|
JEMI «TË DËNUAR» TË BASHKOHEMI DERI NË KUFIJTË E SHQIPËRISË NATYRALE Legjenda shqiptare e «Rotshildëve» Hebrenjtë janë ndër kombet që kanë pasur më shumë legjenda në rrugëtimin e tyre kombëtar. Një ndër legjendat më të njohura ka të bëjë me familjen e njohur Majer-Rotshild. Thelbi i saj, në formë historie është si më poshtë: -Sa Kombe ka në botë baba- e pyeti djali Natan Rotshildin. |
Për të lexuar librin e plotë, ju lutem klikoni këtu! |
|
Edhe shqiptarët kanë legjendat e tyre, në mënyrë figurative kanë «Rotshildët» e tyre. Legjendat më të shumta janë të përhapura në Veri të Shqipërisë, në Kosovë. Ja një prej tyre: -Sa Vjosa ka në Shqipëri baba-, e pyet vajza babain në Kodrën e Trimave, në Prishtinë.
Mund të vazhdonim akoma, janë me mijra «Berat, Vlora, Saranda, Delvina, Labinot, Shkumbin, Vjosa etj» që ndodhen në Kosovë në emra burrash dhe grash, djemsh dhe vajzash shqiptarë. Cfarë është kjo dukuri, përse flet kjo legjendë që vazhdon edhe ne fillim shekullin e 21-të ? Nuk është shënjë paganizmi, as afetarizmi, është thjesht Shqiptariadë. Ata nuk kishin mundësi ta kishin Jugun real në vëndin e tyre, prandaj e morën atë në shtëpitë e tyre. Dhe kësisoj Jugu i Shqipërisë ndodhet i tëri në Kosovë, në Veriun e Shqipërisë. Vështirë se mund të gjesh në historinë, mitet apo legjendat e kombeve, të atyre që janë në BE dhe atyre që nuk janë, të atyre që janë në Europë dhe të atyre që nuk janë, ndonjë histori të ngjashme me këtë shqiptariadë. Vështirë se mund të gjëndet ndonjë legjendë që të përgjasojë me legjendën e sapothënë. E madhe, stërmadhe ka qënë përpjekja për të shbërë kombin shqiptar, por shumë herë më e madhe ka qënë rezistenca për të mos u shbërë, për të mbijetuar, për të jetuar dhe së fundi për tu zhvilluar. Hebrenjtë u bënë shtet dhe komb. Shqiptarët janë akoma të pabërë. Atyre u thonë që është më mirë të shtetërohen edhe në shtete të huaj dhe të mos kombëtarizohen në shtetin e tyre. Atyre u thonë që të mos bashkohen, që Jugun ta kenë në tjetër shtet dhe Veriun në tjetër shtet, që Lindjen ta kenë në tjetër shtet dhe Perëndimin në tjetër shtet.
Prandaj edhe Legjenda shqiptare e «Rotshildëve» vazhdon. Dhe aty ku vazhdon legjenda, mungon realiteti. (Vlora do të zgjidhet deputete e Kuvëndit të Kosovës, Berati do të zgjidhet deputet I Kuvëndit të Kosovës. Edhe Saranda do te zgjidhet deputete e Kuvendit te Kosoves)
Prandaj edhe ky komb sa i pabërë, aq dhe i pavdekur po kërkon rrugë të tjera për tu bërë. Dhe për tu bërë si gjithë të tjerët, rrugët janë të gjitha të hapura
Dhe një nga ato rrugë është çka do të trajtojmë në këtë libër.
|
|
