Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Jahjaga në Beograd, pa simbole të Kosovës
Banner

Jahjaga në Beograd, pa simbole të Kosovës

Më 1 nëntor Beogradin pritet ta vizitojë presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, duke shënuar kështu rastin e parë që kreu i një shtetit në Kosovë qëndron në Serbi. Ftesën presidentes ia ka bërë organizimi evropian i njohur me emrin Komisioni Trilateral.

Lajmi u konfirmua nga zyra e Jahjagës, ndërsa thuhet se po shqyrtohet mundësia për të shkuar në Beograd. Për analistët, ky është një ndër rastet më të mira të përfaqësimit shtetëror të Kosovës. Por Jahjaga në Beograd nuk do të përfaqësohet me simbolet e Kosovës. Prandaj, analisti Behlul Beqaj thotë se në një samit ku janë ftuar liderët e Ballkanit Perëndimor, presidentja e Kosovës nuk duhet të pranojë të përfaqësohet në mënyrë neutrale.

Drejtori për Evropën i Komisionit Trilateral, Paul Revay tha me telefon për mediat kosovare se samiti mbahet në një hotel në Beograd dhe se aty, asnjë shtet nuk paraqet simbolet e veta. ‘Ky neutralitet që po kërkohet nga evropianët, nuk është i mirë për Jahjagën dhe Kosovën’-thotë analisti Shpend Kursani. “Presidentja nuk duhet të shkojë”-thotë ai. Para samitit që mbahet më 31 tetor dhe 1 nëntor, Beogradin do ta vizitojë edhe presidenti rus Vladimir Putin. Vizita e tij pritet të ndodh dy javë më herët, më 16 tetor. Një javë më pas, kryeqytetin serb e viziton edhe kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook