Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Serbia merr karton të verdhë për shkak të Rusisë
Banner

Serbia merr karton të verdhë për shkak të Rusisë

Mesazhi i komisarit të BE-së, Johanes Hahn, që Serbia duhet të rishqyrtojë çështjen e futjes së sanksioneve kundër Rusisë, do të jetë prezent edhe në raportin vjetor të Komisionit Evropian.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta serbe ‘Blic’ nga burimet diplomatike në Bruksel, kurse në raportin e Komisionit Evropian, që do të prezantohet më 8 tetor në Bruksel, do të sqarohet se Serbia ende nuk është harmonizuar me politikën e BE-së ndaj Rusisë dhe se është e nevojshme që në këtë drejtim të arrihet progres.

 

Pikërisht për shkak të krizës në Ukrainë hapja e kapitullit të 31-të në negociatat për përafrim mund të ketë probleme, theksojnë burimet. Por, ndaj Serbisë nuk do të ketë presione aq të mëdha derisa të mos zbatohet në tërësi marrëveshja e Brukselit me Prishtinën. “E kemi hedhur poshtë deklaratën e Johanes Hahn-it që Serbia nuk ka gjasa që të jetë anëtare e BE-së në pesë vitet e ardhshme. Kjo nuk është ndonjë befasi e madhe, vendimi është i pritur, por gjithsesi do t’i vazhdojmë reformat, do ta vazhdojmë rrugën tonë drejt BE-së dhe të bëjmë më të mirën deri në fillim të vitit 2019, kur gjithçka do të jetë në duart e të tjerëve”, ka thënë kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq në Forumin për Siguri të mbajtur në Beograd. Ai ka shtuar se rruga e Serbisë është BE-ja, por edhe marrëdhëniet e mira me Rusinë, dhe se kjo nuk do të ndryshojë.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook