Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Patozi leter Rucit: Takohemi qe neser per presidentin
Banner

Patozi leter Rucit: Takohemi qe neser per presidentin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi i ka dërguar sot një letër të hapur homologut të tij Gramoz Ruci, ku i kërkon të takohen për të negociuar në lidhje me zgjidhjen e presidentit të ri të vendit. Patozi deklaroi se Partia Demokratike është e gatshme për një proces, transparent, të qytetëruar dhe gjithëpërfshirës.


“Sic të gjithë e dimë, dje nisi procedura e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. Partia Demokratike, si forca kryesore e mazhorancës qeverisëse, e konsideron këtë si një moment solemn, jo vetëm për politikën, por për mbarë publikun shqiptar. Në filozofinë tonë, zgjedhja e Presidentit duhet të shërbejë për ngritjen në një nivel të ri të komunikimit mes forcave politike, por edhe për ngritjen në një stad të ri të emancipimit të shoqërisë sonë demokratike. Në këtë kontekst, ne jemi të prirur për një proces, sa transparent, aq edhe të qytetëruar, sa gjithpërfshirës, aq edhe serioz e kushtetues, i cili të nderojë secilin prej nesh dhe atë që ne përfaqësojmë”, shkruan ai në letër.
Në letrën e tij, Patozi shkruan më tej se ai e zoti Edmond Spaho, në rolet e negociatorëve të Partisë Demokratike janë të gatshëm të takohen me përfaqësuesit e opozitës që nesër, ndërsa pret përgjigje nga PS. “Duke e konsideruar zgjedhjen e Presidentit të Republikës si një cështje që u takon ta zgjidhin në radhë të parë faktorët parlamentare, Partia Demokratike më ka mandatuar mua së bashku me zotin Edmond Spaho si negociatorë për t’u konsultuar me përfaqësuesit e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për të eksploruar të gjitha mundësitë e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit me një konsensus sa më të gjerë. Për këtë qëllim, ne jemi të hapur, që duke filluar nga nesër paradite, të takohemi me negociatorët tuaj në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, në ditën dhe kohën që ju e gjykoni të përshtatshme. Në pritje të një përgjigje nga ana juaj, gjej rastin t’ju shpreh konsideratën time më të lartë”, përfundon letra e kreut të grupit parlamentar të PD-së.

 

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook