Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Analiza Fusnota 1244 kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë (Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI)
Banner

Fusnota 1244 kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë (Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI)

Realisht, në këtë 100-vjetor të kremtimit të  shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë Etnike (28.11.1912) nga patrioti, atdhetari, strategu, politikani dhe diplomati më i urtë, më i guximshëm, më vizionar dhe më i shquar shqiptar, Ismail Qemali, unë prisja bashkimin e Republikës së Kosovës me Republikën e Shqiërisë, jo  “lidhjet konfederale” të Kosovës me Serbinë e Boris Tadiqit, sipas Fusnotës 1244 të kryeministrit Hashim Thaçi dhe të Edita Tahirit, të pranuar nga grupi negociator i “dialogut teknik” në Bruksel, më 24 shkurt 2012.

Fatkeqësisht, në planin rajonal, evropian  dhe ndërkombëtar, ky afrim absurd i Kosovës me Serbinë (sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së), do të jetë edhe një pengesë më shumë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sepse Serbia me aleatët e saj tradicionalë evropianë, duke përfshirë edhe Rusinë,  do ta presin në “thikë” çdo propozim dhe çdo çdo iniciativë të lëvizjeve dhe të partive politike shqiptare, siç janë Lëvizja Vetëvendosje, Lëvizja për Bashkim,  Lista e Shqipërisë Natyrale, Aleanca Kuq e Zi etj.

Pritet, të ndodhË kështu, për faktin se, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, zyrtarisht e kanë kundërshtuar  dhe, po e kundërshtojnë, krerët e Shqipërisë (Sali Berisha, Bamir Topi dhe Edmond Haxhi Nasto).

Një politikë dhe diploamci e tillë e gabuar antibashkim e Tiranës dhe e Prishtinës, është në favorin e argumenteve dhe të fakteve të historisë, të politikës, të diplomacisë dhe të propagandës  falsifikatore të Beogradit kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë (1912-2012).

Politika “prej kalit në gomar”!!!

Siç thoshte Noli ynë i madh dhe, dot i paharruar nga kujtesa historike dhe kombëtare mbarëshqiptare, “O, derbederë.., e të syrgjynosur…”, nuk është me rëndësi hiq, se kush e qysh po ta thyen qafën, duke të lavdëruar, por çka po fitoni me ato lëvdata të shkreta, “hurin a litarin”, që po ia hapin dyert Serbisë, të rikthehet sërish në Kosovën shqiptare?!

Si u bë që edhe kryeministri Hashim Thaçi, edhe presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, brenda natës, pa u takuar fare, të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe  të pajtohen me Rezolutën 1244, kur kjo nuk e njeh pavarësinë dhe shtetësinë e Republikës së Kosovës?!

Pse Serbia dhe BE-ja, duke falenderuar kryeministrit Hashim Thaçi dhe zvkryeministres, Edita Tahiri, ia imponuan Kosovës Fusnotën 1244,  duke ia hequr emërtimin Republikë e pavarur, hashimët, tahirët, krasniqët dhe jahjagat e shtetit të Kosovës, nuk duhet ta festojnë si triumf, por si  “nokaut klasik” të politikës dhe dhe të diplomacisë së tyre  miope dhe të falimentuar, antikombëtare, antindërkombëtare dhe antishtetërore, sepse me pranimin e  Rezolutës 1244, e kanë kthyer prapa Kosovën, jo më pak se 12 vjet, nën “ombrellën” pacifikuese paqësore të shtetit të UNMIK-ut, i cili si i tillë, duke u bazuar në përmbajtjen e Marrëveshjes së Fusnotës 1244, të miratuar në Bruksel, më 24 shkurt, do ta përfaqësojë Kosovën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Si rregull e pa shkruar, ata që humbasin, ata nuk kanë të drejtë të mburren dhe të lavdërohen për humbjen e vet, por  e kanë të drejtën të anokohen dhe të mos pranojnë humbjen e tyre.

Edhe e pranuan Fusnotën1244-atnirepublikë Kosovës, edhe lavdërohen para popullit dhe, në sy të botës?!

E, po kjo logjikë e filozofisë dështuese “multilaterale”  e pushtetarëve të Kosovës, vërtet, është,  jo vetëm SUI GENERIS, por dhe “SUI BETERIS”, kur kësaj i shtohet edhe mbështetja  përshëndetëse lavdëruese ( se gjoja fusnota 1244, është shpëtimi dhe progresi i Kosovës në të gjitha aspektet e saj të bashkëpunimit, aderimit dhe integrimit rajinal, everopian dhe ndërkombëtar) e krerëve drejtues të Republikës së Shqipërisë( Bamir Topi, president, Sali Berisha, kryeministër, Edmond Haxhinasto, ministër i Jashtëm).

Nuk çudisin, as nuk janë befasuese deklaratat e tilla të Bamir Topit, të Sali Berishës dhe të Edmond haxhi Nastës, sepse nëse kthemi në retrospektivën 20-vjeçare, qëkur Kosova ishte objekt shqyrtimi i bashkësisë ndërkombëtare, të gjitha qeveritë e derisotme të Shqipërisë (1992-2012), asnjëra prej tyre nuk e  ka pasur formulën e vet strategjike  për zgjidhjen  përfundimtare dhe të drejtë të statusit politik të Kosovës, por sipas  “rrotës” së politikës së inercionit dhe të neutralitetit të saj “tërhiqe e mos këput” vazhdimisht është pajtuar dhe solidarizuar me formulat politike të bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën. Këtë e dëshmojnë edhe Plani i Marti Ahtisarit për Kosovën,  Plani 6-të pikësh i Beogradit dhe i Ban Ki Moon-it, si dhe së fundi, edhe Fusnota1244 e Edita Tahirit,e Hashim Thaçit dhe e Borislav Stefanviqit për heqjen e Republikës së Kosovës në përfaqësimet rajonale, evropian dhe ndërkombëtare.

-Ja, ky  është “bashkimi” i Kosovës me Shqipërinë dhe me Serbinë!?

-Edhe pse Rezoluta 1244, de fakto dhe de jure mohon pavarësinë e Republikës së Kosovës, ajo i pajtoi dhe i bashkoi  Beogradin me  Prishtinën dhe me Tiranën zyrtare!?

Se në çfarë shkalle euforike po e përjetojnë dhe po e  festojnë këtë “triumf historik” Prishtina dhe Tirana zyrtare, e dëshmon edhe deklarata e presindetës së Kosovës, Atifete Jahjaga, i cila nënvizoi se “Fusnota 1244, së shpejti do të bëjë të mundur, që Beogradi dhe Prishtina, t’i këmbjenë ambasadorët e tyre”!

Kësaj deklarate të presidentës së Kosovës,  ultranacionalistët çetnikë serbë-okuptarë të Kosovës Veriore (e cila, që nga viti 1999, e, edhe sot, më 2012, është në sundimin e ligjeve dhe të Kushtetutës së Serbisë), i janë përgjigjur kështu: “daj bozhe, shta budalla misli”!!!

Ndëkaq, shqip, kësaj “deklarate diplomatike”  ekzaltuese dhe utopiste të presidnetes Atifete Jahjaga, i thonë ndryshe: “ Mori e mira në stom të livadhit, afroma veshin, asgjë nuk po të tregoj”!!!

Të dakordohen dhe të lavdërohen në sy të botës pushtetarët e Prishtinës dhe të Tiranës me formulat e kompromisit të diktuar dhe të imponuar të palës serbe të Beogradit, që Kosovës, t’i imponohet  heqja e Republikës, kjo vërtet, nuk është vetëm akt infantil, por fort i dhembshëm,  i mjerueshëm, tragjik dhe, krejtësisht antikombëtar (që nuk ka asnjë sens as me politikë e as me diplomaci, por vetëm me tradhti të interesave vitale të popullit dhe të shtetit të pavarur të Kosovës), sepse Serbisë ia ka krijuar mundësinë që në mënyrë graduale (në faza) paqësore, të rikthejë sovranitetin  e saj kolonial dhe militarist mbi Kosovën shqiptare.

Nuk ka ndodhur që ndonjë kryeministër qeverie, kryetar  kuvendi apo president i ndonjë shteti në botë, që të  lavdërohej me humbjen e pavarësisë së shtetit të tyre, ashtu siç po ndodh me kryeministrin Hashim Thaçi, me kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, me zv.kryeministren, Edita Tahiri (kryenegociatore “dialogut teknik” në Brukesl) dhe me presidentën e Kosovës, Atifete Jahjaga, të cilët pa kurrfarë turpi dhe, pa kurrfarë përgjegjësie, në mënyrë orkestrale, para gjithë botës, pohojnë se pranimi i Fusnotës1244, është një hap përpara për njohjen e  Kosovës, si dhe për aderimin  e saj në institucionet dhe në organizatat rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare, kur dihet se Rzoluta 1244 e KS të KB-së, në tërësi mohon pavarësinë e Kosovës.

Vetëm ata shtetarë dhe liderë politikë kosovarë, që nuk e kanë lexuar dhe nuk e kanë kuptuar fare, e pranojnë Rezolutën1244 të KS të OKB-së, e cila, në asnjë   dispozitë, nen dhe paragraf të saj, nuk flet për pavarësimin e Kosovës, por  se si duhet “të respektohet integriteti dhe sovraniteti i Republikës Federale Jugosllave, si dhe i të gjitha vendeve në rajon”/ the integrity of the FRY and its soverenty must be respected as well as the other countries of the region/.”

Në këtë rast, kush po del  “ i lagur dhe i qullosur”, Kosova apo Serbia? – Çfarë Serbie, Kosova po del humbëse, sepse Rezoluta 1244, po thot shumë qartë, “ të respektohet integriteti dhe sovraniteti I RFJ-së-Serbisë…”, jo  “integriteti” i pohuar nga kryeministri Hashim Thaçi!

Kjo është arsyeja kryesore, pse Beogradi e konsideron si dokument të vlefshëm Rezolutën 1244, sepse është në favor të respektimit të “integritetit dhe të sovranitetit” të Serbisë si shtet sukcesor  i RFJ-së, e jo kursesi në mbrojtjen dhe në respektimin e integritetit dhe të sovranitetit të Republikës së Kosovës, ashtu siç është shprehur gabimisht dhe naivisht kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi.

Përfillja dhe  mbështetja e Rezolutës 1244 (si “fusnotë” e prezentimit të Kosovës në takimet  rajonale), nuk është vetëm  “degradim i shtetësisë” së  Kosovës, siç tha dikush, por është mohim i tërësishëm i pavarësisë dhe i sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës.

Këtë fakt, drejtuesit shtetërorë të Serbisë, shumë mirë e dijnë, ndaj, edhe po ngulmojnë që, duke  shfrytëzuar Rezolutën 1244, ta rikthejnë në rishqyrtim statusin politik të  Republikës së Kosovës. Këtë ipso facto e paralajmëron edhe “dialogu teknik”  Prishtinë – Beigrad,  i monitoruar nga BE-ja. Shembull konkret i përpjekjeve të Serbisë, që  në  tryezën  diplomatike të debatit ndërkombëtar, të rivendosin statusin politik të Kosovës, është edhe problemi i Kosovës Veriore, ku, së fundi serbët edhe me referendum janë deklaruar se nuk e njohin Republikën e Kosovës, por vetëm Serbinë.

Si Beogradi zyrtar. ashtu edhe serbët kanë arsye  ta mbështesin Rezolutën 1244, por qeveria e Kosovës nuk ka asnjë arsye, pse të kërkojë që Rezoluta 1244, të jetë “fusnotë” e prezantimit të Kosovës në forumet dhe konferencat ndërkombëtare me karakter rajonal apo ndërkombëtar, sepse  ajo MOHON atributet shtetërore të Republikës së Kosovës.

Nëse Kosova është shpallur si Republikë e pavarur dhe, është njohur mbi këtë bazë nga 88 shtete të bashkësisë ndërkombëtare, atëherë, askush nuk e ka atë drejtë të diskrecionit, që të vërë “fusnota” shtesë, duke përfshirë edhe Rezolutën 1244, me qëllim që para Serbisë, të  “justifikohet” përmbajtja juridiko-politike dhe kushtetuese e Republikës së Kosovës.

Edhe pse Rezoluta 1244 e KS të Kombeve të Bashkuara (për shkak të karakterit, rolit dhe  rëndësisë së saj historiko-politike dhe juridike figuron në Deklaratën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008), si dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës (15 qershor 2008), kjo, në asnjë formë, nuk do të thotë se  ajo, duhet të zbatohet në praktikë, duke e vënë si “simbol identiteti” të Kosovës në konferencat dhe në tubimet  rajonale, sepse ka përfunduar  ligjshmëria e saj, në momentin kur Kuvendi i Kosovës më 17 shkurt 2008 ka shpallur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, të cilin, tanimë, e kanë njohur 88 shtete të bashkësisë ndërkombëtare.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook