Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Banner

Meyer: Harta e Ballkanit nuk ka perfunduar

Analisti amerikan për Ballkanin, Steven Meyer, mendon se ende nuk është vizatuar harta përfundimtare e kufijve të Ballkanit.

Sipas tij, Perëndimi në rastin e Kosovës duhet të pajtohet me zgjidhjen e përbashkët që e arrijnë Prishtina dhe Beogradi. Ai madje nuk përjashton shkëmbimin e territoreve, “të jugut të Serbisë (Lugina e Preshevës – v.j.) me veriun e Kosovës, nëse për këtë pajtohen të dy palët, pa diktatin e Washingtonit, Brukselit apo Berlinit”.

 

“Kosova është konflikt i ngrirë, prandaj as Beogradi e as Prishtina nuk po mund të ecin tutje”, ka thënë Meyer për Novosti. “Beogradi duhet të përpiqet ta ruaj veriun e Kosovës, dhe për këtë Serbia duhet të insistojë në të drejtat që i janë dhënë me Rezolutën 1244”.

Brukselit, Washingtonit, dhe veçanërisht Gjermanisë, mendon Meyer, Serbia duhet “në mënyrë diplomatike t’u thotë të ndalojnë me presionet dhe kërkesat joreale”.

“Madje edhe ta pezullojë përkohësisht dialogun me Prishtinën derisa Perëndimi të mos e ndryshoj qasjen në raport me Serbinë”.

Sipas Mayert, Ballkani çdo herë e më pak është i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se njerëzit e vetëm që ende duan ta “shtypin” Serbinë janë “Clintonët e vjetër”, përderisa fokusi i administratës së Barack Obamas është diku tjetër.

Në pyetjen se ku tjetër mund të ndryshojnë kufijtë, Meyer e përmend Maqedoninë e mbi të gjitha Bosnjën të cilin shtet e quan “eksperiment i cili që në start nuk ka funksionuar, por mbijeton për shkak të presionit perëndimor”.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook