Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Analiza Shqiperia Natyrale po ndertohet hap pas hapi, tashme ngelet vetem shpallja zyrtare e saj
Banner

Shqiperia Natyrale po ndertohet hap pas hapi, tashme ngelet vetem shpallja zyrtare e saj

Interviste e Z.Koço Danaj e kerkuar nga nje sit ultranacionalist serbo-grek, por e papranuar per tu botuar:


1)Z. Danaj në 2009 keni publikuar një libër, "Platforma e Shqipërisë Natyrale", a mund  të na shpjegoni se çfarë do të thotë nocioni i Shqipërisë Natyrale? Si erdhi ideja e këtij libri dhe pse tani?

Nocioni Shqiperi Natyrale do te thote, Shqiperia e shpallur  nga KUvendi I Vlores I vitit 1912, e mohuar padrejtesisht nga Konferenca e Londres e vitit 1913, por e pranuar nga nje sere deklaratsh poltikanesh qe nuk jetojne apo qe jane gjalle akoma. Do ju permend vetem dy prej tyre, te dy ish ministra te jashtem te Britanise se madhe, Eduard Grey dhe Robin Kuk. I pari ne vitin 1914 deklaroi ne Dhomen e Komuneve se kemi bere padrejtesi ndaj shqiptareve duke i coptuar ata, por kete e beme ne emer te paqes europiane. I dyti, Robin Kuk, deklaroi ne 3 prill 1999, po ne dhomen e Komeneve pasi kishin filluar bombardimet ndaj Jugosllavise, se ne britaniket duhet te lajme borxhet qe kemi ndaj kombit shqiptar.

2) Megjithatë ideja juaj nuk është një ide e re, trembëdhjetë vjet më parë në 1998 Akademia e Shkencave e Shqipërisë  kishte formuluar një studim të ngjashëm për bashkimin e trojeve shqiptare. A mendoni se një ide e tillë është e mundur, mund të materializohen dhe si?

Absolutisht nuk eshte e re. Por absolutisht nuk eshte e re as Platforma e Akademise se Shkencave e vitit 1998. Shqiperia natyrale fillon qe ne Lidhjen e Prizrenit, vazhdon me Platformen e qeverise se Vlores 1912, vazhdon me Konferencen e Bujanit ne dhjetor janar 1944 qe parashikoi bashkimin e Kosoves me Shqiperine, ka vazhduar me vone me dhjetra e dhjetra organizime te tjera deri me sot. E reja eshte fryma masive probashkimit kombetar, e sintetuzuar ne sondazhe nderkombetare dhe dokumente kushtetuese. Po ju sjell disa shembuj: Para disa muajsh, nje organizate prestigjioze nderkombetare, Gallup Internacional ne nje nga sondazhet e saj beri publike keto shifra: Ne Kosove, mbi 81 perqind e shqiptareve duan bashkim me Shqiperine, ne Shqiperi, 63 perqind e shqiptareve duan bashkim me Kosoven, ne maqedoni 53 perqind e shqiptareve duan bashkim me Shqiperine.
E dyta: Bashkimi i shqiptareve ne nje shtet eshte edhe nje detyrim kushtetues. Ne Kushtetuten e Shqiperise, ne preambulen e saj, pranohet si legjitime aspoirata e bashkmit kombetar te shqiptareve.
E treta, sot shqiptaret ne Shqiperi festojne si Feste Kombetare daten 28 nentor e cila perkon me shpalljen e pavarsise ne 28 nentor 1912, kur u shpall pavarsia e Shqiperise natyrale. Dihet qe kjo nuk u njoh nga Konferenca e Londres e cila e coptoi ne pese pjese kombin shqiptar. Ka nje detaj shumkje interesant, festimi i 28 nentorit nga te gjitha regjimet qe kane qene ne Shqiperi püergjate nje shekulli, tregon se ata nuk e njohin Konferencen e Londres, por njohin Shqiperine natyrale te Vlores.

3) Në librin tuaj në mënyrë të qartë ju i referoheni fazave që do të çojë në SHN(Shqiperia Natyrale). A është zbatuar ndonjë nga këto faza deri tani?

Po, jane 7 faza te cilat do perfundojne deri ne vitin 2015. Faza e pare qe eshte bashkimi i Kosoves me Shqiperine ka filluar te realizohet. Ju e dini se ne Kosove u zhvilluan zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit dhe tashme ne Parlament kemi dy forca politike qe kane ne program bashkimin e Kosoves me Shqiperine
Levizja Vetvendosje dhe Levizja per Bashkim. Te dyja bashke do te kene ne Parlament afer 16 deputete. Nuk jane pak, ata do te artikulojne ne cdo seance parlametare bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Ne zgjedhjet e ardheshme qe duket se do zhvillohen shpejt ne Kosove, do te jene force e pare üpolitike. Mendoni per nje cast qe 15 deputete nga Kosova te vijne ne Tirane dhe te kerkojne zyrtarsisht bisedime me Tiranen per bashkim me Shqiperine? Nuk do ti prese presidenti i Shqiperise, kryeministri i Shqiperise? E pamundur, do ti presin, ne fillim do hezitojne, por duke njohur frymen pro Shqiperise natyrale, nuk do ti kundershtojne. Prandaj do te vijme tek viti 2012 kur forcat probashkimit ne Parlament te Kosoves do jene shumice
Kur edhe do te shpallet Konfederata Shqiperi Kosove ne 28 nentor 2012, shpallje qe do te perkoje me 100 vjetorin e shpalljes se Shqiperise natyrale

4-Në realitet SHN perceptohet si një kërcënim serioz nga mediat në vendet fqinje, si një nacionalizm centrifugal që do të shkaktonte një efekt domino në rajon, komenti juaj për këtë ...

Pyetje e sakte. Po ju sjell disa shembuj: Lista per Shqiperi natyrale u shpall zyrtarisht ne 30 tetor 2010 ne pranione e njemije shqiptareve ne Tirane. Deri me tani, per kete ngjarje jane shkruar mbi 320 analiza, komente, lajme, deklarata nga mediat fqinje, politikane, profesore te se drejtres nderkombetare, Nga analiza qe ju kam bere ketyre deklarimeve me rezulton se  fqinjet e shqiptareve tashme e pranojne perhapjen e kesaj ideje ne mbare mjedisin shqiptar. E dyta: Kush eshte prononcuar? Eshte prononcuar Presidenti I Maqedonise Ivanov, Presidenti I Malit te Zi Vujanovic, Kryetari I Partise rsikale serbe Nikolic, Kryetari I LPD serbe Cedo Jovanovic, Nenkryetarja e PD serbe Jelena Trifan. Ministry I pushtetit local serb Markovic etj. Jane prononcuar mediat kryesore si Blic, Vijesti, Glas Javnosti, Dnevni Avaz, Elefeteritipia, Kathimerini, Vecernije Novosti, Dan, Slobodna Dalmacija, Dnevni, Fonet, Tanjug, Kurir, Politika, Danas, Europa e Lire, etj etj. Natyrisht te gjithe kane shprehur shqetesim dhe mospranim. Por realisht askush nuk ka sjelle asnje fakt pse Shqiperia Natyrale nuk duhet te ekzistoje. Realisht te gjithe kane pranuar se tashme ne mbare kombin shqiptar ekziston kjo fryme. Dhe tze gjithe bashke jane shume te shqetesuar per ate qe eshte e vecanta e Platformes se Shqiperise natyrale, karakteri paqesor I saj. Atehere kjo me jep te drejten te them se Shqiperia Natyrale eshte faktori kryesor I paqes dhe stabilitetit ne Ballkan. Kush nuk e pranon ate, nuk pranon Pellumbat e Paqes por mendon per Shigjetat e Luftes.
Dhe le te vijme tani tek fundi i pyetjes suaj qe ju e konsideroni efekti Domino. Shqiperia natyrale nuk sjell efekt domino ne rajon. Pse? Sepse ne rajon nuk ka asnje komb tjeter I cili pergjate te gjithe kufirit te Shqiperise aktuale te jete I kufizuar me vehten e tij, pr ate kete fqinj vetveten. Me konkretisht: Kur kalon Hanin e Hotit qe lidh Shqiperine me Mali I Zi, futesh perkoheshisht ne teritor shqiptar qe eshte Tuzi, kur kalon Qafen e Morines qe lidh Kosoven me Shqiperine, do kalosh ne teritor shqiptar, kur kalon Hanin e Elezit qe lidh Kosoven me maqedonine do kalosh ne teritor shqiptar. Kur kalon Qafen e Botes qe lidh Greqine me Shqiperine do kalosh ne teritor shqiptar, kur kalon Qafen e Thanes qe lidh Maqedonine me Shqiperine do kalosh ne teritor shqiptar. A ka ndonje komb tjeter ne rajon te kete kete dukuri? Jo, asnje komb. Atehere ku eshte efekti domino? Asgjekundi. Efekti Domino ekziston thjesht per te trembur ata qe nuk e dijne realitetin e rajonit ose qe duan ta fshehin ate.

5) Edhe pse ju pretendoni se SHN do të sjellë stabilitet dhe mund të materializohet me mjete paqësore, kjo nënkupton një ndryshim në status quo të pranishëm të Ballkanit. Historikisht, ndryshimet  në status quo janë të thella dhe janë arritur nga luftëra si  në rastin e Gjermanisë , Greqisë duke u referuar disa shembujve , edhe së fundmi në rastin e Kosovës. Sa realist është realizimi i SHN nëpermjet dialogut me fqinjët? A mendoni se ata do të pranojë një dialog të tillë?

Ballkani eshte ne procesin e nje statukuoje te re., te nje riformatimi te ri. Sot ky rajon qe quhet Ballkan ka nje statukuo te lekundur, te coroditur. Pasoje e kesaj statukuoje ka qene edhe formulimi se ky rajon eshte nje Fuci-Baruti. Platforma e Shqiperise natyrale synon tja heqe kete emertim, ta shndrroje ne Oaz Paqeje dhe prosperiteti. Ne te kaluaren ndryshimi i kufijve gjithmone eshte bere jo vetem me dhune, por edhe me ndihmen e sentences qe e Drejta e forces zgjidh gjithshka. Perse u mblodh Konferenca e Londres ne 16 dhjetor 1912? U mblodh per te zgjidhur mosmarreveshjet midis fuqive fituese se luftes se dyte ballkanike, Greqise, Serbise, Rumanise, Rumanise dhe pales humbese qe ishte Turqia. Si perfundoi kjo Konference? Duke kenaqur palet fituese, duke ju dhene atyre teritore te tjera. Qe nuk ishin asgje tjeter vecse teritore shqiptare. Kete nuk e them une kete e thote nje nga pjesmarresit e kesaj conference, ambasadori francez Pol Kambon. Ne librin e tij Korespodenca, ai thote se Konferenca e fituesve u mblodh sot….Kiderlen(Ministri I jashtem gjerman) mori drejtimin e ceshtjeve ballkanike….
Dhe pas perfundimit te Konferences, Kambon shprehet se: Ballkaniket tane iken te gjithe nga Londra..por mbeten ceshtjet me te renda sipas pikpamjes tone: Kufijte e Shqiperise, Ishûjt e Detit Egje..(Paul Cambon, Correspondance, vellimi trete, faqe 31, 50, botimi Grasset, 1946 Paris?

Kjo logjike veproi pergjate nje shekulli. Me kete logjike, Gjermania u nda ne dy pjese, me kete logjike u krijuar ish-Jugosslavia. Por   pas viteve 90, shembja e komunizmit solli nje ere te re, ate te demokracise. Bashkimi i Gjermanise pa lufte ishte jo thjesht rikthimi i drejtesise por edhe nje frymezim per te gjithe kombet e tjere. Ne kete ere u perfshi edhe rajoni i ballkanit, megjithse ne fillim me lufte te pergjakshme. Ndersa sot, ne te gjithe pohojme se rajoni jone dhe vendet qe bejne pjese ne te qeverisen nga regjime demokratike. Atehere, sa kohe qe thuhet keshtu dhe sa kohe qe kjo eshte e vertete, do te thote se asnje problem nuk eshte tabu. Pra edhe Shqiperia natyrale nuk eshte tabu. Rendesi ka rruga qe ndjek. Sa kohe qe kjo rruge eshte paqesore dhe demokratike, eshte e pranueshme. Dhe fqinjet do ta pranojne nje gje te tille. Po nuk e pranuan atehere do te thote se nuk jane demkorate, se jane nacionaliste dhe ultranacionaliste. Cfare thote Platforma e Shqiperise natyrale: Dialog me kedo, Dialog per cdo gje. Kush ka frike nga dialogu, ka frike nga e verteta. Per shembull: Ne vitin 1913, qyteti I Selanikut sipas Pol Kambonit banohej nga 75 mije cifute, 25 mije greke dhe 12 mije kombesi te tjera. (Paul Cambon, Correspondance, vellimi I 3, faqe 46, Grasset 1946) Ne ate kohe Unioni per Progres donte ta shpallte Selanikun kryeqytet te Maqedonise se Vogel. Sot Selaniku ka nje shumice derrmuese greke dhe vetem 1 mije cifute. Ndersa sipas memorandumit te Qeverise se Vlores, krahina shqiptare e Camerise kishte ne vitin 1912, mbi 75 mije shqiptare te shtrire qe nga Reshadija(Igumenica deri ne Filat e Margellec). Une dua te di si shqiptar: Ku jane keta qindra mijera shqiptare sot.
Tjeter: Konferenca e Potsdamit e vitit 1945 mori nje vendim lidhur me pakicat kombetare. Sipas vendimit, pakicat kombetare qe kishin bashkepunuar me fashizmin duhet te deportoheshin nga trojet e tyre. Me perjashtim te shqiptareve te Kosoves, bullgaromaqedoneve te maqedonise dhe shqiptareve te Camerise. Por shteti grek e shkeli kete vendim dhe i deportoi shqiptaret e Camerise nga trojet e tyre. Atehere, ne bisedime une do ti kerkoj Greqise te riparoje fajin  qe ka bere ose ne te kunderten do ta padis ne organizmat nderkombetare se ka shkelur vendimet e nje konference te firmosur nga ishpresidentet  Truman, Stalin dhe ishkryeministri Etli.
E njejta llogjike do te perdoret  edhe me Maqedonine apo me Serbine.  

6) Bashkëjetesa e Shqiptarëve dhe Maqedonasve ka qenë në përgjithësi paqësore me pauza të shkurtra  trazirash. Cila besoni ju se do të jetë e ardhmja e Maqedonisë?

Bashkejetesa e shqiptareve ne Maqedoni ka qene paqesore vetem atehere kur shqiptaret kane pranuar te jene qytetare te dores se dyte. Ndersa kur shqiptaret kane kerkuar te jene te barabarte, bashkejetesa ka qene e trazuar deri edhe me kryengritje sic ndodhi ne vitin 2001. Maqedonia do te kete te ardhme vetem kur shqiptaret te bashkohen me Shqiperine natyrale. Deri atehere, Maqedonia do jete nje shtet, pa te ardhme, pa perspektive. Edhe sot qe po flasim, shqiptaret ne Maqedoni vazhdojne te jene qytetare te dores se dyte. Po ju sjell disa shembuj: Sot shqiptaret ne maqedoni nuk kane ligj te perdorin Flamurin Kombetar, ai u anullua ne vitin 2007. Sot shqiptaret ne maqedoni, nuk kane te drejten e nje feste shteterore. Maqedonia si shtet ka 6 festa shteterore, por asnje nuk perkon me histori shqiptare, ne te kunderten, ata jane te barazuar lidhur me festat me serbet me turqit etj qe jetojne ne maqedoni. Marreveshja e Ohrit, ishte nje marreveshje qe shpetoi Maqedonine nga shperberja. Por shikoni se cfare ndodh, Caktohet nje zevendes kryeminister per zbatimin e saj dhe ai gjithemone eshte shqiptar. Nenteksti eshte i qarte: Po ju japim nje lemoshe, po i ndrojme kursin Marreveshjes, po e trajtojme ate thjesht si nje leshim ndaj shqiptareve.
Ndersa lidhur me te ardhmen e Maqedonise, le te analizojme vetem te ashtuquajturin problem te emrit te saj. Ka mbi nje dekade qe emri i Saj nuk pranohet nga Greqia. Por Greqia eshte antare e BE. Atehere edhe BE eshte dakord me Greqine lidhur me mosmarreveshjet mbi emrin. Cili eshte konkluzioni qe del? Problemi I emrit eshte thjesht nje pretekst, eshte nje mbulese. Thelbi I problemit eshte se bashkesia nderkombetare akoma nuk di se cfare te beje me kete shtet. Pse e them kete? Sepse po te ishte thjesht problemi I emrit, me gjendjen e rende ekonomike qe ka Greqia, BE e kishte fare te lehte ti thoshte qeverise greke: Ose zgjidh problemin e emrit ose nuk ke ndihma per te dale nga kriza. Por BE nuk ja thote, domethene se akoma nuk ka vendosur, se akoma nuk di se cfare te beje. Nga ana tjeter BE e di se shqiptaret ne maqedoni pas Konfederates Shqiperi Kosove do kerkojne dhe do te  arrijne shkeputjen dhe bashkimin me Shqiperine. Nga ana tjeter eshte nacionalizmi maqedonas I cili sa me keq I ka punet, aq me agresiv behet. Shkoni te shikoni realizimin e Projektit Shkupi 14. Do gjeni monumentin e Goce delcevit I cili ishte nga fshati Kokushi afer Selanikut me nene turke te quajtur Sulltane dhe baba te krishtere te quajtur Nikolle, do gjeni monumentin e Jane Sandanskit ose sic quhehj Cari I Pirinit, I cili eshte nga Maqedonia e Pirinit ne Bullgari, ku sot ka edhe nje qytet turistik me emrin e tij, Sandansk. Pra nje shtet, I krijuar fillimisht si Republike socialiste jugosllave e Maqedonise, I bere shtet ne 1991, sot kerkon te pervehtesoje historine dhe kulturen e fqinjeve sepse eshte pa histori dhe pa kulture. Eshte ndoshta shteti me te ardhmen me te zymte ne rajon. Sot per sot kete zymtesi e mbulon deficenca intelektuale dhe politike e politikaneve shqiptare. Neser, do te jete ndryshe, do te dale lakuriq para BE dhe gjithe bashkesise nderkombetare. Neser edhe kjo krijese artificiale do te bjere.

7) Lidershipi politik shqiptar nuk përkrahë përpjekje e tilla për ndrzshim të kufinjëve në rajon, në të kundërtën prioritet për Tiranën ka qenë integrimi në BE. Në këtë aspekt, a nuk bie në e kundërshtim ideja e SHN me procesin e integrimit në BE? Për ta qartësuar, a nuk është paksa jo realiste nga njëra anë të aspirojmë integrimin në BE dhe në anën tjetër të pretendojmë territorin e një vendi të BE-së si Greqia për shembull?

Ideja e shqiperise natyrale, jo vetem qe nuk bie ne kundershtim me integrimin ne BE, por eshte parakusht i ketij integrimi. Pse? Sepse BE eshte bashkim kombesh, por nuk eshte bashkim vilajetesh neootomane. Gjendja e sotme shteterore e kombit shqiptar i perngjan vilajeteve neootomane te shekjullit te 21-te. Ne menyre figurative sot kemi Vilajetin e Tiranes, te Prishtines, te tetoves. A mund te integrohen vilajetet? Atehere Platforma e shqiperise natyrale ju ofron nje organizim te ri shteteror te ngjashem me ate te te gjithe shteteve te Europes dhe te vete rajonit, Shqiperine natyrale. Prandaj edhe vete BE shume shpejt do te jete perkrahese e Shqiperise natyrale. Ndersa sa per lidershipin shqiptar, mund tju them se ka midis tyre qe preferojne statukuone e vilajettit si pasoje e ndikimeve te Beogradit apo Athines. Por ka edhe nga ata qe megjithse nuk flasin punojne per bashkimin e shqiptareve. Cfare eshte rruga Durres-Prishtine? Eshte rruga e shqiperise natyrale. Cfare eshte deklarata e kryeministrit Berisha kur e konsideroi Konferencen e Londres si nje traktat famekeq? Eshte pranimi ne heshtje i Shqiperise natyrale.
Ju permendet Greqine si nje vend antar i BE? Po mire, cfare jane 75 mije cifutet qe u shperngulen nga Selaniku, duke ju dorezuar nje pjese edhe nazisteve gjermane nga shteti grek? Cfare eshte gjenocidi ndaj shqiptareve te Camerise dhe shkelja e Konferences se Potsdamit nga shteti grek? Cfare eshte pranimi i Qipros si vend antar i BE, kur ajo eshte ende e ndare ne dy pjese? Me falni por BE nuk eshte e Bukura e Dheut. Vazhdoj akoma me Greqine, sot tonin e jetes politike ne Greqi e japin ultranacionalistet e LAOS, nacionalistet e Demokracise se Re dhe nacionalistet e moderuar te PASOK. Po vazhdoj akoma: PASOK do te thote: Levizje socialiste mbaregreke, pra nje e majte nacionaliste, PASOK u krijua nen shembullin e partive nacionaliste arabe Baath, te Sadam Hyseinit, Hafez El Asadit dhe Gamal Abdel Naserit.
E megjithate, Greqia eshte antare e BE. Pse te mos jete Shqiperia Natyrale qe nuk ka asnje nga historite e mesiperme te Greqise? Cfare do te thote Shqiperi Natyrale ne kuptimin politik? Do te thote te kesh organizimin poltik qe ka Greqia, Hollanda, Serbia, Italia etj etj.

8)Është që lidershipi politik shqiptar i përgatitur për një përpjekje të tillë? Ka pikëpamje të ndryshme për çështjen shqiptare midis vetë shqiptarëve. Në një rast të tillë, disa udhëheqës politikë dhe ministra  qeverish (veçanërisht në Kosovë dhe në Maqedoni), do të humbasin pozicionet e tyre aktuale.

Pjesa mediokre e ketij lidershipi nuk eshte dakord. Per nje arsye te thjeshte, ata e kane me kollaj te sundojne ne nje pjese, ne vilajetin e tyre se sa ne nje shtet modern shqiptar ku per shkak te mediokritetit nuk do te ishin ne poltike. Por e para ata jane nje pjese, e dyta ata nuk jane kombi shqiptar. Neqoftese poltika rajonale dhe europiane merret me ata, do te thote se edhe ajo eshte shndrruar ne poltike neootomane.
Ndersa lidhur me pikpamjet per ceshtjen shqiptare, natyrisht qe ka edhe pikpamje te tjera, vecanerisht ne mesin e disa politikaneve ne Tirane, Prishtine apo Shkup, ashtu sic ka edhe tek fqinjet tane apo edhe ne Bruksel. Por argumentete tyre nuk jane fakte, por thjesht deklarata politike apo mosperfillje. Ja disa prej tyre: Na thone se kombi shqiptar nuk ka nevoje te bashkohet por duhet te ndjeke shembullin e Gjermanise, Zvicres dhe Austrise. Eshte nje teze kunderhistrike dhe kundershqiptare. Eshte kunder historike sepse kur ne vitin 1291, perfaqesuesit e kantoneve te Urit, Shwycit dhe Untervaldenit vendosen themelimin e e Konfederates Helvetike, ne Gjermani jetonin akoma fise gjermane, por jo shtet. Kur Austria ne vitin 1815, pas disfates se Napoleonit u be kreyqendra e Koncertit te Vienes duke u dhene tonin per gati nje shekull marredhenieve nderkombetare, Gjermania akoma nuk ishte e bashkuar. Ndersa ne 28 nentor 1912, ata politikane shqiptare qe u mmblodhen ne Vlore, ishin jo vetem nga gjithe hapsira e kombit shqiptar, por edhe shpallen pavarsine e Shqiperise natyrale, qe shtrihej ne 4 vilajetet e atehershme otomane. Por modeli qe na serviret eshte edhe kundershqiptar. Konferenca e Londres e vitit 193, i coptoi shqiptaret ne 5 pjese, mbi bazen e llogjikes koloniale, duke shperblyer me teritore shqiptare shtetet fqinje qe u konsideruan fitimtare te Luftes ballkanike apo qe kishin mbeshtetjen e kesaj apo asaj fuqie te madhe.
Por a ka nje model europian qe duhet t5e ndiqet edhe per Kombin shqiptar? Ka, dhe eshte shume i fresket. Dhe ky eshte shembulli gjerman. Gjermania ne vitin 1945 u nda ne kater pjese dhe me vone ne dy pjese per te kenaqur fitmtaret e Luftes se dyte boterore. Pas 45 vjetesh, kjo padrejtesi koloniale mori fund dhe Gjermania u bashkua. Ky eshte shembulli qe vlen edhe per kombin shqiptar. Perndryshe, kemi te drejte te pohojme se perballe kombeve dhe ceshtjeve te tyre kombetare, bashkesia nderkombetare aplikon dy standarte. Segmente te ndryshme te BE shprehen se ne rastin e Gjermanise kjo ndodhi pasi Gjermania Perendimore e kishte sanksionuar ne Kushtetute bashkimin kombetar. Po edhe ne Shqiptaret e kemi te sanksionuar ne Kushtetute bashkimin kombetar, bile ne Preambulen e saj. Dhe kete Kushtetute pasi e miratuan shqiptaret e konsideruan te drejte edhe juristet e nderuar te Komisionit te Venecias, edhe ekspertet e NATO.
Na thone se tani qe po shuhen kufijte, nuk ka nevoje te bashkohen shqiptaret.  Shuarja e kufijve, nuk e ezauron bashkimin e shqiptareve, perkunder e shtron si imperativ te dores se pare. Sa me shume shtohet qarkullimi I lire I njerezve, aq me shume lind nevoja e forcimit te shteteve ne teritoret e te cilave ndodh ky qarkullim. Dhe kjo per te garantuar cilesine e ketij qarkullimi te lire dhe per te parandaluar kaosin dhe rremûjen. Sa me shume shtohet qarkullim i lire i ideve nga nje vend ne tjetrin, aq me shume forcohen identitetet kombetare, te vendeve te ndryshme. Dhe kjo per  arsyen e thjeshte se qarkullimi i lire i ideve nuk do te thote shuarje e identiteteve nacionale, por perkundrazi forcim I tyre. Sa me shume shtohet qarkullimi I lire I mallrave, aq me shume po behen perpjekje per forcimni dhe perkrahjen e asaj qe quhet sipermarrje  kombetare. Globalizem nuk do te thote kaos, por rregull, diversitet identitetesh nacionale, qe japin e marrin me njeri tjetrin, pa u tjetersuar njeri tek tjetri. Njerezit levizin te Lire ne gjithe Europen, por trojet mbeten ety ku jane, shtetet aty ku jane, kombet aty ku jane. Nuk ka shuarje kombesh, por emancipim dhe civilizim te tyre. Dhe elementi I pare I civilizmit te nje kombi eshte e drejta e tij per tu bashkuar. Nga ky  rregull universal nuk kane pse te bejne perjashtim shqiptaret. Prandaj ata duhet te bashkohen dhe do te bashkohen ne nje shtet te quajtur Shqiperi Natyrale.

9) Në Tetor  2010  keni krijuar një listë të përkrahësve, Lista e Shqipërisë Natyrale. Kush janë këta përkrahës? A është kjo listë një parti e re politike dhe nëse po do të mundoheni te realizoni qëllimin e SHN në zgjedhjet e ardhshme?

Lista per Shqiperi natyrale u formua zyrtarisht ne 30 tetor 2010 ne Tirane ne nje takim me mbi 1 mije shqiptare te ardhur qe nga Presheva deri ne Paramithi si nje levizje mbarekombetare qe bashkon shqiptaret te cilet duan bashkimin kombetar me mjete paqesore. Ajo deri me tani ka mbi 127 mije nenshkrues nga mbare hapsira e kombit shqiptar plus diasporen, ku vendin kryesor e zene  Shqiperia, Kosova dhe maqedonia. Lista per Shqiperi natyrale pranon parti politike, shoqata dhe individe qe pranojne bashkimin kombetar. Per shembull, ne zgjedhjet e 12 dhjetorit ajo mbeshteti disa nga kandidatet per deputete ne Kuvendin e Kosoves, te cilet kane fituar votat e mjaftueshme. Te njejten gje do et beje edhe ne maqedoni, Shqiperi etj.

10) A keni ndonjë lidhje me partitë politike shqiptare në vendet fqinje dhe nëse po, cilat janë ato?
Natyriisht qe po. Kemi lidhje dhe perkrahje nga deputete te partive poltike shqiptare ne maqedoni, kemi lidhje me tre parti poltike ne Lugine te Presheves te cilat moren pjese ne shpalljen zyrtare te Listes se shqiperise natyrale ne 30 tetor ne Tirane, kemi lidhje dhe bashkepunim te ngushte me dy parti politike ne Kosove Vetvendosja dhe Levizja per bashkim te cilat tashme jane ne Paralamentin e Kosoves, kemi lidhje me deputete te PDK ne Kosove te drejtuar nga Thaci, te AAK te drejtuar nga Haradinaj te cilet jane dakord me Platformen e Shqiperise natyrale.

11) Për sa i perket mbështetjes nga bashkësia ndërkombëtare,cilat kanë  qenë reagimet nga komuniteti ndërkombëtar nëse ka pasur ndonjë reagim deri tani?

Deri me tani, bashkesia nderkombetare nuk e ka kundershtuar Platformen e Shqiperise Natyrale. Moskundershtimi do te thote pranim. Ndersa lidhur me mbeshtetjen mund tju them nje shembull domethenes. Ne fushaten e koalicionit te levizjes Vetvendosje ne Kosove, mori pjese nje nga personazhet me te njohur poltike amerikane ne Kosove, Wiliam Walker. Ne nje nga deklarimet e tij ai u shpreh se cfare te keqe ka neqoftese Kosova bashkohet me Shqiperine. Sot per sot mjafton kjo mbeshtetje. Ne gjuhen e diplomacies moskundershtimi konsiderohet pranim.

12-Z. Danaj, a janë shqiptarë duke ndërtuar të ardhmen e tyre me idenë e një zgjidhje përfundimtare të çështjes shqiptare? Është kjo ide një utopi apo një vizion?
E ardhmja e shqiptareve, eshte bashkimi ne nje shtet te vetem, krijimi I shtetit modern ne vend te vilajeteve neootomane. Kjo nuk eshte as utopi, po tashme nuk eshte as edhe Vizion. Eshte nje problem i shtruar per zgjidhje. Shqiptaret nuk kerkojne asgje me shume se te tjeret, vetem kerkojne te jene si te tjeret. Shqiperia natyrale eshte nje oferte per paqe qe ju serviret fqinjeve dhe BE. Jam i sigurte se shume shpejt fqinjet dhe BE do ta mirepresin kete oferte. Paqen e duan te gjithe, pavarsisht nga madhesia e shtetit apo sasia e parave.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook