Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Danaj: Putin në Beograd, a do ta krahasojë përsëri Kosovën me Krimenë?
Banner

Danaj: Putin në Beograd, a do ta krahasojë përsëri Kosovën me Krimenë?

Në 16 tetor, Presidenti rus Putin do të vizitojë Beogradin. Ajo që na intereson ne, është fakti se a do të krahasojë përsëri Kosovën me Krimenë sic bëri para disa muajsh. Dhe e dyta, a do të korigjigjojë “harresat” e deklaratës së parë. Cila ishte kjo “harresë”? Ajo kishte të bënte me 6 fakte. Ja cilat janë ato:

E para: Presidenti Putin e di shumë mirë se Kosova u aneksua me dhunë Sërbisë, pas Konferencës famëkeqe të Londrës, ndërsa Krimeja ju dha Ukrainës nga Byroja Politike e PKBS në kohën e Hrushovit. Le të dënojë Putin mbledhjen famëkeqe të Londrës që coptoi kombin shqiptar dhe ja dha Kosovën Sërbisë duke e trajtuar si plackë lufte!!. As më shumë e as më pak le të bëjë atë që bëri Lenini në 1917.

 

E dyta: Mbi Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës u ushtrua një gjenocid gati një shekullor nga shovinizmi sërb. Le ta dënojë presidenti Putin këtë gjenocid zyrtarisht.

E treta: Rusia është ajo që mban akoma në këmbë Rezolutën famëkeqe 1244, duke vendosur Veton e saj. Kjo Rezolutë, është akoma si fusnotë pas fjalës Kosovë. Le ta heqë, Putin, të drejtën e Vetos duke u bërë nismëtar I anullimit të kësaj Rezolute.

E katërta: Kosova nuk ka të drejtë me Kushtetutë të bashkohet më Shqipërinë, për shkak të kësaj Rezolute. Le të ndikojë Putin tek arbitrat ndërkombëtarë, për të ndryshuar Kushtetutën duke lejuar Kosovën të bashkohet me Shqipërinë.

E pesta: Putin duhet ta dijë se miqtë e tij sërbët e kërcënojnë Kosovën me ndarjen e Veriut të saj, ndërsa Krimeja u bashkua me Rusinë pa pyetur se sa tatarë apo ukrainas jetojnë atje. Për kulturë të diplomacisë ruse, në Kosovë jetojnë 92 përqind shqiptarë dhe 8 përqind pakica kombëtare. Në Krime jetojnë 58 përqind rusë dhe 32 përqind pakica kombëtare.

E gjashta: Në Konferencën e Potsdamit në Korrik 1945, populli shqiptar I Kosovës u trajtua si pakicë që kishte marrë pjesë aktive në Luftën e dytë botërore me 50 mijë antifashistë dhe 6 mijë dëshmorë. Megjithatë, aleatët më të ngushtë të Putinit, sërbët vazhduan gjenocidin ndaj tyre dhe shpërnguljen në Turqi.

Pra janë gjashtë fakte që nuk janë thënë as nga Putin, por disa prej tyre as nga diplomatët perëndimorë, që kanë vënë shënjën e paralelizmit midis Kosovës dhe Krimesë apo që e kanë kundërshtuar atë. Kur të pranohen këto gjashtë fakte në fillim nga Moska e Putin dhe pastaj disa prej tyre edhe nga miqtë e sërbëve në Bruksel, shqiptarët do të gjykojnë ndryshe. Deri atëhere ata nuk I pranojnë deklarimet demagogjike si nga Moska ashtu edhe nga një pjesë e Brukselit.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook