Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Analiza Danaj per Dan: Kush nuk e dëshiron Shqiperinë Natyrale deshiron rebelime
Banner

Danaj per Dan: Kush nuk e dëshiron Shqiperinë Natyrale deshiron rebelime

Koço Danaj ka paralajmëruar që Kuvendi i Kosovës pas dates 12 dhjetor do të kërkojë bashkimin me Tiranën


Interviste dhene gazetes malazeze Dan

Platforma e Shqipërisë natyrale është oferta e paqës për të gjithë fqinjët tanë, e ata që nuk e pranojnë dëshirojnë rebelime ose luftë. Këtë e tha dje për “Dan” Koço Danaj, drejtor i Institutit për prognoza regjionale nga Tirana, autori I Platformës së Shqipërisë Natyrale. Njoftoi që me 28 nëntor të vitit 2012 do të formalizohet unioni Kosovës dhe Shqipërisë, duke spjeguar se kjo është faza e pare e realizimit të projketit të një shteti unik shqiptar në Ballkan.

Kryeministri malazez Milo Gjukanoviq shpalli pavarësinë e Malit të Zi nën mbështetjen e Shqiptarve. Me këtë ai nuk ndihmoi Shqiptarët, jo ashtu si e parasheh Platforma e Shqipërisë natyrale,por I ndihmoj vendit të tij. Pavarësia e Malit të Zi është përmirësim i Konferencës së Versajës e vitit 1919, me të cilën u formuan mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve. Mali i zi ishte e pavarur deri ne vitin 1919.Por, qeveria e Gjukanoviqit nuk I ka bërë të gjitha në mënyrë që Shqiptarët në Mal të Zi të gëzojnë të drejtat si pakicë kombëtare. Ata, në mal të Zi, nuk kanë të drejtë të përdorin simbolet kombëtare, të drejtë në gjuhën e tyre, perderisa Tuzëve nuk ju lejohet të ndahen nga komuna(bashkia) e Podgoricës – tha Danaj.

Duke u përgjigjur në pyetjen se a ishte e rrugës që vendimi I qeverisë së gjukanoviqit të njoh shtetin e kosovës, ai tha se “pavarsia e Kosovës është realitet, që nuk mvaret as nga Podgorica e as nga Beogradi”.

Gjukanoviqit thjeshtë i është thënë të pranoj realitetin. Kosova është tani shteti i dytë shqiptar në Ballkan. Pas 12 dhjetorit, kuvendi i Kosovës do të kërkojë që të bashkohet me Shqipërine. Tashmë egziston shumica prej 30 deputetëve që do të jetë e mjaftueshme për kërkesën e bashkimit me Shqipërinë. E bashkimi i Kosovës me Shqipëri është realiteti i ri. Kush do ta vëjë në dyshim këtë realitet. Do ta bëjë Sërbia. Nuk besoj, por do të këmbëngulë në pajtimin historik në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Këtë e tha kryetari i serbisë Boris Tadiq. Kësaj do t’i kontribuojnë bisedimet e ardhshme që do të zhvillohen në vijën Beograd-Tiranë - është I bindur ideologu i formimit të shtetit të madh shqiptar në Ballkan.
Sikurse edhe shtoi se, të gjithë atyre të cilëve, platforma e lartëpërmendur, u është e njohur e dijnë që faza e parë e projektit është bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë.
-Ky bashkim do të filloj të realizohet pas 12dhjetorit, e do të përfundoj me 28 Nëntor të vitit 2012, kur do të shpallet zyrtarisht bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë. Aneksimi i shqipëtarve të maqedonisë me Shqipërinë do të mbaroi gjatë vitit 2013- deklaroi ai, duke mos precizuar nëse dhe kur duhet të pritet një zhvillim i ngjashëm kur është në pyetje Mali i Zi.
Në pyetjen se a ekziston mundësia e organizimit të shprehjes së popullatës me kombësi shqiptare në Mal të zi për krijimin e një shteti gjithshqiptar Danaj u prgjigj se “ referendumi është e drejtë demokratike”.

-Askush nuk e ndalon,as Brukseli as Uashingtoni. Për këtë edhe shqiparët e kanë këtë të drejtë. Në qoftë se qeveria e Malit të Zi iu siguron shqiptarëve të drejtat dhe liritë që duhet ti kenë, atëherë ata do të shërbejnë si urë në mes të Shqipërisë Natyrale dhe Malit të Zi – porositi Danaj.

Demokracia, thotë ai, është process i cili zgjat, është i rëndë, por edhe i domosdoshëm. Perfundoi me porosinë, gjegjësisht me parullën që përmban Platforma e tij për Shqipërinë Natyrale,”dialog me të gjithë, dialog për çdo gjë”.

Dinoshi dhe Cungu kanë privilegje më të rendësishme

Drejtori i Institutit për prognoza regjionale nga Tirana, Koço Danaj kritikoj sërish marrëshëniet e punës së udhëheqësve shqiptarë të Malit të Zip përkundrejt idejës së tij pë formimin e një shteti të vetëm shqiptar.
- Ferhat Dinosha dhe Nazif Cungu janë kundër Shqipërisë Natyrale sepse mendojnë më shumë për pozitat e tyre se sa për të drejtat e shqiptarëve në Ulqin, Tuz, Plavë e Guci – tha ai.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook