Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Kosovë ; të enjten debat, jo seancë konstituive
Banner

Kosovë ; të enjten debat, jo seancë konstituive

Ndonëse pikë e vetme e rendit të ditës është vetëm zgjedhja e kryeparlamentarit, përfaqësuesit e bllokut rezervohen në deklarimet e tyre se ata do të zgjedhin në këtë seancë, Isa Mustafën për kryeparlamentar.

Këshilltari i të parit të AAK-së, Avni Arifi thotë se blloku nuk përjashton mundësinë që gjatë seancës të arrihet marrëveshje për tejkalimin e ngërçit edhe me PDK-në, por se një marrëveshje e tillë, sipas tij, nuk mund të arrihet jashtë Kuvendit. “Le të bisedohet në Kuvend, kërkesë legjitime, sepse është tërësisht e pakuptueshme pse nuk lejohet debati. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese kërkon që të debatohet për këtë temë, kërkon marrëveshje dhe ato bëhen në sallën e Kuvendit, e jo nëpër kafe e vende të fshehta. Qëllimi është me gjet një zgjidhje, nuk mundem të paragjykoj, por çfarëdo vendimi që do të ndodhë do jetë konform Kushtetutës dhe të ligjeve në fuqi”, ka thënë Arifi për Koha Ditore.

Ndërkaq, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se partia e tij do të marrë pjesë në seancë konstituive vetëm nëse thirret nga Flora Brovina. Ai ripërsërit qëndrimin se vetëm PDK ka të drejtë të propozojë dhe zgjedh kryeparlamentarin. “Për çdo caktim të datës që ka bërë Brovina ka qenë në konsultim jo vetëm me PDK-në, por me të gjitha partitë politike. Qëndrimi ynë si PDK është se ne shkojmë vetëm në atë seancë të cilën e fton kryesuesja dhe vetëm asaj i takon të caktojë seancën. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtën vetëm PDK-së për postim e kryetarit të Kuvendit”, ka thënë Hoxhaj.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook