Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Thellohet skandali i videopergjimeve

Ish-deputeti i LSI-së Spartak Braho publikoi mbrëmë në një emision televiziv një video përgjim, e cila implikon sipas tij ish-ministrin e Ekonomisë dhe Energjetikës Dritan Priftin në afera korruptive bashkë me një tjetër zyrtar. Gjatë emisionit u shfaq transmetimi i videos prej 20 minutash ku sipas Spartak Brahos në video është Dritan Prifti duke marrë lekë duke thënë se ky filmim është bërë 10 ditë pas filmimit që i është bërë Ilir Meta. “Ky filmim është bërë 10 ditë pas filmimit të Meta. Janë të njëjtat mjete filmimi.


Tik-taku i orës dallohet qartë, nuk e di nëse është e njëjta orë me atë që filmoi z.Meta. Biseda është e vështirë në filmim por bëhet fjalë për shkëmbim parash. Përmban dhe emrin e z.Meta. Ka një shpirtbardhësi të Priftit që thotë, një pjesë t’ja çojmë, pjesën tjetër do e mbajmë vet. Një pjesë e këtij materiali ka qenë pjesë e dosjes së z.Meta për hetim. Prokuroria nuk lejoi që ky person të thirrej si dëshmitar, ai që paraqitet me njollë në filmim. Nuk e di pse por më bën të dyshoj se këta të dy persona kanë një marrëveshje që konkretizohet me një aferë korruptive që bëhen pjesë e PS-së. Ky person, bashkë me Gramoz Ruçin e Tom Doshin kanë udhëtuar në Gjermani. Të dyve u është premtuar që do të ishin në listën e deputetëve, njëri në Vlorë tjetri në Shkodër. Të tëra këto incizuara nga Prifti dhe ndodhen në këtë çantë”, - theksoi Braho.

Para një paneli gazetarësh bëri të ditur se kjo video ka 187 orë filmime që implikojnë Priftin në korrupsion. “Janë 187 orë filmime. Unë kam detyrim ligjor që t’i çoj pranë organeve gjykatëse. Si mund të mos i çoj ku aty përmenden emra që janë pjesë e strukturave të shtetit. Z.Prifti si prodhues, një pjesë të tyre i ka përdorur dhe i ka dorëzuar, një pjesë i ka ruajtur. Një pjesë janë dhe në dorën time. Këto nuk janë video që janë prodhuar nga unë. Në vendin dhe kohën e duhur do të bëhen publike. Jemi akoma në studim. Nuk e di a do të dalë vendim i qeverisë por Prifti duhet të trajtohet si pjesë e kabinetit. Nuk do t’i ruaj një vit si z.Prifti. Unë i disponoj prej dy javësh. Z.Prifti i ka bërë presion gjykatës me këto video ndërsa unë jo.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook