Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Dukanovic, ka thënë se është i bindur se qarqe të caktuara në Beograd i kanë ofruar Sreten Jocicit - të akuzuarit për vrasjen e gazetarit kroat Ivo Pukanic - statusin e dëshmitarit të mbrojtur në këmbim të akuzave kundër tij.
"Nëse këtë e thotë një njeri para një organi shtetëror në Serbi, a është dashur kjo të jetë frymëzim për dikë në Serbi për të vazhduar hetimet për të verifikuar se kush ia ka ofruar këtë Jocicit, dhe se a është bërë me urdhër të dikujt nga kreu, apo këtë e ka bërë ndonjë serb i magjepsur i cili në këtë mënyrë është dashur t’i hakmerret Malit të Zi për pavarësinë ose pranimin e Kosovës”, ka thënë Dukanovic për televizionin Atlas të Podgoricës. Jocici para Gjykatës së Lartë në Beograd, ku kundër tij zbatohet procedura për akuzën se ka kryer vrasjen e Pukanicit, ka thënë se gjykata dhe policia kanë bërë presione te ai që në këmbim të statusit të dëshmitarit të mbrojtur ta akuzojë këtë Mile Dukanovicin, Stanka Suboticin – Canen dhe Brane Micunovicin. (Telegrafi)
