Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, duke mohuar akuzat e opozitës për trafik armësh, pohon se Shqipëria kryen shitje armësh në mënyrë të ligjshme.
I pyetur nga gazetari i NEWS24, Imami sqaron se si vend anëtar i NATOS-s, vendi ynë nuk mund të përfshihet në afera të tilla, ndërkohë akuzoi kreun e Partisë Socialiste, Edi Rama se po hedh baltë mbi Minsitrinë e Mbrojtjes me informacione të jashtëligjshme. "Në fakt nga deklaratat e zotir Edi Rama dhe Ilir Gjoni kuptohent kush është i përgjuari. Ministria e Mbrojtjes është në sulm dhe është PS që po përpiqet të mbledhë informacione në mënyrë të jashtëligjshme për Minsitrinë e Mbrojtes. Kjo është rruga e vjetër e mbledhjes së informacione dhe për cdo gjë që këkojnë kanë marrë përgjigje zyrtarisht. Trafik nuk mund të ketë në një vend të NATO-s, është amatorizëm politik të akuzosh për trafik”,- deklaroi Imami.
