faik Myrtajt, ndërsa në ekspertizë në SHBA u përfshinë edhe disa predha të gjetura në trungjet e pemëve përballë Kryeministrisë, si dhe në disa zyra në të njëjtën zonë. Në ekspertizë u përfshi edhe një numër pistoletash të Gardës së Republikës, që u përkisnin efektivave që dyshohej se kishin qëlluar me armë. FBI kreu ekspertim edhe për serverin e Kryeministrisë, në të cilin, sipas këqyrjeve paraprake, ka dalë se janë kryer veprime pas mesnatës së 21 janarit ndërsa gdhinte data 22 janar, para se prokuroria të mbërrinte për ta sekuestruar një ditë pas ngjarjeve te godina e qeverisë

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook