Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme The Washtington Post: Rama në Serbi, do kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës
Banner

The Washtington Post: Rama në Serbi, do kërkojë njohjen e pavarësisë së Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet që më 22 tetor të zhvillojë një takim zyrtarë në Serbi. Ky do të jetë takimi i parë që një zyrtar i lartë i Shqipërisë do të bëjë në Serbi, qysh nga viti 1948.

Ndonëse një takim i përfolur shumë herë ky i kryeministrit Rama, pritet që një nga temat e diskutimit të jetë dhe kërkesa që do i bëhet Beogradit zyrtar për të njohur Kosovën, citon prestigjiozja The Washtington Post.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka konfirmuar, sot, se Kryeministri Edi Rama, ka në plan që të vizitojë Beogradin më 22 tetor, ku tema që do të diskutohet gjatë këtij takimi do të jetë kryesisht për shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës në jug të Serbisë.

Rreth 90 për qind e 35, 000 banorëve që jetojnë në Preshevë, janë shqiptarë. Lideri i fundit i Shqipërisë, që ka vizituar Beogradin, ka qenë diktatori komunist Enver Hoxha, i cili ishte takuar me liderin e Jugosllavisë në atë kohë, Josip Broz Tito në vitin 1948. Vitin e ardhshëm, pas këtij takimi, marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve, janë prishur.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook