Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Vllasi: Çelësi për Karaçevën është në NATO
Banner

Vllasi: Çelësi për Karaçevën është në NATO

Analisti dhe njohësi i mirë i zhvillimeve politike edhe në raport me Serbinë, Azem Vllasi, thotë se protestat për çështjen e Karaçevës nuk janë mjet që e zgjidh apo definon vijën kufitare.

“Çelësi që definon vijën kufitare të Karaqevës ndodhet në NATO. Ajo është kompetente, sepse shumëçka është shkruar dhe definuar në Kumanovë, kur është nënshkruar marrëveshja mes NATO-së dhe Serbisë dhe ne ende nuk e dimë se çfarë është nënshkruar në atë dokument”, tha Vllasi, raporton rajonipress.

Vllasi tha se NATO ka obligim ndaj palës kosovare e në veçanti ndaj 4000 banorëve të Karaqevës që ta sqarojë këtë kontest kufitar i cili ka vite që po u shkakton telashe banorëve të brezit kufitar. “Unë edhe vet isha pjesëmarrës i protestës së fundit dhe realisht ajo bëri efektin e vet, por përgjigja dhe çelësi sërish ndodhet në NATO. Tani ne duhet ta presim përgjigjen e zyrtarëve të NATO-së pasi që Samuel Zbogar ka e dërguar interesimin e banorëve të Karaqevës në selinë e NATO-së”, thotë Vllasi.

Vllasi tha se ishte pikërisht Samuel Zhbogar që tregoj qartë se kush është përgjegjës për vijën kufitare dhe ai ka kërkuar ndihmë nga NATO. Ai mendon se problemi i Karaqevës nuk guxon të stërgjatët sepse mund të krijojë probleme të paparashikueshme. “Banorët atje janë lodhur e irrituar nga provokimet e vazhdueshme të xhandarmërisë serbe dhe provokimet e tyre nuk kanë të ndalur. As tokat banorët e brezit kufitar nuk janë të lirë t`i punojnë siç duhet dhe kjo shkakton reaksione”, tha Vllasi.

Vllasi tha se institucionet e Kosovës duke filluar nga Kuvendi e Qeveria kanë autoritetin e plotë për të kërkuar sqarime zyrtare nga NATO rreth Karaqevës.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook