Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Miratohet kundermocioni per reciprocitet me Serbine

Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi të premten mocion të ri për reciprocitet me Serbinë, të propozuar nga partia në pushtet, Partisë Demokratike të Kosovës, dhe koalicioni qeverisës, duke e sfiduar kështu mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje të vitit të kaluar për reciprocitet me Serbinë.

Me 59 për, 41 kundër dhe një abstenim, Kuvendi miratoi mocionin që e detyron Qeverinë t’i raportojë Kuvendit çdo tre muaj për reciprocitet, por që shfuqizon të gjitha vendimet tjera lidhur me këtë çështje.

Kryetari i GP të Partisë Demokratike, Adem Grabovci tha se zhvillimet e fundit janë karakterizuar me situatë të tillë që nuk i japin imazh të mirë vendit dhe janë të interesuar që çështjet me interes t’i diskutojnë brenda institucioneve.

Në anën tjetër, tri partitë opozitare, LDK, AAK dhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk e votuan mocionin me arsyetimin se janë kundër shfuqizimit të vendimit të mëhershëm të Kuvendit të Kosovës për reciprocitet me Serbinë.

“Kjo tendencë e Grupit Parlamentar të PDK-së për ta shfuqizuar vendimin e mëparshëm të Kuvendit është vetëm një tendencë për t’ia mundësuar Qeverisë ta vazhdojë ta bëjë atë që e ka bërë deri tash, pra shpërfilljen e Kuvendit dhe interesave të vendit”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentarë të Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Grabovci, tha se mocioni i sotëm i hap rrugë perspektivës së vendit. Por Ymeri tha po ashtu se mocioni i miratuar tregon qartë se nuk ka reciprocitet me Serbinë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës, me shumicë votash, ka miratuar mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për marrjen e masave të reciprocitetit në raport me mallrat e Serbisë. Mocioni ishte miratuar pas një debati rreth çështjes së masave të reciprocitetit me Serbinë që ishin vendosur më 20 korrik të 2011-ës, si kundërpërgjigje ndaj bllokadës që Serbia u kishte vendosur mallrave nga Kosova. /Telegrafi/

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook