Banner
Banner

Video

Lista e mbeshtetesve

Te nderuar miq,

Ju faleminderit per kontributin tuaj! Ne kete hapesire do te publikojme listen e mbeshtetesve qe kane ndihmuar financiarisht gazeten.

Mbeshtetesit e deritanishem:

  1. Agim Saracini
  2. Alfred Perlala
  3. Erida Cela
  4. Gjoke Gojcaj
  5. Fatos Nushi
  6. Albulena Rrafshi
  7. Enver Spahiu
  8. Fitim Rashidi
  9. Bekim Sejdiu
  10. Jeton Lleshi
  11. Fahri Petlla
Home Lajme Zvicra ekstradon Shemsi Nuhiun ne Beograd
Banner

Zvicra ekstradon Shemsi Nuhiun ne Beograd

Autoritetet zvicerane e kanë ekstraduar në orët e pasdites Shemsi Nuhiun në Serbi. Sipas familjarëve të Shemsiut, ai tashmë i është dorëzuar autoriteteve të Serbisë në Beograd.Lajmin e ka konfirmuar  vëllai i Shemsiut, Sherifi. Ai thotë se sot pasdite e ka marrë lajmin se vëllai i tij është ekstraduar nga burgu i Llozanës për në Serbi. Aeroplani i Shemsiut, sipas tij ka mbërritur në Beograd në ora 21.

"Për ekstradimin e sotëm nuk ka qenë i informuar as avokati zviceran i Shemsi Nuhiut. Kur ky i fundit ka kërkuar të takohet sot me të, i është thënë se ai nuk gjendet më në burgun e Lozanës", ka deklaruar Sherif Nuhiu. Me Shemsiun ka qenë e pamundur të kontaktojnë edhe familjarët e tij. Por, ata kanë angazhuar një avokat për Shemsiun në Serbi. Shemsiu akuzohet nga autoritetet e Beogradit në të ashtuquajturin 'Grupi i Gjilanit’.

Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë ka konfirmuar ditë më parë për plotfuqishmërinë e vendimit për ekstradim në Serbi të Shemsi Nuhiut, raporton Albino.ch..

Vendimi për ekstradimin përfundimtar erdhi pasi Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka hedhur poshtë ankesën e Shemsi Nuhiut, shtetas i Kosovës dhe i Serbisë, për mos ekstradim. Ankesën e njëjtë e kishte refuzuar ditë më parë edhe Gjykata Federale e Zvicrës.

ALN
Site Meter
Follow Us
Find us on Facebook