Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Analiza Danaj: Shqiptaret jane paqeberesit kryesore te rajonit (Interviste dhene per revisten MAPO)
Banner

Danaj: Shqiptaret jane paqeberesit kryesore te rajonit (Interviste dhene per revisten MAPO)

Çfarë do i sjell Shqipërisë dhe shqiptareve, ajo që po ndodh tani dhe që po e quajmë ngritja e volumit të zërit për kërkesa si “Shqipëri Natyrale apo Shqipëri Etnike”, të cilat për politikën zyrtare janë zhvillime të pamundura? Cfarë është Shqipëria natyrale për ju?

Sipas Platformës, Shqiperia Natyrale, nuk është gjë tjetre vecse Shqiperia e shpallur ne 28 Nëntor 1912, ne Kuvendin e Vlorës. Pra kërkesa për Shqipëri natyrale, është në thelb kërkesa për zbatimin e një Akti Juridik i cili u injorua nga mbledhja e ambasadoëve në Londër ne vitet 1912-1913. Ky injorim u bë në mënyrë më shumë se kolonialiste, u bë në mënyrë barbare. Jo vetëm që kjo mbledhje që u mblodh në 16 dhjetor 1912, pra 18  ditë më pas shpalljes së pavarsisë, nuk e mori parasysh këtë akt juridik, por i trajtoi trojet shqiptare si plackë tregu.

 

Vetë kryetari i mbledhjes ish ministri i jashtëm britanik Edëards Grey e pranon një gjë të tillë në librin e tij Memoires, Kujtime, te botuar në vitin 1927, një kopje të të cilës e zotëron edhe Lista për Shqipëri Natyrale. Ja se cfarë thotë Grey në Kujtimet e tij:.... lufta në Ballkan nuk e rrezikoi paqen evropiane nga rihapja e cështjes së Kostandinopojës apo të ngushticave (Detroits), sepse as Austria dhe as Rusia, dy fuqitë më ngushtësisht të interesuara, nuk kishin ndër mend të ishin aktive për të influencuar kushtet që Greqia, Bullgaria dhe Serbia mund ti vendosnin Turqisë duke prekur Maqedoninë. Cështja e rrezikut dhe e përplasjes ishte Shqipëria, ku dominimi turk u thye pas luftës. Aleatët ballkanikë ishin të verbuar nga fitorja; Serbia donte, të kishte dalje në Adriatik, dhe kishte shumë mundësi që ajo dhe Mali i Zi të dëshironin të merrnin disa rajone të Shqipërisë duke i konsideruar pjesë të plackës  së luftës. (Grey, Memoires, botime Payot, 1927 faqe 246)

 

Cfarë do ti sjellë, shqiptarëve, Shqipëria natyrale? Dinjitet, mirëqënie, progress, ndërsa rajonit, do ti sjellë stabilitet.

Për shembull, ju jeni në dijeni se shumë politikanë në Tiranë dhe Prishtinë po flasin dhe veprojnë për të rishkruar historinë, që sipas tyre e ka shkruar keq komunizmi. Por asnjë deri më tani nuk po thotë se duhet korrigjuar dhe rishkruar edhe historia që ka shkruar mbi shqiptarët shovinizmi fqinj dhe kolonializmi evropian i dikurshëm. Dua të them se ri shkruarja e historisë brenda shqiptare është e nevojshme, por ajo do te ishte pa asnjë lloj përfitimi për kombin shqiptar, në qoftë se nuk njihet dhe nuk korrigjohet edhe historia e shovinizmit fqinj serb, malazez, grek dhe përkrahësve të tyre në Evropë dhe botë mbi kombin dhe territoret shqiptare. Historia duhet të korrigjohet, pastaj të rishkruhet. Për shembull: A e dinë shqiptaret historinë e shovinizmit serbo, greko malazez mbi ata dhe territoret e tyre? Nuk e dine. Ata nuk e dinë se cili është vendimi që Ulqini ju aneksua Malit të Zi, ata nuk e dinë se ku është vendimi që 19 mije kilometra katrore ju dhanë Serbisë në 1913. Ata nuk e dinë që këtë sipërfaqe, Edëards Grey e konsideroi me përbuzje: disa fshatra shqiptare. Ata nuk e dinë qe Selaniku në 1913 kishte 75 mijë hebrenj, 25 mijë grekë dhe 12 mijë shqiptare, ata nuk e dinë se si i shfarosi shovinizmi grek, hebrenjtë dhe shqiptarët, ata nuk e dinë që Edëards Grey deklaron në kujtimet e tij se nuk morën asnjë vendim për trojet shqiptare, ata nuk e dinë që Pol Kambon deklaron në kujtimet e tij në 1913 se Kufijtë e Shqipërisë janë dhe do të mbeten problemi më i madh i pazgjidhur, ata nuk e dinë që Ahmet Zogu nuk u njoh si mbret në vitin 1940 kur shkoi në Londër, sepse zemërohej mbreti i Jugosllavisë Peter dhe ai i Greqisë Jorgo që ishin në Londër së bashku me qeveritë e tyre në mërgim dhe që ju ishte premtuar ndarja e Shqipërisë pas lufte, deri në Shkumbin - Greqia dhe pjesën tjetër - Jugosllavia. Ata nuk e dinë se Lufta e Dytë Botërore filloi në 7 prill 1939 kur u pushtua Shqipëria dhe jo në 1 shtator 1939 kur u pushtua Polonia. Ata nuk e dinë që në Jaltë nuk u diskutua fare për Shqipërinë, sepse ishte vendosur të fshihej nga harta e Evropës. Ata nuk i dinë dy referatet e Ç0ubrillovicit, të 1937 dhe 3 nëntor 1944 mbi shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës qoftë edhe me Ushtri. Ata nuk e dinë se vendimet e Konferencës së Potsdamit e detyrojnë Greqinë të lejojë shqiptarët të kthehen në trojet e tyre në Çamëri. Ata nuk e dinë se çfare copëtimi barbar i ka bërë Diktatura shoviniste e fqinjëve e mbështetur nga disa fuqi të mëdha evropiane, kombit dhe trojeve shqiptare etj etj. Por as politikanët e tyre shqiptare, as akademitë e tyre servile ndaj politikanëve, as profesorët e të drejtës ndërkombëtare po kaq servile ndaj tyre nuk do tua thonë. Pse? Sepse kane frikë nga të huajt që sot i kemi aleatë, apo se gjoja na prishet fqinjësia e mirë. Ndërsa të huajt demokratë të pas viteve 90-te, i pohojnë vetë këto barbari dhe padrejtësi, siç bëri i madhi Robin Kuk, që deklaroi para deputetëve britanikë se ne duhet të riparojmë të gjitha padrejtësitë ndaj kombit shqiptar. Dhe riparim do të thotë, korrigjim i historisë, do të thotë Shqipëri Natyrale. Vetëm pas kësaj historia mund të rishkruhet. Disa politikanë shqiptarë jetojnë me shpresë se shqiptarët po kosmopolitizohen, kur po ndodh e kundërta, shqiptarët po shqiptarizohen jo në mënyrë folklorike, por evropeiste. Thelbi i këtij evropeizmi, është Shqipëria Natyrale

 

Sa reale janë qëndrimet që ju mbani në lidhje me këtë çështje? A nuk ju duket (ashtu si politikës zyrtare) se jemi mjaft larg  realizimit të këtyre ideve?

Keni të drejtë, por më lejoni të përgjigjem: Janë shumë të drejta dhe shumë reale. Në rastin e kombit shqiptar kemi të bëjmë jo vetëm me një drejtësi të Vonuar, por edhe të Cunguar Nuk bëhet fjalë, që historia të kthehet prapa, por të korigjohet, cfarë është bashkimi I Gjermanisë, kthim prapa apo korigjim I histories së prapë, cfarë është pavarsia e disa shteteve të reja në rajon, kthim prapa apo korigjim I prapësisë. Dhe në rastin e shqiptarëve, kërkohet e njëjta gjë.

Po vazhdoj me pergjigjen. Disa miq te mij me kane keshilluar qe te mos kerkoj prane 6 ministrave te jashtem te fuqive te medha europiane anullimin e mbledhjes  kriminale te Londres si dhe te mos depozitoj kerkese padi prane GJND. Sipas tyre, ky veprim do te prishte marrdheniet nderkombetare. Përgjigja ime eshte kjo:

E para: Une nuk jam arbiter I marrdhenieve nderkombetare, por veprimtar I ceshtjes shqiptare. Arbiter eshte Brukseli, SHBA etj.

E dyta: Unë nuk jam profesor I  te drejtes nderkombetare, por profesor I te drejtes shqiptare. Te drejten nderkombetare e njoh aq sa me intereson per te mbrojtur te drejten e ceshtjes shqiptare

E treta: Arbitri nderkombetar deri tani ka anulluar vendimet e dy konferencave zyrtare sic kane qene ajo e Versajes dhe e Jaltes. Shperberja e Jugosllavise dhe bashkimi I Gjermanise jane vetem dy shembuj. Ju e dini fare mire  se Mal I Zi ka qene shtet I pavarur deri ne konferencen e Versajes. Por kur u krijua mbreteria serbo kroato sllovene, pushoi se qeni edhe pavarsia e tij. Aso kohe ne Mal te Zi u zhvillua nje lufte e ashper qe ne histori ka mbetur lufta e jeshileve me te bardhet. Por Versaja, pas viteve 90 pushoi se qeni, të gjitha vendimet e saj u riparian, dhe në vënd të Jugosllavise lindën disa shtete. Ndërsa një nga vendimet kryesore të Jaltës ishte ndarja e Gjermanisë në katër zona ushtarake, që më vonë solli dy shtete, Lindore dhe Perëndimore. Pas 40 vjetësh, Gjermania u bashkua në rrugë paqësore, pra u riparua vetë Konferenca e Jaltës. Dhe të mos harrojmë se u bashkua në një kohë kur në Gjermaninë Lindore ndodheshin 155 mijë trupa sovjetike elitare. Por që nuk lëvizën nga kazermat, nuk pati as vendim për të hyrë në NATO, as vendim për ta hequr nga Lista e OKB,

Atëhere, ka mbetur edhe një, Londra e cila nuk ishte zyrtare, por ilegale dhe kriminale. Na takon ne shqiptareve te shtrojme para arbitrit nderkombetar fakte, dokumente, prova qe te vertetojne karakterin Kriminal te Londres. Te tjerat jane detyra te bashkesise nderkombetare. Këtë po bën aktualisht Lista për Shqipëri natyrale. Dhe është në përfundim të punës.

Dhe e fundit. Politika dhe opinion public shqiptar I ka dëgjuar dy politikanët më të mëdhenj të Europës, Merkel e Sarkozy. Ata kanë pohuar, Eshtë koha të ribejmë Bashkimin Europian. Në shërbim të tyre, unë kam te drejtë të pohoj se është koha të ribejmë Shqipërinë.

 

Edhe pse tashmë bashkë me ju ka edhe të paktën 3 lëvizje përfshi Vetëvendosjen, të tjera dy prej të cilave përfaqësohen në parlamente si parti politike që kanë qëndrime të njëjta mbi diskutime që përfshihen në termin “çështje kombëtare”, duket sikur të gjitha këto lëvizje apo parti janë mjaft larg njëra tjetrës, madje ka edhe një tentativë për të qenë konkurente qoftë në retorikë qoftë në kauza. A nuk është kështu i përçarë  ky “front”? A ka ndonjë tentativë për t’i grupuar apo bashkërenduar këto levizje?

Para nesh ka pasur edhe të tjera organizma politikë apo shoqërorë, ashtu sic ka edhe pas nesh, ashtu sic do të ketë të tjera edhe nesër. Rëndësi ka që të gjithë lumenjtë të derdhen në Detin e Shqipërisë natyrale.

Edhe pse jo aq “fort” sa organizimet që ju drejtoni apo në të cilat merrni pjesë, partitë kryesore politike qoftë në Shqipëria, Kosovë apo treva të tjera të banuara nga shqiptarë kanë retorikë edhe pse të maskuara të patriotizmit dhe nuk duket se lënë shumë hapësirë për palë të tjera. Mendoni se do të gjeni përkrahje për nismat që keni ndërmarrë apo merrni? Ku keni mbërritur deri tani?

Në mënyrë figurative ka dy hapsira në mbarë kombi shqiptar. E para është hapsira që i fton shqiptarët të bashkohen në Bruksel. Dhe e dyta është hapsira që i fton shqiptarëet të shkojnë të bashkuar në Bruksel. Hapsira e dytë është shumë më e madhe. Ku kemi mbërritur?  Platforma e Shqipërisë Natyrale është përqafuar tashmë  nga qindra mijëra shqiptarë në mbarë trojet shqiptare dhe në diasporë. Bile është pranuar si nocion politik edhe nga fqinjët tanë, sërb, grekë, maqedonas apo malazez. Po ju jap vetëm një shifër,qysh nga shpallja zyrtare e Listës së shqipërisë natyrale në darën 30 tetor 2010 e deri më sot, në median e shkruar dhe atë elektronike të fqinjëve tanë janë botuar mbi 800 analiza, deklarata, shkrime,njoftime. E përbashkëta e tyre është se të gjithë përdorin nocionin shqipëri natyrale. Mjafton të kërkoni në www.google.com emrin Prirodna Albanija dhe do ta verifikoni vetë cfarë thashë më lart. Tashmë ka kohë që ka filluar faza e organizimit të saj në mbarë trojet shqiptare dhe në diasporë. Brënda  muajit janar do botohet gazeta elektronike ëëë.shqiperianatyrale.com, ndersa ne muajin Mars 2012 do te filloje botimi i gazetës së përditshme Shqipërianatyrale. Po në muajin janar, ministra e jashtëm të Italisë, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Rusisë, Austrisë dhe SHBA do të kenë në dorë kërkesën e Listës për Shqipëri Natyrale për anullimin e Konferencës së Londrës me fakte dhe argumente të panjohura deri më sot.

o    Lista për shqipëri natyrale është misionare, ajo nuk synon pushtetin politik, por shtetin-komb, prandaj ne kemi antarë të Listës politikanë, deputetë të cilët sot bëjnë pjesë në parti të ndryshme poltike, intelektualë të cilët simpatizojnë këtë apo atë parti politike. Prandaj quhemi Listë. Ne nuk na interson kush është i pari. Për ne e para është domosdoshmëria e sendërtimit të Shqipërisë Natyrale. Ne jemi të gjithë të nevojshëm, por nuk jemi të domosdoshëm, e domosdoshme është vetëm shqipëria Natyrale, pa të cilën nuk do të ketë as progres, as mirqënie për shqiptarët, por as paqe dhe stabilitet për fqinjët dhe Brukselin. Kyci i paqes dhe stabilitetit rajonal është vetëm shqipëria natyrale.

Termat patriotizëm dhe nacionalizë apo edhe “Shqipëri Etnike, Natyrale” me dashje apo pa dashje, ngjallin kujtimin e konflikteve jo shumë të largëta në Ballkan. A nuk shihni rrezik se një retorikë e tillë apo vënia në jetë e planeve të kësaj natyre mund të na shtyjë drejt një konflikti të dhunshëm me fqinjët apo edhe me minoritet?

Nuk shoh asnjë rrezik, për disa arsye madhore. E para: Ne jemi Lëvizje paqësore dhe nga një lëvizje e tillë askush nuk duhet të ketë frikë. E dyta: Sot në rajon të gjitha qeverisjet janë të zgjedhura në mënyrë demokratike, që do të thotë se nuk ka asnjë temë tabu apo të ndaluar. E treta: Ne flasim mbi bazën e fakteve dhe argumenteve, prandaj i ftojmë edhe fqinjët tanë ta pranojnë këtë ftesë, të ulen në tavolinë, dhë mbi bazën e fakteve, secili të marrë atë që i takon. E katëerta: Sot në europë, problemet kushdoqofshin ato zgjidhen me forcën e së drejtës dhe jo mbi të drejtën e forcës. E pesta: Dikush thote se bashkimi i shqiptareve do provokoje efektin Domino. Nuk eshte e vërtetë. Pse? Sepse në rajon nuk ka asnje komb tjetër I cili përgjatë të gjithë kufirit të Shqipërisë aktuale të jetë I kufizuar me vehten e tij, pra të ketë fqinj vetveten. Më konkretisht: Kur kalon Hanin e Hotit që lidh Shqipërinë me Mali I Zi, futesh përkohësisht në teritor shqiptar që është Tuzi, kur kalon Qafën e Morinës që lidh Kosovën me Shqipërinë, do kalosh në teritor shqiptar, kur kalon Hanin e Elezit që lidh Kosovën me maqedoninë do kalosh në teritor shqiptar. Kur kalon Qafën e Botës që lidh Greqinë me Shqipërinë do kalosh në teritor shqiptar, kur kalon Qafën e Thanës që lidh Maqedoninë me Shqipërinë do kalosh në teritor shqiptar. A ka ndonjë komb tjetër në rajon të ketë këtë dukuri? Jo, asnje komb. Atehere ku eshte efekti domino? Asgjekundi. Efekti Domino ekziston thjesht për të trëmbur ata që nuk e dijnë realitetin e rajonit ose që duan ta fshehin atë.

-Duke pranuar te drejten e kombit shqiptar per tu bashkuar, une pranoj edhe te drejtën e të tjerëve, pra ne rastin konkret edhe te popullit sërb. Nuk do habitem nëqoftese se shpejti ne Republiken Serbe te Bosnjes zhvillohet referendumi dhe ajo bashkohet me Serbine. Rendesi ka qe problemi te zgjidhet me paqe. Nje rajon destabilizohet kur problemet fshihen, jo kur ato thuhen hapur. Kur thashë më lart, se deviza e Shqiperise natyrale eshte Dialog me këdo, dialog për gjithshka, kam parasysh se mbështetësit e Shqiperise Natyrale kane nje dysheme poltike te cilën nuk kanë të drejte ta shkelin. Pra une pranoj te bisedoj me fqinjet mbi bazën e Aktit Juridik të shpallur në  28 Nëntor 1912 dhe të injoruar dhe përbuzur në mënyrë kriminale, raciste dhe mizore nga e ashtuquajtura Mbledhje e Londrës 1913.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook