Mbledhja e radhës së Këshillit të Sigurimit në OKB ka vijuar me akuza dhe kundërakuza mes ministrit të Jashtëm te Kosoves Enver Hoxhaj dhe atij serb Vuk Jeremic.
Ky i fundit përqëndroi fjalimin e tij duke kërkuar drejtësi për familjarët e viktimave që sipas Jeremic janë vrarë në Kosovë dhe organet u janë trafikuar me pas në Shqipëri. Ndërsa ministri i Jashtëm kosovar u fokusua në situatën aktuale mes dy vendeve duke akuzuar Beogradin së po mban struktura paralele në veri te Kosoves dhe se Prishtina është kundër ndryshimit apo këmbimit të territoreve. Serbia tha- Hoxhaj të tërheqë njësitë e saj nga veriu i Kosovës, teksa paralajmeroi se procesi i dialogut eshte ne rrezik dhe se marreveshjet nuk po zbatohen.
Jeremic: Lirimi i Limajt shokon opinionin serb
Ministri i jashtem serb, Vuk Jeremic, ka thënë se lirimi i ish-ministrit Fatmir Limaj, ka shokuar opinionin serb, duke iu referuar shpalljes të pafajshëm të deputetit Limaj në rastin Kleçka.
Hoxhaj: Serbët në veri rrezik
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj deklaroi se qeveria e Kosovës është e vendosur të ketë dialog me Serbinë që komuniteti serb të integrohet, por nënvizoi se serbët në veri përbëjnë rrezik për integritetin territorial të vendit.
