Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Thaçi pa kundër kandidat në Kongresin e 12 tetorit
Banner

Thaçi pa kundër kandidat në Kongresin e 12 tetorit

Kur kanë mbetur edhe vetëm një javë nga mbajtja e Kongresit të PDSH-së, në garën për kryetar të partisë duket të jetë vetëm kreu aktual, Menduh Thaçi.

Ndryshe nga Kongresi i vitit 2011, kur në këtë garë u përfshi profesori Arifhikmet Xhemaili, këtë herë Thaçi do të garojë i vetëm, sepse rivali i tij Ziadin Sela nuk do të marrë pjesë në këtë kongres. Për më tepër, Sela ka paralajmëruar të padisë Thaçin për, siç thotë ai, organizimin e Kongresit në shkelje të Statutit të partisë.

Deri tani, PDSH nuk ka njoftuar për një tjetër kandidaturë për kreun e kësaj partie dhe kjo nuk duket se ka për të ndodhur. Në Kongresin e vitit 2011 kandidati kundërshtar i Thaçit, Xhemaili, arriti të merrte një numër simbolik votash. Shumë nga njohësit e çështjeve vlerësuan atëherë se kandidatura e profesorit Arifhikmet Xhemaili kishte për qëllim të kamuflonte një garë demokratike.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook