Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Gjyqtari i EULEX-it hetohet në Shqipëri për ryshfet
Banner

Gjyqtari i EULEX-it hetohet në Shqipëri për ryshfet

Autoritetet kosovare të drejtësisë po hetojnë rastin e një skandali korrupsioni në drejtësi, ku dyshohet të jetë përfshirë edhe një gjyqtar i EULEX-it.

Sipas autoriteteve, gjyqtari me iniciale F. F. ka pranuar premtimin e një ryshfeti prej 750 mijë eurosh, në këmbim të lirimit nga akuza të tre të akuzuarve për dy ngjarje të rënda kriminale në Kosovë. Biseda për aferën dyshohet të jetë kryer në qytetin e Durrësit në verën e vitit 2009, ku gjyqtari është parë të lëvizë së bashku me M. H., avokatin mbrojtës të njërit prej të akuzuarve. Faktet tronditëse zbardhen në një vendim të Gjykatës së Tiranës. Ky vendim lejon kryerjen e disa veprimeve hetimore në Shqipëri, për llogari të një hetimi të nisur nga drejtësia kosovare ndaj disa personave për akuzën e “dhënies dhe marrjes së ryshfetit”.

 

Më 19 shtator, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë për ekzekutimin e një letër-porosie të drejtësisë së Kosovës. Përmes saj, autoritetet kosovare kërkojnë të verifikohen të gjitha hyrje-daljet nga Shqipëria të gjyqtarit të EULEX-it, F. F., avokatit M. H. dhe një familjari F. Hasani gjatë vitit 2009. Po ashtu, do të verifikohet emri i pikëkalimit kufitar, lloji i mjetit të përdorur, tabela e regjistrimit të tij, si edhe emrat e të gjithë udhëtarëve të tjerë, nëse kanë udhëtuar me automjet privat.

RYSHFETI

Në vendimin e Gjykatës së Tiranës, një kopje e të cilit u sigurua nga gazeta, thuhet se: “Në disa raste të ndryshme, gjatë periudhës kohore nga qershori 2009 deri në shkurt 2011, gjyqtari i EULEX me iniciale F. F., pretendohet se ka pranuar premtimin e ryshfetit prej 750 mijë eurosh dhe supozohet se ka marrë një ryshfet prej 360 mijë eurosh, në mënyrë që të shpërfillë çdo provë të paraqitur në gjykimin e hapur kundër Besnik Hasanit, Shpend Qerimit dhe Nusret Cenës dhe t’i lirojë nga akuza të tre të pandehurit në dy gjykimet e mbajtura kundër tyre në atë kohë, në raste të njohura si shpërthimi në bulevardin ‘Bill Klinton’ dhe në rastin ‘Baftiu, vrasja e trefishtë’, ku tre të lartpërmendurit ballafaqoheshin me disa akuza të krimeve të rënda”. “Organizimi fillestar raportohet se u arrit në verën e vitit 2009, ndërmjet gjyqtarit të EULEX, F. F. dhe F. Asanit, vëllai i një prej të akuzuarve, nëpërmjet M. H. avokat mbrojtës. F. Asani ka deklaruar se ka udhëtuar në Durrës së bashku me avokatin që të takojnë gjyqtarin, për të rregulluar ryshfetin.

Megjithatë, F. Asani nuk u takua kurrë me gjyqtarin, por ka parë avokatin dhe gjyqtarin kur janë takuar në mol dhe pastaj duke ecur së bashku për te varka. Presupozohet që gjatë takimit, avokati dhe gjyqtari kanë rënë dakord për 250 mijë euro ryshfet, që do të paguhej për secilin të pandehur.

Pas takimit, F. Asani ka informuar anëtarët e familjeve të dy të pandehurve të tjerë për të mbledhur paratë për ryshfetin. Sidoqoftë, ryshfeti kurrë nuk u pagua nga F. Asani dhe në vend të kësaj, një sasi e vogël e parave u mblodh, 360.000 euro dhe pretendohet se i janë paguar gjyqtarit nga A. Cena, vëllai i Nusret Cenës, njëri nga të akuzuarit. Si rezultat, ky i fundit ishte i vetmi që u lirua nga akuzat dhe nga paraburgimi, ndërsa dy të pandehurit e tjerë u dënuan”, thuhej në vendim.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook