Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Strategjia e zgjerimit të BE-së
Banner

Strategjia e zgjerimit të BE-së

Dy ditë përpara miratimit nga Kolegji i Komisionerëve dhe publikimit të strategjisë së zgjerimit të BE-së 2014-2015, Stefan Fyle, Komisioneri në ikje, shpjegon se e veçanta e kësaj pakete qëndron në trajtimin e tri çështjeve kryesore: Zgjerimin, vendet anëtare, si dhe vendet kandidate e aspirante.

Përveç sundimit të ligjit dhe qeverisjes ekonomike, në ndryshim me vitet paraardhëse, kësaj radhe paketës së zgjerimit i shtohet dhe shtylla e re për reformën administrative dhe pushtetin e institucioneve demokratike.

“Bëhet fjalë dhe për vendet anëtare, sepse është një qasje politike që drejtohet plotësisht nga vendet anëtare. Zgjerimi nuk funksionon automatikisht. Duhet të bindim jo vetëm autoritetet e vendeve anëtare, por dhe qytetarët e këtyre vendeve se zgjerimi është ende i besueshëm dhe një politikë relevante, që jo vetëm përfshinë gjithë anëtarët e BE-së, por gjithashtu lejon BE-në të penetrojë më thellë drejt integrimit të saj”, u shpreh Stefan Fule. Dhe tashmë që vendet anëtare janë më në kontroll se përpara, për sa i përket zgjerimit, Fule tashmë pret përgjegjshmëri nga vendet anëtare në drejtimin e kësaj politike.

“Por, kjo paketë adreson dhe vendet kandidate dhe aspirante. Ky është kontributi ynë për të luftuar lodhjen nga zgjerimi, por dhe nga reformat. Ka të bëjë me mënyrën se si të angazhohemi me autoritet dhe të sigurojmë se qytetarët në këto vende i ndjejnë përfitimet e zgjerimit, jo në fund, por përgjatë këtij procesi. Kjo ndihmon për të kuptuar më mirë domethënien e termit “Track record”, sepse me fjalë të thjeshta, janë qytetarët ata që i ndjejnë në fund përfitimet e zgjerimit të BE-së në jetën e tyre”, u shpreh Stefan Fyle, Komisioner për Zgjerimin dhe Fqinjësinë.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook