Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Topi: Viti 2012 eshte viti i integrimit

Presidenti i Republikës Bamir Topi tha se viti i 100-vjetorit të Pavarësisë, ka vetëm një sfidë për Shqipërinë: marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

Presidenti, që iu drejtua diplomatëve të huaj të akredituar në Tiranë, tha se vendi ka nevojë për vazhdimin e reformave. Ajo që do t'i jepte frymë demokracisë, sipas tij, është rrotacioni politik. Por ky pohim merr një kuptim të vecantë, duke mbajtur parasysh ambicjen e afishuar të presidentit për t'u rikthyer në politikë.

"Prej pesë vitesh kam nderin t’i shërbej vendit tim në detyrën e Kryetarit të Shtetit. Gjatë këtij viti, Shqipëria do të ketë zgjedhjet e reja presidenciale dhe unë konfirmoj edhe njëherë se vazhdimisht kam nxitur e mbështetur modelin e rrotacioneve demokratike në krye të institucioneve, çfarë i jep frymëmarrje demokracisë, rrit besimin publik tek institucionet dhe mbetet nevojë për vende si Shqipëria, të cilat kanë dalë nga sisteme totalitare të izoluara dhe kanë një tranzicion të gjatë e të vështirë", tha Topi.

Sipas ambasadores zviceriane, që foli edhe në emër të diplomatëve të tjerë, sfida e integrimit europian të Shqipërisë kërkon kontributin e të gjithëve.

"Ky objektiv sfidues ka nevojë për kohën e vet dhe për përpjekje të vazhdueshme që t'ia dilni mbanë. Mbi të gjitha ai kërkon konsensus kombëtar, përkushtim të fortë dhe një veprim të përbashkët të të gjithë klasës politike, si të qeverisë, edhe të opozitës, të të gjithë aktorëve ekonomikë dhe shoqërore, me një fjalë të të gjithë shoqërisë shqiptare", tha ambasadorja Yvana Enzler.

Kjo pritje me trupin diplomatik ishte pritja tradicionale që Presidentit i Republikës jep në fillim të vitit të ri, për diplomatët e huaj të akredituar në Tiranë.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook