Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Çeku: Ngërçi politikë po dëmton FSK-në
Banner

Çeku: Ngërçi politikë po dëmton FSK-në

Ministri në detyrë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka deklaruar se vonesa e formimit të institucioneve po shkon në dëm të projektit të madh kombëtarë, atij të transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura.

Çeku në një intervistë për KosovaPress, ka theksuar se këto vonesa që kanë ndodhur po shkojnë në dëm të këtij projekti kombëtarë. “Po besoj që shpejtë do të formohen institucionet e Kosovës dhe një ndër prioritetet e para të legjislaturës së re në Kuvend dhe të Qeverisë së re do të jetë marrja e një vendimi të tillë që Kosova ta ketë ushtrinë e vet”, ka thënë Çeku.

I pari i FSK-së, ka shtuar se pengesa kryesore për mos shndërrimin e FSK-së në Forcë të Armatosur sipas tij, ka qenë faktori ndërkombëtarë, i cili u ka dhënë përparësi kërkesave të Serbisë, në mënyrë që mos të shqetësohet Serbia. Megjithëse, këtë pengesë e kanë tejkaluar dhe kanë bërë përgatitjet e nevojshme për transformim.

Çeku ka thënë se kushtëzimi i komunitetit serbë në Kuvendin e Kosovës dhe vullneti politik i pengoi proceset e ndryshimeve kushtetuese në mënyrë që Kosova të bëhet me Forca të Armatosura. “Pengesë është faktori ndërkombëtarë që duke pasur KFOR-in këtu, duke i dhënë fatkeqësisht shumë përparësi kërkesave të Serbisë, duke u kujdesur që mos të shqetësohet Serbia, mos të kundërshtohet, vazhdimisht na kanë thënë e keni KFOR-in nuk keni nevojë, nuk ka nevojë Kosova etj. Por, ne tani gjitha këto pengesa i kemi tejkaluar. Në Parlament, në legjislaturën e kaluar pat disa pengesa nga deputetët e komunitetit serbë, që e kushtëzonin votën e tyre pro ndryshimeve kushtetuese me vende të rezervuara. Atë kohë ishim në atmosferë parazgjedhore dhe nuk pat vullnet politik te disa parti të tjera të opozitës që të negociohet me deputet të tjerë. Erdh deri te një situatë që e lanë për këtë legjislaturë”, ka theksuar Çeku.

Sipas tij, janë edhe afër plotësimit të kushteve që Kosova të anëtarësohet në NATO. Ai shtoi se janë pesë kushte që duhet të plotësohen për çdo vend që dëshiron të anëtarësohet në NATO. E para është që ai vend të ketë demokracinë e mirëfilltë, e dyta që ai vend duhet ta ketë ekonominë e tregut, kushti i tretë është që ai vend duhet të ketë ushtri, kushti i katërt është që Forcat e Armatosura të atij vendi të jenë kompatibile me forcat e NATO-së, si dhe kushti i pestë është që ai vend i cili aspiron të anëtarësohet në NATO, duhet të ketë raporte të mira fqinjësore me gjithë fqinjët dhe ta respektoj sovranitetin e gjithë fqinjëve përreth.

Çeku ka treguar se nuk janë larg plotësimit të këtyre kushteve, por kryesori sipas tij, është raporti me Serbinë ku kërkohet që të normalizohen raportet dhe këto raporte mos të jenë burim i një konflikti në të ardhmen. “Duke i parë këto 5 kushte ne jemi shumë afër me formimin e Forcave të Armatosura, dhe jemi duke u ndërtuar me standardet e NATO-s, por kushti kryesor aspekti politik, raportet, me Serbinë”, ka thënë Çeku.

Sa i përket prezencës së FSK-së në veri, Çeku, ka treguar se nuk është pjesë e bisedimeve me Serbinë mos prezenca e FSK-së në veri. Ai ka thënë se ajo është kërkesë e NATO-s dhe Kosova sipas tij është pajtuar që mos të shkoj pa leje të komandantit të KFOR-it. Ai ka theksuar se para dy muajve kanë qenë në liqenin e Gazivodës për të kërkuar trupat e dy qytetarëve atje.

Ndryshe, Çeku ka përmendur edhe disa realizime të objektivave që kanë qenë në këtë mandat duke falënderuat të gjithë bashkëpunëtorët që i kanë ndihmuar deri te ushtari i fundit, pasi sipas tij po e përmbyllin një mandat shumë të suksesshëm. Disa nga arritjet që i ka përmendur Çeku, janë përmbushja e kapaciteteve të plota operacionale të FSK-së dhe të deklaruara nga NATO, vazhdimi i mbështetjes së NATO-s për FSK-në edhe pas deklarimit të kapaciteteve të plota operacionale.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook